top of page

Fatbardha Xhani Myslimaj: LULE FTOI

  • Jul 20, 2024
  • 1 min read

LULE FTOI


Pranvera,

më mësoi çeljen;

nevojën tënde

për aromë...


Pa e ditur

arsyen e përmbushjes

ti, lëkundjet e petaleve

i njome me vesë...


Tani,

Unë rri varur

tamam si lule ftoi

në degën tënde!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page