top of page

Faruk Myrtaj: ‘’FAKTET JANË KETU LART’’... ARBËRIT JANË ATJE POSHTË...!

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Edi Rama, në dashjen e pamundur për të rifituar Besën u shpreh se ‘’njerëzit po bëhen gjithnjë e më pak tolerant ndaj nesh!’’

‘’Faktet janë këtu lart, tek Ne, përjetimet janë atje poshtë, tek Ata! Harrojini faktet tona, fokusohuni tek përjetimi i njerëzve!’’

Zakonisht, faktet janë atje poshtë, tek njerëzit. Prej tyre vjen edhe reagimi ndaj qeverisjes, zoti KM’’.

Kryeministri ngulë këmbë në mënyrën e të menduarit të vetë:

‘’Këto fakte Arbri i Lushnjës i dëgjoi nga Unë pas tri vjetëve! Shpjegimi i vonë tingëllon si arrogancë...’’

Arrogancë e qartë, jo tingëllimë, por nuk është dot thjesht e administratës. Vjen gjoja me vonesë deri tek Ty, sepse në këtë lloj qeverisje (në këtë qeveri, në PS dhe PD, gjithashtu) dëgjohet vetëm Njëshi, që në këtë rast jeni Ju. Verbi juaj kërkon Besë, jo Ligji detyrim të pashmangshëm, për të gjithë.

‘’Arbri është sprova jonë, jo armiku i 83 mandateve që unë ua para-thashë si rrezik i madh...’’, ngulë këmbë në ligjëratën e vet kryeministri.

Harron se ai vet ‘’e parashikoi’’ këtë numër, 83-84 deputetë: në Kuç, si gjeneral fushatash elektorale të fituara pa kusht. Ata përreth jush, në sy të kamerave të televizioneve kobëtare, shpërthyen hohorama. Për shifrën tënde. Pasi u dhanë rezultatet, ata brohoritën edhe me ngadhënjyes, pa ditur se kjo shifër të duhej ty për ditë të vështira si këto së fundi!

Edhe këto ditë, pas Fjalimit programatik, ata rreth teje, që nesër do t’i akuzosh si ‘burokratë’ apo administratë arrogante, e shpërndanë atë sloganesh të pakripë, si kryepushtetërim të Fjalës suaj të PaTjetër.

A mund ta kemi paskëtaj ndjesinë e viteve më parë tuaj në opozitë kur, nëse do shfaqnin këtë servilizëm ndaj teje që atje poshtë shndërrohej në arrogancë ndaj ‘’Arbërve’’ të Lushnjës, ju do t’i përtallnit dhe do t’i nxirrnit me shkelma nga zyra juaj?!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page