top of page

FUQIA DHE BUJARIA NJERЁZORE


FUQIA DHE BUJARIA NJERЁZORE

( Portrete dhe intervista)

…………………………….NGA SPASSE THANASI

Histori njerёzore

HISTORIA E ARGJENDARIT, QЁ PRODHONTE ARMЁ ARTIZANALE.

- Shaban KLLOGJERI, mjeshtri pa titull

“Njeriu me duar tё arta”, qё ishte ndёr tё paktёt prej kategorisё sё mjeshtёrve tё punimit tё unazave, vathёve e sendeve tё tjera zbukuruese tё argjendarisё nё rrethin e LIBRAZHDIT, por edhe nё tё gjithё vendin, me emrin SHABAN KLLOGJERI , vdiq nё moshёn 72 vjecare. Me plot 57 vjet punё mjeshtёrore me metalin, ai krijoi dhe njё histori tё vёshtirё nё jetёn e tij…

Studion e punёs e kishte ngritur nё ambientet e shtёpisё qysh kur ishte fёmijё. Edhe pse“sakat”i lindur, Shaban Kllogjeri nё fshatin Katjel tё Komunёs Rrajcё, 3km larg qytetit tё Pёrrenjasit, shumё shpejt u bё i njohur me duart e tij tё arta nga shumica e shqiptarёve. Bashkёmoshataret e tij tregojnё se ai ende pa mbushur 15vjet, “shkёlqeu”si zanatçi i rrallё. Unazat e prodhuara prej tij pёrmenden si mё tё bukurat nё tё gjithё kohrat. Forma dhe derdhja e tyre e veçantё ka qёnё dhe mbetet nga mё tё preferuarat edhe nё ditёt e sotme.

Ai e “pagoi” nё mёnyrё tё tmershme pasionin e tij, kur ai prodhoi njё armё luftarake nё “uzinёn” e tij tё argjendarisё. Pёr kёtё u bё me emёr nё atё kohё, por pёr aftёsitё e tij nё punimin e metaleve u arrestua nga policia dhe u dёnua. E gjithё kjo pёr njё“krim”opinioni !..

- Si ndodhi e gjithё kjo histori e sajuar pёr krim nё jetёn e thjeshtё tё njё fshatari “sakat”, qё nuk rrezikonte asgjё nga pragu i shtёpisё sё tij?.

(ai vecse kёnaqte çiftet e reja me unaza, vath , varёse etj, prej argjendi e floriri qё prodhoheshin mjeshtёrisht nga duart e tij )

- Si ёshtё e mundur tё dёnohet rreptё ky njeri – krijues e adhurues duarartё i metalit ?!...

- Cila ka qёnё kredoja e kёtij personi tё ndaluar pёrpara ligjit ?

Ёshtё e vёshtirё tё sjellёsh sot nё mendje njё jetё tё kaluar me vite tё vёshtira. Ёshtё gati e pamundur tё tregojmё me fakte pjesёmarrjen e tij “kriminale” nё prodhimin e armёve, sepse ky “banditizёm” nuk ishte nё programin e punёs sё tij mjeshtёrore….

Mendja mё vete tё them se vdekja qe e kurdisur pёr kёtё shtёpi me prodhime argjendarie nё fshatin Katjel. Vetё Shabani u fiksua si njё“njeri prodhimtar me rrezikshmёri” nё psikologjinё e pёrndjekjeve e kurdisjeve tё asaj kohe tё sistemit komunist, kur nuk flisje dot hapur, as edhe nuk kundёrshtoje me guxim kundёr njё njeriu tё pafajshёm…Puna me argjendarinё dhe metalin i sillte shumё tё ardhura, por e ka munduar mjaftё kjo, pёr shkak tё gjendjes jo tё mirё fizike. Gjithsesi i ёshtё dashur tё pёrballojё edhe njё presion psikologjik tё shumёfishtё tё regjimit socialist, i cili e kishte “varrosur” punёn private. Jo vetёm kaq, por punimi i floririt, i ndaluar me ligj nё atё kohё tё vёshtirё, pёrbёnte njё rrezik serioz. Klientet e shumtё tё Shaban Kllogjerit, nuk deshёn tё dinin fare pёr njё ligj tё tillё, por porositnin unazat e fejesёs e martesёs tek mjeshtri, duke e shpёrfillur frikёn e nxjerrjes nga senduqet tё floririt te fshehur….

Nё historinё gjysёmshekullore e mё tej tё punimit tё unazave, mjeshtri pa titull KLLOGJERI ka arritur tё prodhojё rreth 500 modele unazash nga mё tё thjeshtat e deri nё tё ndёrlikuarat me shije moderne dhe u ka shёrbyer me punёn dhe buzёqeshjen e tij humane rreth 150 mijё personave qё kanё shkuar nё studion e tij tё punёs nё fshatin Katjel dhe nё qytetin Pёrrenjas.

( Botuar nё gazetёn “ LIBRAZHDI” ( 2007 ), nё gazetёn

DOMOSDOVA” dhe nё gazetёn “ KU VEMI ? “ ( Prill 2008 ).


SPECIALE

S A M I B O G D A N I : MЁSUES I PASIONUAR DHE POET I TALENTUAR

- Nga “pionier i valleve”, nё detyrёn fisnike “Mёsues i merituar”…

- Njё jetё dinjitoze qё meriton respekt e dashuri

Nuk ёshtё e rastit qё shkruaj pёr jetёn e njё mёsuesi, qё Zona e Rrajcёs e mban nё jetё si modelin e saj dhe njё nga njerёzit qё i pёrkushtohen vendlindjes.

Unё e kam njohur Sami BOGDANIN mё shumё si njeri i artit, me poezinё e tij tё kultivuar nga folklori i vendlindjes, sidomos me vёllimin e tij poetik tepёr tё motivuar nga ana artistike “ VALЁT E LINGAJCЁS”Atёhere kam menduar se ky njeri meriton mё shumё vlerёsim si mёsues dhe poet. Ishte njё “vullkan” qё shpёrthente nga origjinaliteti i tij shpirtёror. Larg metropolit shqiptar dhe qyteteve tё mёdha, poeti Sami Bogdani edhe pse i verbuar, u bё njё shembull sinjikativ se njё kulturё e re dhe njё qytetёrim i ri po hyjnё ngadalё edhe nё trevat mё tё skajshme tё vendit, siç ёshtё RRAJCA, e shpalosur nёpёr vargmalet e Qafё Thanёs me histori shekullore. Tashmё nga “krisma e kёngёs” nё simfoninё e ditёve tё rinisё vullnetare , deri nё “valёt e shpirtit” me njё tufё lulesh mali dhe njё diell tё artё jete, kishin kaluar 40 vjet dhe ngazёllimi e frymёzimi ndёr kёngёt e bukura tё vendlindjes kishin marrё nё fytyrёn e poetit ngjyrёn e bardhёsisё sё viteve magjepsёse e krenare, shprehur nё balada e legjenda, qё nga Kuradesa e nё tё gjithё Domosdovёn…Pёr kёtё arsye nё muajin Nёntor 2006, do tё bёhej festivali poetik “ RRAJCA – POEZIA E KЁNGЁS DHE E VALLES me takimin e poetёve e shkrimtarёve tё ardhur nga tё gjitha trevat e Shqipёrisё nё afёrsi tё brigjeve tё lumit tё Lingajcёs, nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjithshme “Sali Halili” Rrajce….Qё kёtu shquhet njё fjongo e kaltёr valёzore, lumi i Lingajcёs qё pёrshkon si lule - vale fushёn e Domosdovёs. Sofra e mrekullueshme me bukё e zemёr rrajcare mes burrёrisё dhe historisё krenare nё lokalin “ LACKA”, ka folur shumё atё ditё pёr njeriun – mёsues dhe njeriun – poet Sami Bogdani. Dhe kjo si nektar nё shpёrthimin e tij, plot vrulle, stuhi e vuajtje…

* * * * * * * * * * * * * * * * * *

Si njё djalё fshati qё doli nga njё “derё e madhe” ( pasi gjyshi i tij, MUSA BOGDANI, ka qёnё pas studimeve tё tij nё shkollёn fetare, nё OHЁR tё Maqedonisё ku dhe hapi shkollёn e parё shqipe nё fshat), Sami Bogdani vetёm 14 vjec nё vitin 1954 mori medaljen “ valltari mё i mirё” pёr pjesёmarrjen nё Festivalin Folklorik tё Gjirokastrёs me vallen e thikave sё bashku me Shaban Vaskun….Atёherё me shkёndijat e para artistike, i nxitur nga Llazi SHKURTI qё e shoqeronte gjithnjё nё skenat e festivaleve nga ku RRAJCA u bё e famshme dhe e dёgjuar, ai ndёrmori “hapin e dijes” me nxitjen e Hiqmet SHINGJERGJIT, atёhere mёsues nga Elbasani nё fshatin Sutaj….

Sami Bogdani nё vitet 1956 – 1960 kreu Shkollёn e Mesme Pedagogjike tё Elbasanit dhe deputoi ndёr mёsuesit e parё tё rrethit tё Librazhdit bashkё me Genc Leka e Kodhel Halili gjatё viteve 1963 – 1967 me njё gjeneratё tё shquar si Xhevahir Spahiu, Aristidh Ristani, Spiro Dede, Koci Petriti, Ndoc Papleka, Kristaq Nanushi, Tatjana Budaj etj…Pas diplomimit nё muajin Mars 1968 filloi punё nё Seksionin e Arsimit Librazhd me Ismail Kafexhiun, Spiro Papajani, Kamber Baxhaku, Lefter Mazemkofski Gjithnjё nё kёto vite i rezervuar nё vetvete dhe kokёulur nё punё….

Nё librin “NE STUDENTЁT”( antologji me vjersha e poema tё studentёve) botuar nё Tiranё nё vitin 1967, Sami Bogdani botoi vjershёn e tij midis shumё poetёve tё rinj me titull “ Pёrshёndetje vullnetarёve”, kurse nё vitin 1970 nё gazetёn “BASHKIMI” shkroi artikullin “Bёrzeshta partizane”duke mbajtur lidhje e miqёsi me Arif QYRA, Dilo BLLOSHMI etj. Me pasion ndiqte rrjedhat letrare tё kohёs duke krijuar nё vetvete njё vetёdije krijuese tё konsoliduar mё shumё poetike….

Vitet e punёs si mёsues nё Shkollёn 8-vjeçare “Qybra Sokoli” tё qytetit Pёrrenjas, nё 14 vjet rresht pa ndёrprerje nё Shkollёn e Mesme“Sali Halili” Rrajcё deri nё vitin 1989, e afruan mё shumё me vendlindjen dhe krijuan tek ai cilёsinё e vyer tё njё hulumtuesi dhe studjuesi tё gjuhёs, kulturёs dhe traditave tё trevёs dhe deri nё kёngёt e historisё, tё baladave e legjendave mё tё bukura….

Nё 23 vjet punё tё pandёrprerё nё arsim, Sami Bogdani ka mёsuar rreth 7000 nxёnёs, nga tё cilёt 14 kontigjente mёsimore tё arsimit tё mesёm i ka mёsuar vetёm nё shkollёn e Rrajcёs dhe 120 veta qё kanё qёnё nxёnёs tё tij kanё kryёr shkollёn e lartё nё degё tё ndryshme profesionale nё Tiranё…Pёr kёtё veprimtari intensive nё arsim, Sami Bogdani ka fituar medaljen “Mёsues i Merituar” dhe mё pas ёshtё lauruar edhe me çmimin “Naim Frashёri”….Kur e kam pyetur nё vitin 2005 se si i ndjente mbi supe vitet e tij tё jetёs, ai m’u pёrgjigj buzagaz - “Nuk kam bёrё ndonjё Kala”…. Sa e thjeshtё kjo pёrgjigje dhe sa dhembshuri nё shpirtin e njё njeriu pasionant. Nuk e harroj asnjёherё hijeshinё dhe krenarinё e tij njerёzore edhe pse i verbuar dhe shumё i sёmurё. Nuk e harroj edhe njё detaj tjetёr qё mё tregoi me ndjeshmёri e mjeshtёri: “Nё 50 vjetorin e Konostudios kam asistuar nё Tiranё me grupin e valleve tё Rrajcёs, se njё film sovjetik “Nusja e Kuqe” e ka marrё subjektin e tij tё skenarit nga Zona e Rrajcёs”…

Mёsuesi dhe poeti Sami Bogdani u nda nga jeta nё moshёn 66 vjeçare, nё njё kohё qё ai “prodhonte” shumё vepra tё tij. U nda me plagё e me zjarr nё shpirtё nga bashkёshortja e tij Leni, djali dhe tё afёrmit e gjakut, duke lёnё tek ata njё pikellim tё madh por edhe njё kujtim tё bukur me “gjurmё” tё pashlyeshme nё jetё. Njё jetё dinjitoze, qё flet shumё dhe meriton respekt e dashuri !...

( Botuar nё gazetёn “DOMOSDOVA”, Nёntor 2008, faqe 8 – 9 )

Intervistё e datёs 21 Mars 2001 me argjendarin duarartё Shaban Kllogjeri nё studion e tij.

“ ARMA M’U DHIMBS MЁ SHUMЁ SE VETJA DHE

NUK DOJA TA HUMBISJA KURRЁ !”


= S.THANASI :Kur filloi pasioni juaj i artizanit ?

= SH.KLLOGJERI : Kam qёnё nё moshёn 15 vjeç, kur pёr herё tё parё e kam ndier veten tё kёnaqur se mund tё bёja unaza nga mё tё mirat e kohёs. Mё sё shumti ishin modele qё vinin nga Turqia apo modele qё njerёzit i sillnin vetё, duke marrё si shembull unazat e tyre tё vjetra.

Atёhere ishin vitet 1950 dhe shikoja se unazat qё bёja pёlqeheshin pa masё, por ajo qё mё mundonte nё atё kohё ishte sigurimi i materialit pёr bёrjen e unazave, prandaj punoja me materialin qё sillnin vetё klientёt….Sipas shёnimeve qё kam mbajtur rezulton tё kem prodhuar 500 modele unazash dhe t’i kem shёrbyer 150 mijё personave. Falemderoj Zotin qё mё dha “duart e arta”, nё vend tё njё handikapi qё nё lindje….

= S. THANASI: Si kaluar nga unazat tek arma e gjahut ?

= SH.KLLOGJERI : 20 vjetet e punёs sime nё ketё zanat mё sollёn njё ide tjetёr. Ka qёnё mesi i viteve 1970 kur me njё tub zisi tё thjeshtё me diametёr 15 mm, me dru dhe materiale te tjera, arrita tё prodhoj armёn e parё ( armё gjahu) me tё cilёn kryhej qitje e zakonshme pa e dalluar dot nga arma tradicionale. Mё pas prodhova armёn e dytё dhe u bё“lajm”….Ajo qё mё ka mbetur peng ёshtё fakti se shpejt harrova sekretin e kёsaj shpikjeje, pasi nuk munda ta rruaj brenda shtёpisё sime. Nё jetёn time erdhёn plot dhimbje tё shkaktuara pikёrisht nga kjo dёshirё e bukur e pasionit tё artizanit.

= S. THANASI :Si ka ndodhur burgosja juaj nga policia ?

= SH.KLLOGJERI : Operativi i Zonёs sapo kishte marrё veshё kёtё gjё pёr“uzinёn time”luftarake, mё spiunoi duke njoftuar menjёherё Degёn e Brendёshme dhe mё solli nё shtёpi policinё, e cila sekuestroi armёn sё bashku me tё gjitha veglat e punёs nё studio. Ndoshta pёr unazat mё kishin “toleruar” disi, por pёr prodhimin e armёs jo !...

Me njё makinё ushtarake pёrfundova nё burgun e Tiranёs ku u bё dhe gjyqi i cili mё dёnoi me 16 vjet burg….Kur hetuesit u bindёn qё arma e prodhuar nga unё ishte njё “shpikje racionale” e pasionit tim dhe nuk pёrbёnte “krim”, u dёnova vetёm me 3000 lekё gjobё dhe urdhёri i Mehmet Shehut, atёhere Kryeministёr i vendit, nxitoi tё thotё ashpёr se :“nuk mund tё dёnohet e burgoset njё shpikёs si ai” dhe mё shpёtoi nё ato rrethana nga burgu dhe “skandali” pёr tё cilin veproi policia.

Arma m’u dhimbs mё shumё se vetja dhe nuk doja ta humbisja kurrё !...Ajo ishte krenaria e duarve tё mia, “prodhimi” mё i mbarё i pasionit tim gjatё viteve, kur unё jetova vetёm nga zanati i argjendarit se si “sakat” nuk pёrfitoja asnjё pagesё tjetёr nga shteti….

Mё pas, ku u ktheva nё shtёpi, ringrita studion time tё argjendarisё duke vazhduar tё punoj unaza e vathё pёr çiftet e reja, tё cilёve u pёlqenin kёto prodhime tё veçanta tё artizanit tim tё thjeshtё qё bёnte “çudi”… ( Botuar nё gazetёn “LIBRAZHDI” )


Tregёtari i heshtur ALI BRACE…

Me pёrvojёn e punёs nё sektorin e tregёtisё tё Sharrave nё Hotolisht e Stravaj nё plot 8 vjet rradhazi, Ali BRACE erdhi nё qytetin Pёrrenjas nё vitin 1961 nga Gora e Korcёs, fshati Lozhan. Fillimisht punoi si banakier nё ndёrmarrjen minerare te Hekur –Nikelit,nё njё lokal barё kafe qё ishte buzё rrugёs nacionale dhe i vetmi nё qytet. Pastaj nё vitet 1967 - 1968 me urdhёr tё Lokalitetit tё qytetit kaloi si shitёs nё dyqanet e Rrajcёs ku punoi 23 vjet rresht deri nё privatizimin e viteve 1991-1992.

Ai u martua nё vitin 1964 me Shegёn nga Memaliaj i Tepelenёs dhe nga jeta e tij bashkёshortore ka 6 fёmijё, nga tё cilёt 4 djem, Leonardi, Valteri, Antoni, Ardiani dhe 2 vajza, Albana dhe Brikena. Nё hapat e para tё jetёs qytetare ai u njoh me Xhevit Selimollari, Rexhep Topi, Teki Selimollari etj. Pastaj shoqeria e tij u zgjerua me Ali Byla, Xhevahir Cenolli, Jorgo Doko, Jorgo Muke, Mihal Janaqi, Rexhep Agolli, Sotir Stojani, Vangjel Duma, Fejzo Hoxha.

Puna prioritare e tregёtisё ishte ajo nё dyqanin ushqimor tё Rrajcёs. Kjo Zonё ishte shumё e populluar dhe shёrbimi i tij jetёsor pёr produktet bazё tё tё ushqyerit i jepte kёnaqёsi. Kёtu komunikonte rregullisht me Daut Collaku, qё ishte atёhere kryetar i kooperativёs, me Mazar Bogdani, Rexhep Bogdani, Nezir Bogdani, Sadush Balla, Luman Balla, Ibrahim Balla, Zyfer Balla, Xhevit Hallidri, Sami Balla, Kapo Dashi, Flori Dashi e shumё tё njohur tё tjerё qё ishin nga fise tё mёdha nё Rrajcё. Cdo ditё ai ndeshej me klientё tё moshave tё ndryshme dhe “butёsia” e komunikimit ishte njё “art tregёtar” qё kishte kodin e vetё. Ai nuk dinte tё thoshte jo apo nuk mundem, edhe pse mungesat e ushqimeve e mallrave ishin njё shqetёsim i pёrditshёm…E gjente mёnyrёn si tё siguronte nё dyqan kontigjentin e duhur tё produkteve qё dyqani tё ishte plot…Kjo falё edhe rradhёs sё punёs tregёtare qё ai e ndiqte me njё “rregjim” tё rreptё kёrkese e kёmbёngulje, sado vёshtirёsi qё dilnin. Edhe shoqerinё e miqёsinё e vuri nё funksion pune…

- “ Jeta mё kaloi nё Rrajcё” ,- thoshte shpesh ai,- dhe ndjehej i kenaqur me punёn e bёrё nё mbi dy dekada me njerёz punёtorё, tё respektueshёm dhe nevojtar…

Pas privatizimit, nё vitet e demokracisё pas viteve 1992 ai filloi aktivitetin e vetё privat me njё barake llamarine e dёrrase ku bёnte gatime tё veçanta si qebaptore, hamburger, rostiçeri etj. Ishte i vetmi nё kёtё shёrbim pёrsёri buzё rrugёs nacionale. Aty vinin klientё nga e gjithё Zona dhe pinin e hanin me kёnaqёsi njё servirje tё pastёr e plot luk.Pasioni i punёs dhe ngarkesa e nxiti qё tё angazhonte edhe fёmijet. Nё vitin 1993 bleu njё lokal tjetёr qё kishte pёrpara edhe njё oborr tё kёndshёm e tё gjelbёruar me akacie dhe plepa. Kёtu pati njё frekuentim masiv si restorant edhe pёr dasma. Krahas fёmijeve punesoi edhe mjaftё tё tjerё nga qyteti si Teuta Zhobro,qё punoi guxhiniere; Lume Hysenllari, Mimoza Mekshi, Flutura Buzani, Sose Kanani, Klara Hysenllari etj. Kёtu pёr disa kohё gjetёn frekuentim tё rregulltё edhe punёtoret e Fabrikёs sё Cigareve nga Maqedonia si edhe mjaftё njerёz tё huaj qё vinin nga Italia, Greqia, Maqedonia etj. Tё jashtёzakonshme ishin banketet familjare tё bёra nga Mehdi Ozuni, Sotir Stojani, Rexhep Topi, por edhe nga njerёz tё largёt qё vinin nga Qukёsi dhe Mokra…

Me punёn intensive tё bera nё vitet 1996 – 1997 ndёrtoi lokalin e parё nё qytet me kushte moderne dhe pamje artistike dhe ka njё shndritje tё çuditshme pёr pozicionin qё ka. Edhe kёtu i njejti impenjim nё punё dhe punёsim i njerёzve tё tjerё…

Nga respekti i madh pёr tё dyqni ushqimor nё Rrajcё, edhe sot quhet nga banorёt “ Dyqani Ali Brace” edhe pse ai ndodhet nё vendin e fisit “Bogdani”. Kjo pasi Aliu vazhdoi tё mbaj marёdhёniet me banorёt e Rrajcёs duke bёrё vizita nё gёzime e hidhёrime….

Ky qytetar dinjitoz i qytetit tone u nda nga jeta para disa kohesh, duke lënë pas një familje te madhe, djemtë punëtorë në dyqanet e veta dhe një emër të respektuar në qytetin e Përrenjasit.


Forca e lirisё njerёzore tek Bari Rira

Ёshtё martuar mё 11 Dhjetor 1966 me Ferka Nashefere nga fshati Bracan i Korcёs dhe ka tre fёmijё, 2 djem dhe 1 vajzё. U vendos nё qytet nё vitin 1960 i ardhur nga Rrajca ku ka njё fis tё admirueshёm. Ai ёshtё ndёr banorёt e parё, por edhe teknikёt e parё nё minier. Pasi mbaroi kursin pёr minator filloi punёn si ndihmёsmotorist nё sektorin e Golemit nё Pishkash dhe mё vonё motorist dhe centralist nё grupin minator tё Pёrrenjasit.

Nё plot 25 vjet punё nё minier qё nga viti 1961 ai provoi çdo vёshtirёsi nё sektor tё ndryshёm pune dhe nё vende tё largёta.Si teknik ne repartin e remonteve tё rёnda ai punoi nё Rodokal, nё Katjel, nё Pishkash dhe Pёrrenjas….Por puna mё e rёndё ishte ajo si mekanik pёr kompresorёt dhe makineritё e rёnda nё tokё e nёn tokё nё Katjelicё. Po kaq cfilitёse ishte edhe puna e bёrё nё grupin avaro- shpёtues tё minierёs nё sektorin Pёrrenjas me pёrgjegjёs Qani Hyriku. Lёvizja e tij ka qёnё e vazhdueshme edhe nё Pojskё, Xharduf, Mynik e Guri i Pishkashit ku gjithmonё ai mbetej njё “njeri i fortё” me liri veprimi.

Njё ngjarje e pёrjetuar nё lojёn e pёrgjithshme Bizё-Martanesh ku ai punonte si mekanik-xhenerik, tregon se Bariu ёshtё njeri me forcё tё madhe njerёzore e me kurajo tё gjithanshme. Avaria ka ndodhur nё “Fushё Studen” nё njё ditё me furtunё natyrore me mjegull dhe rebesh nё difektin e makinёs sё oficerit tё autokolonёs ushtarake. Pa shkuar nё shkallёn e Lunikut, makina del nga rruga bashkё me punёtorёt qё ishin lart nё karoceri…Nё ketё devijim Idriz Vasku donte tё hidhej, por thirrja e Bariut ishte e rreptё “mos lёvizni”. Ai morri timonin e makinёs dhe me shpejtёsi e drejtoi atё nё anёn e qafёs sё malit ku edhe e ndaloi ngadalё. Atёherё tё gjithё zbritёn qetёsisht poshtё, u riparua difekti dhe kolona vazhdoi drejtimin e saj pa icidente.Edhe nё ketё moment forca njerezore e Bari Rirёs mposhti njё “katastrofё” qё mund tё bёnte gjёmёn…

Kur punonte nё sektorin e minierёs sё Katjelit ai u ndesh edhe me rezikun e njё minatori. Esat Cenka u “mbyt” nga gazi sepse ishin me difekt popmpat. Nё ketё rast ndihma momentale me oksigjen nga Bari Rira ka qёnё vendimtarja qё minatori tё dilte nga rreziku i vdekjes dhe tё pёrcillej me ambulancё drejt Spitalit….Momenti ёshtё vlerёsues pёr Bariun se ai sjell tё papritshmen dhe tё panjohurёn, por edhe kapja e tij bёn tё mundur kapёrcimin e situatёs. Kjo e ka shoqeruar gjithnjё dhe e ka orientuar drejt nё jetё.

Si njeri praktik dhe kurajoz ai nuk ka munguar asnjёherё edhe nё vizitat dhe festimet me shokёt. Me kolektivin e punёs sё minierёs ka shkuar nё Shkodёr nё uzinёn e telave; nё Durrёs ku pa fabrikёn e cigareve “Partizani” dhe portin detar “Adem Reka”; nё Tiranё ku shijoi birrёn “Tirana” gjithmonё i shoqeruar me Lutfi Dosti e Pasho Hoxha….Me grupin e shokёve Hasan Hoxha, Miti Marolli, Vangjush Cifligu etj ndiqte festimet e vitit tё ri qё mё 30 Dhjetor deri mё 5 Janar…Tё gjithё ata mblidheshin si grup-familje nё njё “zinxhirё vizitash” qё nuk mbaronte nё njё javё, njё traditё qё sot bёhet rrallё ose mos dhёnё fare. Nё tё gjitha kёto pjesёmarrje ishte i fjalёs, i dashamirёsisё,i zemrёs sё gjerё dhe i buzёqeshjes sё çiltёr…Kurdoherё me njё forcё hyjnore drejt tё mirёs dhe njerёzores nё jetё. Dhe kjo ndjesi jo pa shpёrblim edhe sot.

Megjithёse pensionist, ai ka ngritur me fёmijet aktivitetin e vetё privat nё njё Barё-Restorant e “Sherbime udhetimi” buzё rrugёs nacionale ku dhe takohet shpeshёherё i pёrmalluar me shokёt e vjetёr dhe bashkёqytetarёt e hershёm tё tij. I tillё ёshtё bёrё edhe vёllai i tij Sefedin Rira qё tani vjen nga Pogradeci qё tё shkёmbej njё bisedё, njё merak apo dhe tё çlodhet duke pirё njё gotё raki nё tavolinёn e lokalit. Tё gjithёve kur takohet ,BARIU i servir diçka nё shenjё respekti. Ka dhe Ilirin dhe Romin, qё ketё kёnaqёsi tё tij ta plotёsojnё nё moment…Vёrtetё njё forcё shpёrthyese tё zemrёs sё pastёr !.

Mёsuesi mё afatgjatё i Teknikumit Pёrrenjas.

Pas njё pune 2 vjeçare si mёsues nё Kuturman dhe Librazhd, Stefan PETKO erdhi si mёsues nё Shkollёn e Mesme Pёrrenjas ( Teknikumi i Gjeologji-Minierave) nё vitin 1977 ku drejtor ishte Ridvan Xhafka.

Ai lindi mё 1953 nё Senicё tё Sarandёs. Shkollёn e mesme e kreu nё gjimnazin e qytetit tё Delvinёs nё vitet 1967 – 1971 dhe arsimin e lartё nё Fakultetin e Shkencave tё Natyrёs, Universiteti i Tiranёs nё vitet 1973-1977. Sipas emёrimeve tё kohёs “ku ka nevojё atdheu” ai u gjend pёr herё tё parё nё Librazhd dhe pastaj nё Pёrrenjas. Kёnaqёsia si mёsues pёr tё ishte e veçantё…E tёrhiqte njё pasion pune qё nuk do ta largonte asnjёherё prej vetes. Edhe pse tani ёshtё 70 vjeçar ai rend drejt shkollёs me atё ritmin e hershёm. Nё plot 35 vjet mёsimdhёnie ai ёshtё i freskёt nё mendje dhe u gёzohet punёs me nxёnёsit e qytetit nё 8 kontigjente tё pёrcjell nga dora e tij. Ёshtё njё brez i madh i nxёnёsve tё tij qё kanё mbaruar arsimin e lartё si Ledio Collaku, Brunilda Bardhi, Avni Marta, Eduard Karriqi, Violeta Kora, Irena Karriqi, Lorena Abazi, Anxhela Rika per mjekёsi dhe Eqerrem Karriqi, Rapush Tola, Mersin Alla, pёr inxhinjeri. Kёshtu ai mbetet mjaftё miqёsor me nxёnёsit e tij nё çdo kohё. I nderon dhe e nderojnё. I respekton dёshirat e tyre dhe ata e respektojnё me dashuri. Njё jetё qё jep fisnikёri nga shpirti i tij arsimdashёs dhe nga ndjenja pёr tё berё diçka tё mirё nga puna mёsimore. Askush tjetёr kaq gjatё si ai. Askush tjetёr mё i butё e mё i bindshёm si ai. Askush tjetёr mё fisnik si ai. Dhe gjithmonё me forcёn e kompetencёs pedagogjike dhe aftёsinё shprehёse nё mёsimdhёnie…

Pёrveçse njё mёsues i mirё e i shoqerueshёm, Stefan Petko ёshtё edhe njё mik i mirё me shumё punёtor tё minierёs sё Pёrrenjas dhe qytetar tё tjerё. Ai tё flet me respekt pёr Bedri BOZHA, Barjam AVDULLAI, Kadri QYTYKU, Sali CUKU qё punonin nё ndёrmarrjen e minierёs, por edhe pёr minatorёt e mekanikёt qё vazhdonin shkollёn pa shkёputje nga puna si Armand DOSTI, Nazmi XHARRI, Qemal BOJKA, Astrit BARDHOSHI, Reshat KAMOLLI, Fejzo SULOLLARI, Idriz KOXHA, Xhelo KARRIQI, Mudo MEKSHI, Mikail KOZMAI, Shaban SHKIRA, Shyqyri KRYEZIU, Mondi HOXHA, Kamber SULA, Xhevahir ALLA, Maliq RUKA.Kanё kaluar mjaftё vitet, por kёto emra nuk hiqen nga kujtesa e bukur e Stefanit.

Nё karrierёn e tij tё mёsuesisё Stefan Petko ka punuar me 7 drejtorё tё Shkollёs sё Mesme Pёrrenjas, qё nga Ridvan Xhafka e deri tek Kujtim Goxhi…Gjithmonё i thjeshtё e i papёrtuar pёr tё zhvilluar nё shkollё laboratorёt e kimisё pёr praktikat mёsimore apo dhe avancimin e amjenteve tё tjera tё klasёs qё nxёnёsit tё shijonin ditёn e tyre tё mёsimit. Kjo ndjenjё dhembshurie si tё prindёrit ёshtё njё edukatё e formuar qysh herёt tek ai, kur ishte njё adoleshent me ёndrra e dёshira tё mёdha pёr jetёn. I ka mbetur nё kujtesё puna sistematike e Maksut BALLЁS apo dhe intiligjenca e Hajdar HЁNЁS nё drejtimin e shkollёs.Po ashtu ka vlerёsuar dhe çmuar punёn e mirё tё kolegёve tё tij Vilson HASABELLA, Ferit ROCI, Ёngjellushe SPAHILLARI, Fatmir HALILI,Pandi POPOFSKI, Mimoza KAMOLLI, Zana KRATELLARI etj. Ai nuk di tё ketё xhelozi apo cmirё , por u gёzohet pёrparimeve tё tjetrit, sukseseve dhe ecurisё pozitive tё shkollёs. Ky karakter i lartё i tij nuk ka tё çmuar dhe i meriton kёto fjalё e konsiderata qё i shkruajmё….Por edhe mё shumё se kaq se ёshtё njё mёsues patriot , njё qytetar i respektuar dhe njё prind shembullor pёr fёmijet e tij.

Njё jetё me vallen….

Koreografi i njohur, “Artisti i Merituar”, “Mjeshtri i Madh i Punёs”, Sadi HALILI, nuk vdes kurrё.Gjithё qёnia e tij artistike mbetet njё kёngё e gjallё e jetёs dhe e dashurisё njerёzore. I larguar fizikisht nga jeta dhe skena e valles e tё kёngёs, ai mbetet aty njё “ikonё” e trashёgimisё kulturore nё breza,njё dashuri e shkruar nё mijёra zemra…

Me punёn e tij tё famshme SADI HALILI u bё ambasador i valles dhe i kulturёs rrajcare dhe i gjithё Zonёs sё Domosdovёs deri nё Kinёn e largёt. Koreografinё e valles e shndёrroi nё njё art tё gjallё e tё çuditshёm nga ku marrin udhё shumё dashuri, shumё ndjenja e shumё aktivitete vitale nё skenёn e artit. Edhe i gjymtuar mbi karrocё ai mbeti “rob” i skenёs artistike ku gjёmonte kёnga e ndizej vallja…Kjo pamje hyjnore e tij nuk do tё humbas kurrё e do tё flasё shumё edhe nё kohёrat qё do tё vijnё mё pas kur mungon zёri i tij buçitёs dhe orkestrimi i dorёs sё tij plot ritёm…Qё 5 vjeç u ngjit nё skenё dhe nuk iu nda kurrё valles nё plot 60 vjet. Madje edhe kur fati e dёnoi keq, duke mos patur kёmbё, ai dirigjoi vallen nga karroca me forcё e dashuri.

35vjet mё parё Sadi HALILI me forcёn e tij koreografike e mjeshtёrore krijoi ansamblin e valltarёve tё vegjёl tё fёmijeve ne Librazhd, nёn ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe tё kostumeve tё muzikёs popullore.Ky ansambёl la gjurmё kudo ku shkoi edhe nё veprimtaritё ndёrkombёtare….Nё vitin 2000 nё Festivalin III Ballkanik tё Shkupit, morri kupёn e kёtij festivali. Vlerat folklorike dhe kostumografinё e pasur tё zonave tё ndryshme tё kёtij rrethi ai i prezantoi edhe nё Festivalin Ballkanik tё Selanikut nё Greqi nё Shtator tё vitit 2009. Valltarёt e vegjёl tё Librazhdit nёn drejtimin e koreografit Sadi Halili dhe kompozitorit Naim Gjoshi kanё pёrfaqёsuar denjёsisht Shqipёrinё edhe nё Festivalin ndёrkombёtar tё Fёmijeve nё Canakala tё Turqisё nё Prill tё vitit 2010 ku fituan dhe kupёn e festivalit…

Me vetmohimin e tij si autor i njёqind valleve nё vitin 1999 arriti tё ideoj e krijoj Festivalin e “Valles Dyshe” nё Librazhd me pjesёmarrjen e gjithё Zonёs Verilindore tё vendit, tё Kosovёs, Maqedonisё dhe Malit tё Zi. Si valltar me shumё andralla nё jetё, Sadi Halili ёshtё koreografi i veçantё i artit qё i fali kёmbёt valles. Vetё jeta e gjatё artistike e tij i ngjan harmonisё sё lёvizjeve tё valleve, kontrastit tё tyre tё bukur nё skenё….Ai vuri nё skenё mbi 100 valle si “ Valle me motive tё Rrajcёs”, “Valle me motive tё Frёngovёs”, “Valle me motive tё Ohrit”, “Vallen e Bёrzeshtёs”, “Vallen e Cermenikёs” etj. Vlerёsimet pёr Sadi Halilin nuk kanё qёnё vetёm nё Shqipёri. Ai ka fituar disa çmime tё para nё Itali, Turqi, Francё, Gjermani, Kosovё, Maqedoni e deri nё Kinё.

Pёr merita artistike nё vitin 1974 nderohet me Urdhёrin “Naim Frashёri” i Klasit III; nё vitin 1979 nderohet me Urdhёrin “ Naim Frashёri” i Klasit II; gjithashtu ai mori titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtёr i Madh”.

MIQЁSOR ME TЁ GJITHЁ….

- MAKSUT LACKA ёshtё njё individualitet i njohur shoqeror dhe njё intelektual tradicional i “Odёs” rrajcare…Pamja dhe ndjenja njerёzore nuk e ka tradhёtuar asnjёherё nё dinjitetin profesional dhe familjar…

Nga viti 1966 deri nё vitin 1992 ka ushtruar punёn shtetёrore nё NFP Pёrrenjas me detyra tё ndryshme si Shef Plani, pёrgjegjёs sektori, specialist furnizim-shpёrndarje etj dhe pёr 26 vjet rresht ai formoi njё karakter tё fortё tё njeriut punetor. Njihet nga tё gjithё si “ njeriu i qeshur” , sepse gjithmonё ai tё takon nё mёnyrё tё ndritshme nga fytyra, por edhe me njё shikim dashamirёs qё tё jep force e kenaqёsi.

Maksuti ka shumё miq nё Pёrrenjas, Librazhd, Elbasan, Tiranё, Pogradec, Korcё, Durrёs etj me tё cilet ndan gjithmonё shkёmbime miqёsore...Mbresёlёnёse ёshtё njohja dhe miqёsimi me shkrimtarin Siri Sulejmani nga Tirana, nё kohёn qё ai punonte si ekskavatorist nё rikonstruksionin e rrugёs nacionale Perrenjas - Qafe Thanё ne vitet 2000 – 2003. Atёhere shkrimtari tundues nga vlerat njerёzore do tё shkruante nё shtypin e ditёs se : “ Njё njeri si Maksut Qemal Lacka nё Rrajcё ёshtё “eleganca njerёzore” mё e fuqishme qё ka shpirti popullor i Zonёs sё Rrajcёs. Ai tё sheh bukur, drejt nё sy e tё server me kёnaqёsi kafen dhe njё gotё raki tё zier me merak nga kazani i shtepisё…”.

Gjithashtu shkrime tё tjera nё gazetёn “ LIBRAZHDI” veçojnё tipare tё veçanta tё Maksut Lackёs si njeri punetor, tё kulturuar dhe tepёr njerёzor.Ai nuk di tё shtiret, as edhe tё ankohet kur diçka nuk shkon mirё. Nё çdo herё ai ka shpirtin e veprimit konkret dhe e udhёheq ideja se “ dicka mund tё ndryshohet po tё kёmbёngulёsh”.

Nga viti 1993 e nё vazhdim ushtron biznesin e vet privat nё lokalin “LACKA”, buzё rrugёs nacionale pranё Rezervuarit, me komoditetin dhe kushtet e mira tё shёrbimit pёr klientet, pёr festa e dasma si edhe aktivitete tё ndryshme kulturore e sportive…


MESUES, DREJTOR SHKOLLE DHE KRYETAR I KOMUNЁS

- GJYZEL HALILIka lindur mё 5 Shtator 1951 dhe ёshtё arsimuar nё Universitetin Shtetёror tё Tiranёs nё vitet 1971-1975 ku ёshtё diplomuar nё degёn e gjuhёve tё huaja…

Nga viti 1975 deri nё vitin 2000 ka punuar si mёsues dhe drejtues shkolle nё Rrajcё dhe fshatrat pёrreth dhe gjatё 30 vjetёve nё punё si arsimtar ka banuar nё fshatin e tij tё lindjes, Sutaj. Nё detyrёn e tij profesionale si mёsues e drejtor shkolle ka ngulmuar nё aftёsimin e procedurave metodike nё mёsimdhёnie, nё pёrsosjen e planeve mёsimore dhe aplikative pёr nxёnёsit dhe nё administrimin e tё gjitha kushteve dhe ambjenteve tё shkollёs pёr njё mёsim normal e tё pёlqyeshёm nga nxёnёsit.

Nё vitin 2000 , kur u largua si Drejtor i Shkollёs sё Mesme Rrajcё pёr tё kandiduar pёr Kryetar tё Komunёs, la njё shkollё unike si nё personelin mёsimor, ashtu edhe nё kontigjentin e nxёnёsve, i cili sot kapёrcen mbi 1300 nxёnёs…

Si Drejtues i Komunёs Rrajcё gjatё tre vjetёve tё pushtetit vendor (2000- 2003) arriti tё realizoj nga buxheti i shtetit 5 projekte ndertimi me vleftё 380 milion leke nga OJQ e ndryshme, 3 projekte rikonstruksionesh infermieri nё Katjel dhe Sutaj dhe pajisje me materiale shёrbimi me vleftё 82 milion lekё dhe 8 projekte me vleftё 75 milion lekё nga tё ardhurat e veta dhe granti i pushtetit vendor, kryesisht per ndertim ura , prita, rikonstruksion ujёsjellsa dhe rrugё tё brendёshme nё tё gjitha fshatrat…

Gjatё kohёs si Kryetar i Komunёs Rrajcё ai ka kryer trajnime jashtё shtetit si nё POLONI ku ka marrё pjesё nё seminare teoriko- praktike Workshope pёr qeverisjen vendore, pёr probleme tё drejtimit tё financave publike etj. Me tё gjitha kёto ka krijuar hapёsira premtuese pёr vete dhe administratёn. Ka marrёdhёnie tё mira me banorёt e komunitetit, me OJQ dhe biznesin e vogёl, si edhe gёzon respektin e tё gjithёve banorёve tё Rrajcёs.

NJЁ AGRONOM ME AMBICJE PROFESIONALE DHE NJERЁZORE

- NAZIF DURBAKU , nga fshati Katjel ёshtё Kryetari i parё i Komunes Rrajcё nё moshё fare tё re, qё fitoi zgjedhjet vendore tё vitit 1996. Mandatin e dytё e bёri nё vitet 2003 – 2007 ku ai kreu njё mision shembullor nё shёrbim tё banorёve tё komunitetit...

Me njё pamje fisnike e babaxhane, shenjё e njё sedre pune dhe sakrifice tё vazhdueshme nё jetё, Nazif Durbaku nuk mbeti asnjёherё “rob” i profesionit tё agronomit, por guxoi tё realizoj njё ambicje njerёzore tepёr tё sforcuar nё njё situatё tё vёshtirё tё komunitetit tё Rrajcёs. Punёn si drejtues e filloi me themelet e zyrave tё reja tё Komunёs nё njё ambjent tepёr dominues tek “Maja e Hundёs” buzё rrugёs nacionale…Emri i tij u shkrua gjithashtu nё dhimbjet njerёzore tё vrasjeve nё kufi, qё ishte njё tragjedi e vertetё ç’njerёzore e banorёve nё fillimet e tranzicionit shqiptar 1990 – 1999….Pёr herё tё parё ai guxoi tё ngrej me forcё para autoriteteve shtetёrore tё Shqiperisё dhe Maqedonisё çёshtjen e egёr tё vrasjeve nё kufirin e Qafё Thanёs. Nё dialogun e hapur ndёrkufitar ndёrmjet dy vendeve tё zhvilluar nё Pogradec dhe Strugё nё Nёntor 1999, ai foli hapur edhe pёrpara autoriteteve tё BE dhe Kёshillit tё Evropёs pёr njё “aksion vrastar” tё ushtarёve maqedonas nё kufi mbi emigrantёt ilegal shqiptar tё Zonёs sё Rrajcёs qё ndёrmerrnin rrugё tё vёshtira pёr bukёn dhe jetesёn e familjes. Bilanci ishte tepёr tragjik 18 persona tё vrarё dhe 15 veta tё tjerё tё plagosur rёndё e tё gjymtuar. Nё ketё situatё Nazif Durbaku si Kryetar i Komunёs Rrajcё, njё komunitet i madh me 37 Km gjatёsi kufitare me Republikёn e Maqedonisё, mundi tё “zbus” ketё klimё tё pёrgjakur midis dy shteteve dhe imponoi me kёmbёnguljen e tij zyrtare njё lёvizje diplomatike dhe njё apel tё dhimbshёm nё strukturat pёrkatёse tё dy shteteve. Ai mbeti nё mendje si drejtuesi i njё kohe kur rajonit iu hap njё klimё e re bashkёpunimi dhe devizёs sё tij humanitare iu pёrmbajt rreptё me parimin qё “ky bashkёpunim sё pari fillon me vendet fqinje”…Dhe nuk rreshtёn aktivitetet e tij tё bashkёpunimit vendor me Komunёn e Strugёs, tё Zajasit nё Kicevo, dhe disa komunitete shqiptare nё Kosovё. Ai shtroi “sofrёn e mikpritjes” edhe me autoritete lokale tё Ohrit, Shkupit, Stambollit, Krakovёs nё Poloni etj.

Dora e fortё e drejtimit tё tij nё komunitet u ndje nё realizimin e njё buxheti financiar tepёr aktiv dhe efektiv qё arrinte deri nё 2.5 miliard lekё, nga i cili vetёm 500 milion lekё drejtoheshin nё investimet lokale pёr rrugё, ura, ujёsjellsa, shkolla dhe infermjeri dhe 195 milion lekё drejtoheshin nё sektorin social tё Komunёs ku trajtoheshin me ndihmё ekonomike mbi 700 familje. Gjatё dy mandateve lokale, me forcёn e disiplinimit ekonomik dhe financiar nё Komunё me njё administratё tё vogёl dhe vepruese, ai mundi tё kryej 500 milion lekё investime nё tё gjitha fshatrat e Komunёs. Kryesore dhe madhore ishin ndёrtimi i Qendrёs Shёndetёsore Rrajcё; ndёrtimi i ujёsjellsit tё ujit tё pijshёm nga Tuneli i Qafё Thanёs pёr fshatrat Katjel dhe Kotodesh; asfaltimi i rrugёs Rrajcё prej 2.8 Km; rikonstruksioni i rrugёs sё brendёshme tё fshatit Katjel; ndёrtimi i infermjerive tё reja nё Urakё, Rrajce e Bardhaj .

Parёsore pёr tё ishte gjithmonё lidhja dhe bashkёpunimi me Qeverinё, Ministrinё e Financave dhe tё Pushtetit Vendor, Kёshillin e Qarkut, Prefekturёn etj , duke thithur projekte rigoroze komunitare pёr zhvillimin e Komunёs….Me pёrvojёn drejtuese dhe organizuese ai u bё shembull nё Republikё dhe herё pas here organizoi nё Rrajcё seminare kualifikuese dhe shkёmbim eksperience me komuna tё tjera tё rrethit Librazhd, tё Prefekturёs Elbasan dhe disa rajoneve tё tjera si tё Pogradecit, Korcёs etj.

Edhe sot Nazifi ёshtё njё banor pararoj nё fshatin Katjel dhe njё agronom i papёrtuar nё shёrbimin bujqёsor. Ndjek punime, tregёton farёra e pesticide bujqёsore, kryen krasitje tё vreshtave etj. Shumё bujk tё komunitetit drejtohen tek ai pёr shёrbimet nё bimёt e arave dhe trajtimin me herbicide tё ndryshme pёr luftimin e sёmundjeve tё bimёve , duke e parё si shembull punёn e Nazifit nё rreth 20 Ha tokё qё ai disponon nё pronёsi tё familjes sё tij nё fshatin Katjel.

SA KRENARI TЁ JESH MЁSUES !....

- Ali Alla nga Rrajca nuk e harron pasionin qё i vlon nё gji, por ёshtё i lumtur qё vajzat e tij ALFIDA, ENTELA dhe ALDA janё diplomuar mёsuese dhe japin mёsim nё shkollat e vendlindjes….

Gёzimi me banorёt, prindёrit, me nxёnёsit, me miqtё e shokёt e shumtё, ka qёnё mё i bukuri nё tёrё ngjarjet historike ku ka rrjedhur jeta plot sakrifica e Ali Allёs nga Rrajca e madhe buzё lumit tё Lingajcёs…Po bёhen mbi 20 vjet qё ёshtё shkёputur si mёsues nga arsimi dhe merr pension si invalid pune. Vёrtetё njё shkёputje e dhimbshme nga bota e madhe shkollore e dijes dhe e nxёnёsve kur ai ishte rreth tё 50-ve. Dhe nuk e harron pasionin qё i vlon nё gji, por ёshtё i lumtur qё vajzat e tij Alfida, Entela dhe Alda janё diplomuar si mёsuese dhe japin mёsim nё shkollat e vendlindjes… Si ato dhe gruaja e tij, Fitrete, qё nisi ketё rrugё 35 vjet mё parё nё fshatin Nezhdё tё Cermenikёs. Ketu u njoh me Aliun dhe u bё gruaja e tij.

Ёshtё njё familje e veçantё dhe komplekse nё traditёn e arsimimit, kjo e Ali Allёs nё Rrajcё. Janё edhe fёmijёt e tjerё qё vazhdojnё shkollёn : Arsena ёshtё student ne Tetovё tё Maqedonisё, kurse Erlina edhe Erkondi vazhdojnё shkollёn nё Rrajcё…Nё kёtё mёnyrё plotёsohet me kёnaqёsi uniteti i dijes dhe arsimimit nё njё familje vёrtetё dinjitoze dhe me kёrkesa pёr jetёn nё dinamikёn e saj.

Ёshtё krenari tё jesh mёsues si ALIU. 28 vjet me rradhё punoi si arsimtar qё nga viti 1972 deri nё vitin 2000, kur ai u sёmur rёndё. Fillimisht ishte mёsues nё fshatin Dorrёz tё Librazhdit sё bashku me Arif Toromani nga Pishkashi. Mё vonё nё Librazhd-Katund sё bashku me Esat Cucllari, Flamur Koci dhe Nebi Bahiti. Nё vitin 1977 vajti mёsues nё Cermenikё nё fshatin Nezhdё sё bashku me Sali Sula, Fitrete Albrahimi ( Alla), Nexhmije Disani (Hoxha), Hysnie Muca e Xheladin Luka. Kёtu u njoh me FITRETEN tё cilёn e morri pёr grua dhe lindёn 6 fёmijё, 5 vajza dhe 1 djalё. Ketu kaluan me vёshtirёsi vitet e krijimit tё familjes… U shpёrngul nё vendlindje nё fshatin Skёndёrbe nё vitin 1979 dhe vazhdoi mёsimdhёnien pёr 21 vjet rresht.

Sinteza e viteve tё punёs si mёsues ёshtё e tillё qё ai ka njё libёr kёnaqёsie pёr detyrёn dhe pёr jetёn. Nё shumё krahina tё vendit ёshtё lidhur me shumё miq e shokё me tё cilёt nuk ёshtё shkёputur asnjёherё. E veçantё ka qёnё miqёsia e tij me Haki KULLOLLI nga Gramshi, me Esat CUCLLARI nga Korça, me Kujtim DOSKU nga Librazhdi, me Izet DISANI nga Lushnja, me Njazi AVDULLARI nga Pogradeci, me Gani CUCLLARI e Vangjel CIFLIGU nga Korca, me Odise MACELLI nga Saranda e shumё emra tё tjerё qё do rradhё tё gjatё kujtimesh pёr tu shkruar…


DEPUTET NЁ KUVENDIN E SHQIPERISЁ PER PЁRRENJASIN DHE ZONЁN PЁRRETH ( 1992 - 2012)

Pёrrenjasi ka patur tё zgjedhurit e vetё ne Kuvendin e Shqiperisё dhe ёshtё pёrfaqёsuar denjёsisht me zёrin e drejtpёrdrejt tё qytetarёve nё shumё legjislatura, pavarёsisht nёnvleftёsimeve ndaj kёsaj Zone tё mbipopulluar dhe mbizotёruese nё rrethin e Librazhdit.

Prej vitit 1992 deri nё vitin jubilar te 50-vjetorit te qytetit 2012, deputet tё zgjedhur nё Kuvendin e Shqipёrisё (Parlamentin shqiptar) nga Zona elektorale Nr. 62 ku pёrfshihet edhe qyteti i Pёrrenjasit, kanё qёnё :

1. Kurt Xhepa, deputet pёr periudhёn 1992 - 1996

2. Sali Rexhepi, deputet per 6 muaj 1996

3. Ilir Zela, deputet pёr periudhёn 1997 – 2000 dhe 2001 – 2005

4. Rrapush Tola, deputet pёr periudhёn 2004 - 2007.

Zona elektorale e Pёrrenjasit, ёshtё njё Zonё dinamike dhe masive, qё bashkё me Rrajcёn, Mokrёn, Qukёsin , Stravaj e deri nё Hotolisht pёrfshin rreth 50 mijё votues. Deputetet e zgjedhur me votёn popullore kanё qёnё pёrfaqёsues tё dy forcave politike tё mёdha PS dhe PD dhe gjithnjё janё ekuilibruar ndjeshёm ndikime sociale dhe raporte qytetare nga mё tё vёshtirёt, pёr shkak tё kushteve tё vendndodhjes sё kёsaj Zone nё verilindje tё Shqipёrisё.

Kurt XHEPA, njё inxhinier i talentuar, ka qёnё deputet i Zonёs sё Pёrrenjasit nё nje kohё tё vёshtirё tё fillimit tё tranzicionit shqiptar,si pёrfaqёsues i Partisё Demokratike. Maredhёnia e tij me qytetarёt ka qёnё gjithmonё ajo e minierёs, me pёrkushtim dhe dinjitet njerёzor. Si njeri ai jetoi gjithmonё nё vetvete me forcёn e ndryshimit dhe kjo e bёri atё“simbol” tё njeriut tё qytetёruar midis banorёve tё Pёrrenjasit. Ai vdiq duke e kryer misionin e tij qytetar nё Pёrrenjas si inxhinier miniere dhe deputet, larg dogmave politike dhe interesave tё ngushta partiake, duke manifestuar kurdoherё nё çdo detyrё njё shpirt tё lirё dhe dashuri pёr punёn dhe jetёn.

Ilir ZELA morri votёn e Zonёs sё Pёrrenjasit pёr dy mandate si deputet dhe mbahet mend nga banorёt pёr marёdhёniet e drejtpёrdrejta me shqetёsimet dhe kerkesat e Zonёs. Ai ndikoi fuqishёm qё qyteti i Pёrrenjasit tё pёrfitoj njё qendёr bashkohore tё Postёs dhe tё Telekomit, qё ёshtё investimi mё i madh pёr shёrbimin ndaj banorёve.

Nga ana mё e fuqishme e minierёs, u zgjodh deputet edhe Rrapush TOLA, qё kreu njё mandat pёrfaqёsimi tё pamjes e mjedisit minerar tё qytetit, kur shumica e minierave ishte mbyllur. Duke qёnё vetё nё Minierёn e Kromit Katjel, ku minerali vazhdon te jetё i dobishёm ende, ai nuk hezitoi tё kёrkoj pranё Qeverisё projekte tё reja pёr minierat nё qytetin Pёrrenjas. Marёdhёniet me minatorёt dhe minierёn ai i mbajti tё pashkёputura, edhe pse ndodheshe tё shumtёn e kohёs nё Parlament dhe nё funksione pune jashtё shtetit. Me mbarimin e mandatit tё deputetit, ai iu kthye pёrsёri punёs sё vjetёr nё Sektorin e Kromit Katjel, qё ёshtё i vetmi vendburim minerali nё funksionim nё pёrbёrje tё Shoqerisё “DARFO”. Gjithashtu me sjelljen e tij Rrapushi ёshtё mjaftё shoqeror e miqёsor, njeri i thjeshtё dhe i gjendur.

Mё lart pёrshkrova natyrёn e secilit tё zgjedhur si deputet qё na ka pёrfaqёsuar nё Parlament nё kohё e vite tё ndryshme tё tranzicionit shqiptar. Fjalёt e thёna nuk janё “njё lavdёrim” pёr ta, por njё realitet i ndjenjёs sё tyre njerёzore, duke mos anashkaluar edhe kritikёn nё raport me detyrёn e deputetit, qё tё bёnin mё shumё pёr ketё qytet, sidomos pёr qytetarёt dhe minierat e mbyllura tё mineralit tё hekur-nikelit.Forca e tyre ligjvёnёse tё ishte mё e fuqishme dhe mё e rreptё nё Parlament. Besoj kuptohemi ku e kam fjalёn, dhe mbetem i mirёkuptuar me ILIRIN dhe RRAPUSHIN,tё cilёt i respektoj dhe i uroj pёr punёn dhe jetёn e tyre.Aq sa iu dha “shansi” ata bёnё detyrёn dhe luftuan me njerёzoren dhe realen. Nuk dua as ti shtoj e as ti pakёsoj kёsaj gjёje nё raportin e tyre. Gjithçka tjetёr do tё ishte tendencioze dhe e padrejt nё pёrfaqёsimin e tyre popullor. Sot kur qyteti ynё feston 60 vjetorin e themelimit,ata janё pjesё e forcёs sё ndryshimit tё tij, pjesёmarrёs tё drejtpёrdrejt tё jetёs qё gumёzhin nga minierat dhe minerali. Ata janё pjesё e dashurisё solemne pёr qytetarёt dhe qytetin, janё kontribuesit e tyre tё veçantё.


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page