top of page

Fatmir Terziu: Çesmja e Kasinës

  • Nov 1, 2025
  • 2 min read

Çesmja e Kasinës


 Nga Fatmir Terziu


Sa gdhënjka sysh jam ndërsa shikoj qytetin tim

besoj në hapat që gudulisin tokën në venat e ullishtes

mdërsa qëndroj dhe shikoj në ajër brendësinë

Universi që ndjej nga Çesmja e Kasinës pas trokitjes

ndërsa shkruaj poezinë:

Ah mall i vendlindjes!

 

Ishte një shkundje, thjesht një ëndërr!

Nuk ishte një zgjim, ishte një drithmë qerpiku,

shuplakat mbanin peshën e lëngët

realiteti i atij momenti, një sulm paniku!

 

Isha ​​para teje si në pasqyrë ndërsa fshihja sytë

të lutem më deh, më deh me aromën tënde

poezia ishte e vetmja, s'kishte një të dytë

ishte heshtje, nga larg vinte refreni i një kënge

por unë, as zërin nuk munda ta shtrydh

poezia ishte një objekt, kacafytej me lëngje

poezia ishte të mos kisha frikë, ky është guxim

si mund t'ia shpjegoj këtë ëndërr një nëne,

si mund ta gjej një sqarim…

 

… se mallet janë enë plot me ujë

se jeta nuk kalon si një fjongo para syve të mi duke heshtur

ëndrra nuk është thjesht një rrëmujë për bujë

është një gdhënjkë e fshehur!

 

… ndoshta këtë moment mund ta kisha harruar

teksa vite më parë kaloja në Shijon

ndjej se poezia është po aq gënjeshtër sa të thoja se kam jetuar,

pa diellin që sytë (në këtë ëndërr) po m'i verbon.

 

Ankthin për ëndrrën dhe pa ilaç mund ta kapërcej

udhët janë udhë dhe në harta janë vetëm simbole

dhe gjaku aty ku plas, prodhon vetëm rrëkenj

është gjak, është identitet, është rrënjë e çdo kohe.

 

Kam qenë një djalosh, kam shijuar gdhënjkën e kësaj çesme

ka pasur mite më tërheqëse se Rruga për në Gracen

kjo nuk është një gdhënjkë për t'iu çmallur një të nesërme

në duart që dridhen, në të cilat mbaj një bidon që shpërthen.

 

Isha ​​gati ta shihja qytetin, ndaj prita deri në të gdhirë!

Të paktën nga Çesmja e Kasinës të mos ishte errësirë!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page