top of page

Fatmir Terziu: E pavdekshmja Bejkë e Bardhë

ree

E pavdekshmja Bejkë e Bardhë

(Udhëtime narrative të vogla për dashurinë e madhe)

 

Prof. Dr. Fatmir Terziu

 

Pesëdhjetë e dy vjet më parë, një grup i veshur me kostumin tradicional të Pilurit ecte në rrugën e gurtë të qytetit të Gjirokastrës. Djaloshar, atëmoshë, e ndoqa në sallën e vetme të TV-së publike të kohës, mes disa të tjerëve bashkëmoshatarë. Mes tyre ndiqja dhe një heshtje protagonisti. Vitet më pas më treguan gjerë e gjatë për Lefter Çipën. Asokohe, syri im bënte detyrën që mund të bëjë një sy, natyrisht në kuptimin e fiksimit të detajeve. E ndoqa në thembra, i goditur nga ecja e figurës së tij të hollë, të shtrirë mes hijeve të tjera si një trup energjik, i endur nga qëndisje e ndjeshme. Pastaj ndjeva se çfarë do të thoshte të „shkelje mbi avull“ dhe, i ndezur nga muzika atavike e gjakut, të kërceja si një dhëndër para dasmës gjithëpërfshirëse me jetë. Shumë më vonë, kuptova se atëherë e kisha bërë dashurinë time të parë të ngulitur në themelet e kujtesës. Ngjyrat e zjarrta të atij festivali të largët folklorik përpinë në mënyrë të pakthyeshme pasionin tim pesëminutësh për të largëtin, që printe grupin, për atë që i kishte dhënë nga shpirti jetë kompozimit të „Bejkës së Bardhë“. Isha vetëm disa vite mbi fletoren që bënte Detyrat e Shtëpisë me vizë të kuqe anash dhe nuk kisha idenë se në ritmin e pabarabartë të poezisë sime të mëvonshme, prozaike, kisha ngulitur një depërtim në përkatësinë time të pashërueshme ndaj të mive…, të afërt e të largët, por të mjaltët në atë që u ndje edhe pak ditë më parë me edicionin e gjashtë të festivalit folklorik “Netët e Bejkës Bardhë”.

Është kështu padyshim rryma e padukshme e jetës që na lidh së bashku në një rruzare njerëzore, duke përhapur qarqet e saj stërgjyshore nëpër kohë dhe kontinente me timbrin dhe ritmin e 18 grupeve konkuruese dhe përshëndetëse me rreth 200 artistë amatorë dhe profesionistë dhe padyshim me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si një dedikim të veçantë për përkushtimin, gadishmërinë, por mbi të gjitha për përjetësimin e këngëve dhe valleve të Pilurit!

Në logjikën natyrore të ekzistencës, e cila na transformon nga trashëgimtarë në paraardhës. Në mënyrë që ata që vijnë pas nesh të mësojnë nga hapat tanë, sepse nuk ka asgjë tjetër për të lënë pas, përveç kuriozitetit për botën dhe ëndrrës për të udhëhequr traditën e bukur me “Netët e Bejkës Bardhë” në drejtimin e mjeshtrit Kristo Çipa, me një tonalitet sa poetik, folklorik, ideal, personal dhe të suksesshëm.

Gjithmonë kam dashur të lexoj një fotografi të një kostumi popullor të tillë, të bukur, të papërsëritshëm, të rrënjosur në folklor dhe tradita dhe kur ai vishet nga 200 artistë rreth gjysma artistë të rinj dhe të tjerët të ritur e moshuar nëpër skena si Golik Jaupi, Milto Gjiçali, grupi i Dukatit, Leni Mërkuri, 10 Shqiponjat e Tërbaçit, Guriu i Mallakstrës etj. natyrisht mesha e mesazhit ka pak fjalë, por mbetet e radhë: Ky do të jetë një dokument i identitetit tim. Thirrja e këtij mesazhi vjen nga vitet: Ejani në “Netët e Bejkës Bardhë” në Pilur dhe ndoshta do të mësoni diçka të re edhe për veten tuaj, pavarëisht se nga cila krahinë, apo zonë jeni ... Dhe kjo ndodh natyrshëm kur sheh se përkrah Milto Gjiçalit që i bie dajres, është brezi më i ri, pra është Niko nipi i tij, që përveç  ankthit të motiveve baritore, kapërcen edhe ledhin e thatë të opinionit të moshës.

Organizatori i palodhur na vjen në ndihmë me këtë rast të mësojmë se „U interpretuan rreth 70 numra me këngë e valle të cilat sivjet ishin me shumë cilësi, pati edhe disa tendenca të izoluara për të rikthyer në skena në emër të moshës së krijimit edhe këngl me karakter religjioz që u zbehën si hiri kur digjet letra.“

Nuk mund ta besoj që në zemër të të Rivierës Shqiptare në qarkun Vlorë, Shqipëri, ku vlon terminologjia turizëm, e nxehta dhe vapa sa mediatike dhe natyrore të mbetet vetëm një pikë, që duhej të ishte kryefjalë. Kjo pikë kulturore e madhe është pjesë e bashkisë Himarë. Nuk është thjesht nën emrin Pilur. Nuk e ka vetëm fshati…, as vetëm se fshati Pilur ndodhet në Shqipëri, por aty në atë pië-kryefjalë është Jug e Veri, është gjithë Rruzulli mbarë, ku ka e ku s'ka shqiptarë. Se jo thjesht është një Festival, por është i pavdekshmi “Netët e Bejkës Bardhë”.

E them këtë se ai është kumbues, i inkurajuar nga një dashuri kaq e fortë dhe besnike! Këtu, në një seri gëzimesh, hidhërimesh, grindjesh dhe pajtimesh, tingëllon shpirti i gjëthëgjendshëm i gadishullit. Orkestra i transformon me tension ritmet primordiale në lëvizje, në kontakt të botëve që kërkojnë veçanti, në kundërshtim me ndëshkimin modern. Folklori i tillë është kryesisht një bashkësi e lashtë sa vetë ekzistenca, e mbushur me një prani tipologjike që flet dhe të sjell hare, gëzim, ndjesi dhe të qeshura të sinqerta edhe nga shtëpia. Nuk ka kufizime moshe. Në fakt, nuk ka fare kufizime, sepse të gjitha moshat dhe gjuhët, fatet dhe sprovat, që vërtiten në dëshirën për të qenë së bashku, dorë për dore, në hapa sulmues kundër vetmisë, alienimit dhe madje edhe vdekjes, derdhen në valën energjike të folklorit të bukur e të mirëorganizuar. Ato bashkohen nga vitaliteti vullkanik i muzikës tradicionale, emocioni paraverbal i pasioneve të përjetshme njerëzore, i shprehur në ritëm dhe këngë, dimension sa personal dhe universal deri në pafundësi. Fenomeni i këtij evenimenti, pra i “Netët e Bejkës Bardhë” për sa i përket përzemërsisë qëndron në mungesën e ambicieve për fitore skenike, por ai i meriton të gjitha.


Dëshira e zemrave në fakt shkon dhe tek ky fakt meitor, që për të cilin Kristo Çipa na vjen në ndihmë: „Konkurenca ishte e lartë dhe juria nga më profesionalet në fushën e folklorit me shumë mënçuri e barazi dha këto vlerësime: Çmimi i parë “ Lefter Çipa” i jepet grupit” Saranda”. Çmimi i dytë “ Maliq Lila” i jepet gripit të Dukatit. Çmimi i dytë” Maliq Lila” i jepet grupit” Djemtë e Bogonicës( urime dhe vazhdimësi!). Çmimi i tretë “ Feti Brahimi” ju dha grupit të fë rinjve të Delvinës. Çmimi i tretë “Feti Brahimi” ju dha grupit” Djemtë e lumit bardhë”. Çmimi special “Haxhi Dalipi” ju dha grupit legjendë të Bënçës. Çmimi vlerësues ju dha grupit “Nektari i polifonisë”. U dhanë edhe çmimet individuale. Marrësit më të mirë me titujt: “Dhimitër Varfi” Vendim Zyko, “Ermioni Mërkuri” Behije Dida. Kthyesit më të mirë me titullin: “Qirjako Bala” dy artistë Viron Laçaj, Shpresa Kapo Çela. Hedhësit më të mirë me titullin: “Leni Mërkuri" dy artistë: Fatmir Tahiraj dhe Kapo Ferrunaj. Çmimi i parë pati edhe një vlerësim prej 1000 eurosh, vënë në dispozicion nga presidenti i “Rexhina grup” zoti Vasil Bedinaj ndaj të cilit gjej rastin të bëj një falënderim publik më emrin tim personal, Asamblit folklorik “Bejkë e Bardhë”, të banorëve të fshatit Pilur.“

3 Comments


Parashqevi Hallkaj Çipa
Jun 27

Respekte,për shkrimin tuaj, shumë të ndjerë!

Like

Baxhul Merkaj
Jun 27

Baxhul Merkaj

Respekt te tejskashem mik i nderuanFatmir Tereziu E tejvleresojj shkrimin tuaj per Bejken e Bardhe Baxhul Merkaj jshkrimtar publicist dhe kritik arti

Like

Timo Mërkuri
Jun 27

Timo Merkuri

Ka shkrime që nuk lexohen vetëm me sy, por ndihen si rrahje të ngadalta zemre në një qetësi që të pushton thellë. Shkrimi i Prof. Dr. Fatmir Terziut për “Bejkën e Bardhë” nuk është thjesht një ese për një festival, as një pasqyrë vlerësuese mbi një ngjarje kulturore. Është një rrëfim i poetizuar, një rrugëtim shpirtëror përmes kujtesës, përkushtimit dhe përjetësisë së asaj që është më shumë se një këngë: një ndjenjë kolektive e shqiptarëve, e ngjizur në shpatet e Pilurit dhe në gjakun e polifonisë.

Unë nuk jam pjestar i grupit Bejka e Bardhë, sepse nuk këndoj aq magjishëm sa ata. Por unë, veçse jam pilurjot me rrënjë e me degë jam edhe një studiues i isopolifonisl…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page