Gëzuar 1 Qershorin!
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Edhe në vitin 1948 në Shqipërinë e sapodalë nga Lufta e II-të Botërore njësoj si sot ishte 1 Qershor. Ishte se 1 qershorët, janë shënjesa të mirëkuptimta, dhe një e tillë si sot shënon ardhjen dhe fillimin e një muaji të ri, sikurse ndodh kur grisen fletët e kalendarëve dhe thuhet se sot është 1 …, data e fillimit të një muaji, sikurse sot pra, 1 qershor. Por 1 qershori nuk është thjesht i tillë, se ai ka një lidhje të hershme me fëmijët dhe…
1 qershori është Dita ndërkombëtare e fëmijëve. Dhe në vitin 1948, më 24 maj të atij viti kur në krye të gazetës “Pionieri” (24 maj, 1946 në krahun e djathtë në krye) të asaj kohe nuk vendosej urimi për këtë datë, por “Prindër, vëllezër e motra? Mos harroni zgjedhjet më 1 Qershor, votat tuaja të jenë për lumturinë tonë!”, ndoshta pakkush e dinte se 1 Qershori ishte dhe Dita e fëmijëve.
Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ndaj me të parën sistemi i asaj kohe i kishte këputur linjat, dhe me të dytën ende ishte larg koha e dashurisë maoiste. Dita si e tillë, pra si ditë e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, koincidoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar me inisiativën e Drejtuesit të Forumit të Shoqatave Shqiptare në M.B., Lutfi Vata, kjo festë u bë një simbolikë e mbledhjes festive masive në Child’s Hill Park, aty ku sivjet ndryshe nga vitet e tjera do të mungojnë zërrat e fëmijëve dhe organizimet e kryera me në krye Shoqatën “Ardhmëria”. Pra sot, është dita kur vetë fëmijët hapin mushkëritë për të thënë të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre të bëhet me lojëra dhe festa edhe me shpresa të tjera, të reja, të frymëzuara edhe nga betej me Covid-19-të.
Në mesin e komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar, ashtu sikurse në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme, që këtë vit do të sistemohen me porosi të veçanta nga shoqatat e ndryshme, organizimet familjare dhe ato me drejtimin shoqëror e të miqësive. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël janë e ardhmja, pasuria dhe vlera më e madhe e vetë jetës.
Por ndërsa arkivat sjellin në vëmendje atë që ishte shkruar në krye të gazetës “Pionieri” (24 maj, 1948 në krahun e djathtë në krye) të asaj kohe ku nuk vendosej urimi për këtë datë, por “Prindër, vëllezër e motra? Mos harroni zgjedhjet më 1 Qershor, votat tuaja të jenë për lumturinë tonë!”, edhe sot duket se ka një plagë masive, ku ende “zgjedhjet” mbesin një risi problematike edhe në sytë e fëmijëve.
Gëzuar 1 Qershorin!
Lutfi Vata: Thanks profesor per shkrimin!