top of page

 Përparim  Hysi: Një drekë e veçantë BAJRAMI

  • 3 hours ago
  • 3 min read


    in memoriam, NËNË IKE ZGJANA!


               (tregim  i jetuar)



Nga   Përparim  Hysi

     Sa herë që vjen DITa e FIHTER BAJRAMIT, kam një ndjesi të veçantë. Kjo ndjesi imja është si një përjetim dhe njëkohësisht,si një shenjë mirënjohje për një grua ( në atë kohë,moshatare me nënën time).  Sado që ndjesia është imja, dua që ta ndajë me lexuesit. Nëse këtë po e bëj sot, e bëj enkas: Nesër gjithë besimtarët myslimanë festojnë këtë DITË të SHËNUAR dhe unë u uroj të gjithëve:Festofshi gëzuar!


                                                        *


Ç'do lexoni më poshtë, ka ndodhur aty mesviteve  '60-të të shekullit të kaluar.  Qeshë mësues në një fshat të madh (më saktë:tri fshatra që të gjithë me popullsi myslimane.)  Fshati kish shkollë 7-vjeçare (akoma nuk kish filluar sistemi me 8-vjet) dhe,siç mbaj mend,duhet të ketë qenë viti i tretë që shërbeja këtu.  Qemë kolektiv gati i madh,se,siç theksova,qenë tri fshatra nga vinin nxënësit në shkollë. Përvoja ime si mësues,më ka treguar se opinioni për një mësues,nuk varet nga ata që kontrollojnë punën e një mësuesi,por më tepër varet nga nxënësit. Ashtu si një mësues vlerëson  një nxënës, kthehen dhe nxënësit që i vënë notën mësuesit.  Dhe aq e vërtetë është kjo që po shkruaj,sa mund të shtoj edhe ca: mësuesi,ndonjëherë, ka një vlerësim subjektiv për iks a ypsilon  nxënës,kurse nxënësit janë krejt të pagabueshëm. Ç'them, e kam provuar  në punën time dyzet e cavjeçare si mësues. Ky opinion i nxënësit shkon tek prindi dhe,kur thonë:ndahet shapi nga sheqeri.  Nëse qendrova pak gjatë tek  fjala"opinion", e bëra enkas: edhe tregimi i është fryt i një opinioni.   NËNA,IKE ZGJANA, ishte nënë e pesë fëmijëve: më i madhi qe moshatar me mua dhe më e vogla,qe vajzë,nxënëse e klasës së shtatë. Nga kjo vajzë qeshë njohur me NËNË IKEN,e cila qe vërtet kapedane grua. Sado që i kish vdekur i shoqi,ajo i përballoi të gjitha ato  vështirësi dhe nga goja qe"brisk". Më takoi një ditë para DITËS së BAJRAMIT dhe më tha:- Të pres nesër për drekë! NËNË IKE,- i thashë,- ti kalofsh dhe festofsh gëzuar,por unë jam mësues dhe nuk besoj   në këtë lloj"feste".   Do të mallkojë ZOTI,- më tha. U ndamë miqësisht me të. Të nesërmen qe Bajram,por ne kishim shkollë. Kur hyra në mësim,në klasën e shtatë,pashë që çupa e IKES nuk kish ardhur. Kur u afrua ore 12.00 e drekës,dal nga mësimi dhe mu ke dera qe rrëfyer NËNË IKJA. Dua PAPIN (kështu më thërresin  të gjithë). Dolën me mua dhe mësuesët e tjerë. NËNË IKJA mbante një tepsi të madhe në dorë,kurse çupa që mungoi,një kane me verë në njërën dorë dhe në tjetrën një kane me ujë (shkolla qe larg shtëpive dhe s'kishe ku gjeje ujë). Dola unë dhe foli NËNË IKJA:- Të ftova për BAJRAM dhe nuk erdhe, Ta solla drekën këtu dhe gëzuar BAJRAMIN!  U skuqa nga kjo ftesë e veçantë e saj dhe ca më shumë më skuqi,gjysma qengjit të pjekur. Dëgjo,-  më tha,- e kam taksur për ty. I hodha duarët në qafë dhe  m'u duk vetja krejt si njeri i "vogël". Shkurt: më bëri shumë borxhëli.


                                                   *


Por kjo histori nuk mbaron vetëm me kaq. Kishin kaluar disa vjet dhe mu në fshatin tim NËNË IKJA kish martuar çupën. Kish ardhur tek çupa,kur ballë për ballë me mua. Nga fshati i NËNË IKES kisha kohë që kisha ikur,por mirënjohjen për të nuk e harroja. U pushtuam si  një nënë me të birin dhe unë i futa krahun. -Ç'bën?- më pyeti duke qeshur. Unë,- i thashë,- shyqyr që të gjeta.Do vish tek unë për drekë. Të"paguajë" atë drekën e BAJRAMIT. Po unë kot nuk shkruajta për gjuhën "brisk" të saj. -Nuk vij për drekë tek ti,- më kundërshtoi si me plolitesë. Ti,-më tha,-ke shpyrtin e vogël!! - Po si e paskam unë shpirtin e vogël?! -Të vogël,PAPI,të vogël.Ti ke hyrë në gjynah tek ZOTI:ja ke blërë vetëm dy fëmijë dhe t'më marrësh për drekë!!!  Më puthi në faqe dhe u ndamë miqësisht.


Dhe sa herë që vjen DITA E BAJRAMIT zë më kujtohet ajo NËNË IKE ZGJANA që qe aq bujare. Vërtet përjetimi është imi,por mendoj që ia vlen që të kujtohet.

                                                 Tiranë,  19   mars 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page