Fatmir Terziu: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 6
- 1 min read

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Nga Fatmir Terziu
Jam duke shkruar
imazhi kalon nëpër një rrugëtim të përceptuar
dhe ndalet në Qiell të ndriçuar.
Ka kokrra dixhitale të kristalta dhe ngjyrim të qartë.
Dhe sikurse ju thashë,
vargjet nuk anojnë në anën e djathtë ose, sipas rastit,
në anën e majtë
është një poezi që vargëzon ndryshe
ka një dallim të veçantë.
Sa herë që një Yll, shket në hapësirën e kaltër
është një Yllësi e tërë festive me petka të arta
dhe këndon, dhe uron
kur bëhet kurban në mesazhe të qarta.
Jam duke shkruar,
siç po thoja, po ju shikoj të gjithëve duke i kushtuar vëmendje
kur flas për vargjet që zbresin Hyjnisht për të uruar
si melodia e pavdekshme e një kënge
që kalon nëpër kokën tuaj
dhe stacionohet mes yjeve që xixëllojnë duke kënduar.
Comments