Gjuha letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme shqipëtare


Fran GJOKA

OPINION


Gjuha përbën elementin (komponentin) kryesor të kulturës në planin sociologjik. Në këtë kuptim eleminimi i gjuhës çon në eleminimin e një kombi. Aq më tepër kjo përbën rrezik për popujt e vegjël që historia për arsye ekonomike politike e sociale i ka shpërndarë anë e kënd botës. Nuk bën përjashtim në këtë mes as Shqipëria pushtimi i vazhdueshëm i së cilës nga fuqitë e mëdha ka pasur ndër të tjera, synimin e të mosfolurit dhe të mosshkruarit të gjuhës shqipe dhe as të hapjes e të funksionimit të shkollave është një histori tashmë e provuar ndër shekuj mbi shkronjat dhe analfabetin tonë. Kjo është aq e vërtetë sa po të mos ishte këmbëngulja e përpjekjet maksimale, vërtetësia dhe mencuria, zgjuarsia intelektuale dhe patriotizmi i rilindasve tanë të mëdhenj e shoqëruar edhe me mbështetjen e popullit tonë trim e arsimdashës, gjuha e bukur dhe e pasur shqipe në mos do të ishte asimiluar së paku do të ishte sakatuar. Nuk mund të lihen jashtë vëmendjes as roli i klerit në tërësi e vecanërisht i atij Katolik në vendin tonë, para së gjithash në Shqipërinë e veriut, në ruajtjen nga ndikimet e huazimet e huaja, të cilat shkallë- shkallë do të copëtonin e shkatërronin gjuhën tonë deri në atë masë sa në Shqipëri mund të shkohej deri në të folurit e një sllavishteje të gjymtuar ose të një turqishteje të çalë. Ja pse ne kemi respekt të veçantë për De Radën, frashëllinjtë, At Shtjefën Gjeçovin e Negovanin për Fishtën e madh e dhjetra rilindës fetarë në besim por kombëtar të mëdhenj, aq sa për shkronjat e të shkruarit dhe të folurit shqip sakrifikuan çdo gjë, edhe jetën e tyre, në këtë kuptim dhe me këtë vlersim ne u jemi atyre mirënjohës për cdo gjë që bën për të ruajtur gjuhën shqipe dhe për ta pasuruar atë.

Sot ne kemi një gjuhë letrare shqipe të njehsuar, të ndërtuar mbi bazën e vlerave më të mira të dialekteve kryesore, për të cilën ka rezerva e njëanshmëri në trajtimin e saj, të miratuara këto nga studiues të bunkerizuar mendërisht e politkisht, që parapëlqejnë krahinizmat dhe që përfaqësojnë grupe sociale nga më të ndryshme. Që gjithsesi besojnë se teoritë e tyre për nevojën e besimit në të folur dhe në të shkruar nuk do të ngjasi asnjëherë pasi ajo ka marrë fund tashmë konfirmimin institucional të gjuhëtarëve më të aftë të Shqipërisë dhe të trevave ku banojnë shqiptarët. Si kokat gjeniale të gjuhësisë e të shkencës shqipëtare si Mahir Domi, Eqerem Çabej, Idriz Ajeti, Aleks Buda, Androkoli Kostollari, Dhimiter Shuteriqi, Ismail Kadare, Jakov Xoxe, Lasgush Poradeci, Sterio Spase, Jup Kastrati, Gjovalin Shkurtaj, Xhevat Lloshi, ndaj kushdo që ben përpjekje t’u kundërvihet këtyre idiatorëve të gjuhësisë janë të destinuar të dështojnë gjithnjë ndaj me plot gojë do thosha se gjuha shqipe është pronë e popullit dhe nuk pranon etiketime që bien ndesh me këta gjigandë të gjuhësise shqipëtare. Duke mbajtur këtë parim, ne nuk jemi nacionalist në ruajtjen dhe në transmetimin e traditës, të normave e të vlërave kulturore, simboleve dhe kulturës materiale duke përfshirë gjuhën tek brezat pasardhës ç’ka duhet përgëzuar e përshëndetur shqiptarët e Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë së Veriut disa vende të Europës dhe të Amerikës. Ndryshe ndodh shqetësimi tek qindra fëmijë emigrantë shqiptarë tek flasin në shtëpitë e tyre greqisht, anglisht, italisht e ku ta dimë se ç’gjuhë tjetër por vetëm shqip jo. Jo vetëm shteti dhe institucionet e tij kanë për këtë përgjegjësi, por edhe familjet e tyre që siç duket disa prej tyre, e kanë ndoshta për turp deklarohen se janë shqiptarë.

Lidhur me procesin e gjatë dhe objektiv të rritjes së kulturës gjuhësore të një kombi, A.Xhuvani, që në vitet 50-të të shekullit të kaluar shkruante: “Solocizmat janë gabime të pafalshme, të cilave duhet tu rreshtemi aq sa edhe gabimeve të tjera. Për këtë duhet një studim i thellë dhe i plotë i gramatikës së përdorimeve … duhet të ndiqet edhe përdorimi i gjallë i popullit, edhe autoriteti i shkrimtarëve klasik. Ta kufizosh gjuhën në një cak të ngushtë shkrimi, kjo veç që e bënë gjuhën të lidhshme dhe pedentare, po është edhe një punë kundër natyrës së saj, pasi gjuha hynë në ligjet e evulucionit e nuk mund të shkarkohet pas dëshirës së një pale”.

Europa e ka ndërruar me kohë formulën e didaktikës së gjuhës, duke përcaktuar drejtime te reja në fushen e emancipimit gjuhësorë.

Kanë kaluar më shumë se një shekull dhe sot, në punët e gjuhës, problemet me delikate dhe më të mprehta zënë fill që te interesimi i fëmijëve e të rinjëve në shkolla e fakultete. Duhet të tregohemi vërtet të kujdesshëm për të njohur mirë pasurinë gjuhësore në të cilën ata nisin shkollën. Vetëm kështu, mësues e nxenës, mund të përshkojnë sëbashku udhën drejt gjuhes amtare dhe drejt gjuhëve të mëdha të kulturës europiane.

Libri i prof. dok. Gj.Shkurtaj “Si të shkruajmë shqip” është një pasuri tjetër në fondin e veprimtarisë së tij dhe një apel për mësuesinë shqiptare në përgjithësi e administratën publike dhe jo publike në veçanti. Pra, ka ardhur koha për ndjenjë e pasion, dashuri të lartë e, mbi të gjitha, respekt dhe vlera të mëdha për këtë thesar, ndër të parës dëshmues të dallimit kombëtar. E parë nga këta faktorë, të cilet duhet të njihen mirë, nga se kjo fushë e dijes është shenjë e parë dalluese e veçantisë kombëtare, brezat e sotëm dhe ato që do te vinë të dinë se kemi kapërcyer shumë shekuj përpjekje të këtij kombi, për ti vënë këto në themelet e duhura e të shëndosha, të cilat qëndrojne në ditët e sotme. Po për këto piketa ndërtimesh, është derdhur shumë gjak dhe është paguar shumë shtrenjt gjuhësia shqiptare si Petro Nini e Dhaskal Todri, gjithnjë kujtojmë me respekt të veçantë e me plot dinjitet e gjithnjë frymëzues për brezat si pjesëmarrës të Kongresit të Manastirit si Fishta eMit’hat Frasheri, Ndre Mjeden dhe Parashqevi Qirjazi, Bejo Topullin e Shahin Kolonjen.

Më shumë se njëqind vjet më parë, Xhuvani, hapur thoshte për daljen në dritë të një gjuhe letrare të njësuar, pra të krijuara mbi baza të shëndosha letrare. Ai mbetet burrë i madhë me zë e me namë në fushen e dijes gjuhësore. Por puna e këtij dhe shumë xhuvanëve të tjerë të gjuhësisë të sotme shqiptare, që i kanë dhënë dhe i japin kombit në fushën e dijes dhe të urtësisë për ç’do lami dhe këshillat e tyre nuk janë të kapshme e të rrokshme tek disa intelektual, mësues dhe punjonjës të mediave të shkruara, të cilët po i fusin brirët gjuhës së sotme të njësuar.

Prof.Xhuvanit nuk i vinte fare rëndë që ti shtrijë dorën për punën e madhe që kishin bërë ne gjuhë dhe për gjuhën dy vëllezërit, Naimi dhe Samiu. Edhe Noli, me urtësinë që e karakterizonte për vlerat njohëse të gjuhës e të kombit, pati thënë: “Lëvizja për të ngritur gjuhën shqipe në shkallë kombëtare nisi në toskëri. (shih F.Agalliun, në “Gjuhën e Nolit”, Tiranë 1999). Këta dy dijetarë të mëdhenj, Xhuvani që i takonte të folurës veriore, ndërsa Noli i përkiste të folurës jugore, nuk vuanin nga bajraktarizmi as nga fise e klane shqiptare, të cilët i kapërcyen për tu mbajtur kombi i patundur vetëm në saje të gjuhës së njësuar, për të cilën ballafaqohemi sot, aty këtu, edhe me telashe dhe shpeshherë edhe me synime ndarëse. Duke lexuar mediat e sotme, njeriut të ndershëm i bëhet sikur gjuha e sotme letrare standarte, e percaktuar 48-vjet më pare, ka mbetur vetëm në letër, nuk ka arritur përgjegjshmeri ligjore dhe penalizuse, siç duhej të ishte. Ky shqetësim duhet të shoqërohet gjithnjë me një propogandë dinamike, ku vetë gjuha amtare të vlerësohet me maksimimin e kërkuar, e studimet mbi shqipen letrare të zënë vendin e merituar.

Si ja bëri Naimi i madh që si gjenë dot asnjë barbarizëm në vëpren e vet?. Po Noli që mori guximin dhe solli në shqip Servantesin, Shekspirin dhe Khajanin?. Po Konica, Kuteli, Poradeci, Xoxe, Agolli, Kadareja e plot të tjerë? Këta mjeshtra të fjalës, e gjetën të pa tharur aren e fjalës, ama fjala u ndrit në fjali, prozë e poezi. Shendoshja e mbrojtja e gjuhës sandarte mund të bëhet me masa të prekshme energjike prej mendjesh që mendojnë tamam shqip e prej zemrave që rrahin shqip. Gjuhën shqipe e kemi ndër më të vjetrat e më të mëdhatë e kontinentit, për të mos e rendit ndër d