top of page

FSHATI  "PAMUNJOM" *



                     Tregim i jetuar Nga  Përparim Hysi

         Fshati"Pamunjom" gjeografikisht është në Kore dhe shërben si "vijëdemarkacioni" midis dy KOREVE: të KORESË së VERIUT dhe KORESË së JUGUT. Janë një popull që politika apo interesa gjeostrategjike e kanë ndarë në dy shtete. Në flitet për nivel social,ndryshimi është si nata me ditën. Veriu socialist- natë; JUGU-kapitalist-ditë. Natyrisht, nuk kam si qëlllim që në këtë tregim të jetuar të flas për dy KORETË apo për popullin korean,por t'u them lexuesëve të këtij tregimi që fshatin"PAMUNJON" që ndanë dy KORETË,e kam gjetur në SHQIPËRI. E në përsiatja vazhdon me të tjera pyetje ku së pari vjen pyetja:- Si është e mundur?  Sado që analogjitë kurrë nuk janë plotësisht të qëlluara, them që analogjia ime është e gjashme apo e përafërt.

                                                   *     *     * Kur vjen nga FIERI për në LUSHNJË, mbi lumin Seman,është një urë (tani ka dy të tilla paralel). NGaqë Ura është e vjetër,prej kohësh, i ka dhënë dhe emrin fshatit:MBROSTAR. Në Fier ka dhe një tjetër fshat MBROSTAR dhe për ta dalluar,ky që ka urën, quhet MBROSTAR-URA. MBROSTAR-URA,deri mesviteve '50-të nuk qe kushedi seç fshat i madh,po kur në vitin 1959, u kthye nga  një fshat kooperativist në sektor ferme, jo vetëm u rrit dhe u popullua,sa deri pragvitit 2000, vetëm votues kishte dymijë. Gjykuar nga ky numër votuesish,MBROSTAR-URA qe gati-gati si një qytezë. Aty, pothuaj në bisht të Urës, në krahun e majtë të xhadesë FIER-LUSHNJË jeton një komunitet të sektit arixhinj. Të gjithë janë banues të MBROSTAR-URËS dhe as gratë dhe as burrat nuk lypnin,por qenë kuadruar si punëtorë ferme. Vetëm në rast festash e dasmash, buçisnin orkestart e tyre apo sazet. Mes tyre,shquhej një klarinetist me emër siç qe ZEQO ÇUÇI që njihej jo vetëm në  MYZEQE,po deri në trevat shqiptare në MAL të ZI apo në MAQEDONI. Qe"arixhi  i bardhë" dhe, tek tregonte për jetën e tij, të çudiste. Të dukej se qe ngjallur MAKAR ÇUDRA dhe qe vendosur aty, tek bishti i URËS. Po aty, në atë komunitet,qe dhe një"arixheshkë e bardhë" që më kujtonte "PLAKËN IZERGIL". Natyrshëm, që sot nuk do flas për këtë komunitet, por dua t'Ju them,se aty ku mbaronte një nga banesat e këtij komuniteti, kalon hekurudha "Rrogozhinë-FIER" dhe ato dy shinat mbi hekurdhë janë"kufiri ndarës" midis fshatit MBROSTAR-URA dhe fshatit PETOVË. Këto dy shina, në gjykimin tim, janë ai fshati"PAMUNJOM" që ndanë dy KORETË. Kur them kështu, jam krejt i kthjellët dhe i drejtpërdrejtë. Këto dy shina që ishin si"kufindarës" midis këtyre dy fshatrave fqinjë,ndanin, pothuaj, dy nivele jetese të ndryshme, ashtu si tek dy KORETË. Nëse e vazhdoj anologjinë time, MBROSTAR-URA,si sektor ferme,jetonte ku e ku më mirë se ajo PETOVA, matan shinave. Metafora  ime është e qëlluar: MBROSTAR-URA ishte dita dhe PETOVA- nata.

                                                       *    *    * Unë që po shkruaj këtë tregim  të jetuar, jam nga"të dy KORETË": edhe nga MBROSTAR-URA, por edhe nga PETOVA. Unë kam lindur në PETOVË dhe kam jetuar aty deri 16-v jeç. Sado që jam  larguar për në"KORENË E JUGUT", në MBROSTAR-URA ku kam jetuar gati 50-vjet, kam punuar si mësues në PETOVË për gati 25-vjet. Kështu që çfarë do lexoni më poshtë, është një realitet që dhëmb. PETOVA qe kooperativë.Fshat me terren të thyer që prodhonte grurë,po kurrë nuk hante grurë, por veç misër dhe ky misër ishte hibrid që bënte një bukë të fortë si çimento. As fëmijët e çerdhes nuk hani bukë gruri. Të ardhurat për frymë,në PETOVË,qenë kur thërret kiameti. Ç'do tregoj ka ndodhur para se të ndalohej dhe "shpesuria" në fshat.Edhe,po të kishe të njohur në MBROSTAR_URA (dhe kishte plot të tillë), një nga ata të"KORESË SË VERIUT";nënkupto-PETOVA, nuk mund të blinte qoftë dhe një bukë gruri në"KORENË E JUGUT" se buka qe me listë e me racion.

                                                               *    *   * Unë po kthehesha nga shkolla (shkolla qe në PETOVË), në shtëpi. Për të ecur më shpejt, kisha marrë hekurudhës ku shinat të detyrojnë të ecësh më shpejt. Mbrita mu tek kufiri ndarës dhe aty,BESIJA (banore e KORESË së VERIUT),ruante një tufë me puladeti. Unë jam"vendali i të dy KOREVE" dhe i dua dhe më duan të gjithë bashkëfshatartë e të"Dy KOREVE". BESIJA burrin e ka naftëtar,por nuk të njeh njeri për Sali-bej: banon në kooperativë dhe do trajtohesh njësoj si të tjerët. Po me kë nuk bëja biseda deri intime unë dhe, flakë për flakë, i them BESIJES:- E bën "kurban" një gjeldeti ti dhe të rregulloj të marrësh bukë gruri!!! -Në vend,- më tha. Kjo lloj"kontrate" pak e pistë u bë mes meje dhe BESIJES nga"KOREJA E VERIUT", por në JUG ku  blije bukën e grurit,teskerenë me vulë e firmë e kishte kryetari dhe sekretari i pushtetit. Ndodh, ndonjëherë, që edhe turpin e ha me bukë. U ndava  me miken time nga Petova dhe takova"dy uzbashët eKORESË SË JUGUT". U fola hapur. NJë vërtetim për të marrë bukë gruri për një familje me pesë veta dhe, në shkëmbim","kurbani i premtuar". Negociatat e mia u pranuan pak me brohori dhe,ashtu errur dhe pa errur mirë", tre"shtetas së KORESË SËJUGUT" kaluan fshatin "PAMUNNJOM"(mbi dy shinat e hekurudhës) dhe hymë në atë shtëpinë e "KORESË SË VERIUT" ku na pritën si të ishim krushq të parë. Fillimisht, në tavolinë u servir një zok shqirak dhe"vulëmbajtësi" gogësiti duke më rënë mbi gju. Domethënë, nuk e lëshoj vulën për kaq. Qeshë pak i sëkëlldisur, po, kur fare pas pak, BESIJA e mirë vuri mbi tavolinë njëgjel të pjekur dhe të paprerë fare.Unë këtej tavolinës nuk e shihja dot"vulëmbjatësin që më bëri copë gjurin".  Jo vetëm kaq, por ca se godat i hidhte pa prerë dhe,kur gjysma e gjelit mend i prekte mjekrrrën, nuk duroi më dhe bërtiti:-O të keqen, o PAPI! Papi isha unë që mezi mbaja turpin,kurse ai erdhi dhe u bë në qejf sa  të niste vallen. Sado nga"KOREJA e JUGUT",e bëmë copë e çikë"KORENË E VERIUT" dhe si tre"derra të kënaqur" po ktheheshim në mesnatë në shtëpi. Rrugës,"vulëmbajtësi" mend kalonte në orgazëm:"O të keqen, o Papi! Na kënaqe xhanin!". E dija që hekuri do rrahur me të nxehtë dhe në mesnatë i detyrova të hapnin zyrën dhe të më jepnin vërtetimin për t'u frurnizuar me bukë gruri 5 pjesëtarët  e  familjes së BESIJES nga "KOREJA E VERIUT". Pasi e mora vërtetimin, u thashë:- Ky, në fund të fundit, është një turp dhe ta zëmë se e bëtë për hatërin tim. Kam vetëm një lutje:-Të mbetet mse nesh. Kështu dhe u ndamë.Fjeta rehat se, më së fundi,e ndihmova atë familje.                                           *      *     * Në mëngjes, sa u futa në të vetmin klub që kish fshati, më tërhoqi si pak mënjanë njëri  prej bujtësve. U afrova dhe, tek do prisja ndonjë kërkesë,e dini ç'më tha? - Ore,PAPI, unë e kam timin iksin në PETOVË, por ty të vjen ndoresh dhe ma rregullon për të  marrë bukë gruri!!!  Sikur më hodhi dikush ujë të ftohtë.- Ore,- i them,- kush të tha ty që"më vjen ndorësh mua për të tilla punë?!- SHABANI,- ma priti pa ndrojë. -Na kënaqi PAPI mbrëmë paska thënë. E lashë atë dhe drejte e tek SHABANI. -Ore,-  i them,- pse më merr erzin?- E re,e. Ke ndonjë tjatër ti se na u bë shpirti bakërr. Me lekë do e blejnë,- sikur u  justifikua ai.


                                                                Tiranë, 25  gusht 202o

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page