GËZUAR 8 MARSIN!


E DASHURA NËNË, EDHE NË SHTRATIN E DHIMBJES: GËZUAR 8 MARSIN!

Fatmir Terziu


E di dhimbjen tënde. E di ..., E ndjej njëqindfish. Është kohë me Covid, Pandemi. E loti është bërë Glob në sy. E di që ty nuk të zë gjumi. E di. E di e shtrenjta nëna ime. E ndjej teksa dritarja më kafshon në sytë e mi lotin tënd të malluar. E di. Është punë gjumi? Gjumi nuk vjen lehtë tek një burrë si unë, ende përkëdhelet nga ninullat e tua. Nga tundjet e djepit të vogël të zbukuruar nga duart e ustait më të mirë të asaj kohe me kapakë shishesh, bojërash të ndryshme, me djegje delikate tradicionale në drurin e shkulur nga korijat tona. Gjumi si gjumë tashmë nuk është në stigmën e një fëmije. E di këtë edhe vetë gjumi. E ndjen vetë trupi, e shtrenjta nëna ime. E di trupi dhe e ndjen truri ... Kockat e mia vuajnë nga lëvizje, ikje dhe ardhje, që ende nuk mund të prekin ëndërrën e madhe, mendja ime është e shqetësuar me mendime të vazhdueshme për atë që mund dhe nuk mund të jetë. Edhe pse, unë jam i sigurt se trupi dhe truri juaj është i kapërcyer me lodhje e mendime në gjumë dhe për të nuk ka pushim… Nuk ka pushim, për ty nëna ime e dashur… Nuk ka pushim…, e gjitha rrjedh sidoqoftë e kristaltë, në paqe. E gjitha është mori ndjesish. Të gjitha ndjesitë t’i ndjej, …i dëgjoj, e shtrenjta nëna ime. Ndjesitë më flasin, më zgjojnë, më mbajnë në jetë… ato flasin …Kanë gjuhën e tyre. Ato thonë, ju jeni duke fjetur dhe duke biseduar me engjëjt. Dhe, ju jeni nëna ime e shtrenjtë ende jeni zgjuar, duke bërë gjumin mbledhje, kuvendime, parashikime, ëndërrime, lutje në qiej të pastër .... për ne shtatë fëmijët e tu, për të gjithë nipërit e mbesat e tua, për nuset që i doj