top of page

Fjala e Lirë; Londër: Prof. dr. Begzad Baliu


 

Prof. dr. Begzad Baliu

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit

Prishtinë, Bregu i Diellit, Rruga “Gazmend Zajmi”, B1, H1, nr. 23

Tel. +377 (0)44 173 596

 

1966: I lindur në fshatin Makresh të Gjilanit. 

1992: Mbaroi studimet në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Filologjisë, Degën e Gjuhës dhe të letërsisë shqipe.

1994: Regjistroi studimet e magjistraturës në Fakultetin e Filologjisë.

1996: Filloi punën prej asistenti në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

1999: Mbroji temën e magjistraturës Kontributi i Profesor Çabejt në fushë të onomastikës.

2000: Botoi veprën Gustav Majer dhe albanologjia, e cila u ribotua në Tiranë një vit më vonë.

2004: Mbrojti tezën e doktoratës Onomastika e Gallapit.

2005: Mori thirrjen Prof. ass. në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit.

2006-2011: Kryeredaktor i revistës shkencore “Educologia”, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës

2008: Qendra e Studimeve Albanologjike e nominoi për çmimin vjetor, për veprën Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan.

2009: Bashkë me kolegë të Universitetit të Korçës dhe të Universitetit të Europës Juglindore organizojnë Konferencën e parë dhe themelojnë kolonën e botimeve universitare “Sociolinguistika shqiptare” (Korçë-Tetovë-Prishtinë).

2009: Mori thirrjen Prof. asoc. në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit.

2011: Mentoron projektin e gjashtë studentëve polakë të masterit nga Universiteti i Varshavës, me titull: “Kosova e pavarur në sytë e të rinjve të saj (shoqëria - kultura – politika)”

2013: Mori thirrjen Prof. i rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Edukimit.

2013: Anëtar i projektit “Eposi në pesë shtete të Ballkanit” dhe bartës i nënprojektit të tij “Eposi në ndërdijen kombëtare”, i cili mori çmimin special Europa Nostra, nga Këshilli Evropian)

2016: Drejtues i projektit Gjuha e teksteve të historisë në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Indiana, SHBA)

2016: Anëtar i projektit Struktura letrare dhe didaktike e Librit të leximit në Kosovë (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Lubjanës)

** *

Ligjërues dhe kumtues në disa universitete, konferenca shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si në Universitetin e Turunit “Nikolla Koperniku”, Universitetin e Shkupit, Universitetin e Varshavës, Universitetin e Europës Juglindore (Budapest) etj. Organizator dhe koordinator i shumë konferencave me karakter ndërkombëtar, pothuajse në të gjitha universitetet dhe institutet shkencore shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Ulqin, Tetovë etj.

Vepra e tij është recensuar dhe vlerësuar nga studiues, si: Prof. Jup Kastrati, Prof. dr. David Luka, Akademik Gjovalin Shkurtaj, Prof. Shefki Sejdiu, Prof. dr. Petrit Kotrri, Prof. dr. Rami Memushaj, dr. L’ubor Kralik, Prof. dr. Rexhep Doçi, Prof. dr. Shaban Sinani, Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. dr. Tefë Topalli, Prof. dr. Zenun Gjocaj, Prof. Mentor Quku, dr. Ledi Shamku, Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, dr. Musa Ahmeti, Prof. dr. Jusuf Osmani, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Merxhan Avdyli, Prof. Avdyl Sulaj, Prof. dr. Zhyljeta Kadilli etj.

Nga vitit 2009 konceptet e tij për Historinë e albanologjisë janë përfshirë në Syllabusin e studimeve master të Universitetit të Vlorës, ndërsa vepra Kërkime albanologjike si vepër obliguese. Gjithashtu në veprën universitare Onomastika shqiptare, puna kërkimore e Begzad Baliut në këtë fushë është përfshirë në një kapitull të veçantë. Gjithashtu, disa nga studimet e tij shkencore gjuhësore dhe veprat letrare e publicistike janë botuar në gjuhën angleze, italiane, holandeze, boshnjake, kroate dhe rumune.

Tri dekadat e fundit i është besuar përgatitja e veprave studimore të Eqrem Çabejt, Jup Kastratit, Shefki Sejdiut, Zenun Gjocajt, Nuhi Veselajt etj..

 

Vepra:

I.  Në fushë të albanologjisë

“Gustav Majer dhe albanologjia”, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001

“Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit”, Prishtinë, 2005;

Semantika e fjalësit (Vepra albanologjike e Zenun Gjocajt)”, Prishtinë, 2009;

Kërkime albanologjike”, Prishtinë, 2010;

Referenca albanologjike”, Prishtinë, 2010;

Hulumtime albanologjike”, Prishtinë, 2015;

Testamenti shkencor i Profesor Jup Kastratit”, Prishtinë, 2016;

Sprovë për një histori të albanologjisë”, Prishtinë, 2016;

Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajet”i (bashk.), Prishtinë, 2017;

Studime për historinë e albanologjisë” (sprovë për një histori të albanologjisëË, Shkup, 2018;

Albanologji: Periudha, autorë, studime dhe dokumente”, Prishtinë, 2020; 

“Në kërkim të historisë së gjuhës”, Prishtinë, 2023.

 

II. Në fushë të onomastikës dhe të leksikografisë

Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës” (bashk.), Prishtinë, 2005;

Onomastika e Kosovës - ndërmjet miteve dhe identiteteve”, Prishtinë, 2009;

Onomastikë dhe identitet”, Prishtinë, 2012; 

Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan”, Prishtinë, 2014;

“Onomastika e Gallapit, I”, Prishtinë, 2016;

Onomastika dhe dokumenti”, Prishtinë, 2016;

Fjalor i veprës letrare të Ymer Elshanit”, Prishtinë, 2021 (bashk.);

Semantika e varietetit” (Leksiku i veprës letrare të Beqir Musliut), Prishtinë, 2021 (bashk.);

Leksiku i veprës letrare të Martin Camajt”, Prishtinë, 2022 (bashk.);

Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës”, Tiranë, 2006;

Dy dorëshkrime leksikografike të pastorit kroat Emanuel Krajinoviq”, Prishtinë, 2022.

 

III. Në fushë të bibliografisë

Mbi autorësinë e veprës “Bibliografia e Skënder­beut”, Prishtinë, 2005; 

“Çabej 1” (Bibliografi e studimeve për veprën e profesor Eqrem Çabejt në Kosovë), Prishtinë, 2006;

Bibliografia përmbajtjesore e Seminarit Ndërkombë­tar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2008.


IV. Në fushë të studimit të letërsisë dhe të krijimtarisë letrare

“Flamuri vjen nga Kosova”, Prishtinë, 1994; “Kafeneja ballkanike”, Prishtinë, 1996, përkthyer edhe në kroatisht, italisht dhe holandisht);

Grua e dashuruar”, Prishtinë, 1996;

Pesha e komunikimit” (bashk.), Prishtinë, 2010; Dhembje e bukur’(bashk.), Prishtinë, 2012;

“Kujtesa letrare”, Prishtinë, 2013;

“Struktura e vlerave përfaqësuese”, Prishtinë, 2014;

“Vjeshta e lutjeve”, Tiranë, 2016.

 

V. Tekstet historike dhe publicistike

“Gjaku i lirisë” (1981-1995) I-IV, Prishtinë, 1996/2000;

Jup Kastrati për Kosovën (bashk.), Prishtinë, 2004;

Vareni kryengritësin e shenjtëruar”, Prishtinë, 2010;

Mbileximi i kujtesës historike”, Prishtinë, 2016;

Dëshmori i qiellit me pëllumba”, Prishtinë, 2016;


V. Tekste shkollore

Gjuha shqipe, 10, për gjimnazin e filologjisë (bashka.), Prishtinë, 2019;

Gjuha shqipe, 10, për gjimnazin e shkencave të natyrës (bashka.), Prishtinë, 2019;

Gjuha shqipe, 11, për gjimnazin e filologjisë (bashka.), Prishtinë, 2019;

Gjuha shqipe, 11, për gjimnazin e shkencave të natyrës (bashka.), Prishtinë, 2019;

Gjuha shqipe, 12, për gjimnazin e shkencave të natyrës (bashka.), Prishtinë, 2022;

Gjuha shqipe, 11, për gjimnazin e shkencave shoqërore (bashka.), Prishtinë, 2022.

 

VI. Vepra për autorin

Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, “Qasje shumëdimensionale në studimet albanologjike (Begzad Baliu dhe studimet albanologjike të tij), “Era”, Prishtinë, 2021;

Dr. Faton Krasniqi, “Albanologu dhe albanologjia” (Kërkime në veprën albanologjike të Prof. dr. Begzad Baliu), Prishtinë, 2021;

Bilall Maliqi, Në kërkim të veprës së Profesor Begzad Baliut, Prishtinë, 2023.

 

                                                                                                

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page