Falenderim!
- Jul 18, 2020
- 1 min read

Fatmir Terziu
Për burrin e mirësjellur 80 vjeçar
i cili shtyn gruan e tij të lidhur në karrige me rrota
në Parkun “Rinia”
dhe buzëqesh në fytyrën e saj të zbrazët
ajo me dashuri
duke përkëdhelur arushin e saj prej pellushi të sapoblerë
tek tregu rom ngjitur me parkun,
ndërsa ai, me dashuri të barabartë, i mbështet gishtat
dhe shpreh me shikimin e tij se për të
Ajo është akoma personi më i mrekullueshëm
që kishte takuar vite më parë.
Për atë vajzë të vogël,
që e pashë jo si ditët e tjera,
lëkundej përgjatë trotuarit
në paterica të ndritshme, të verdha,
duke biseduar me nënën e saj,
zëri i saj kumbonte me të gjithë ngjashmërinë e flautit
dhe pjalmonte udhën e fëmijërisë,
përkundër këmbës së saj të futur në allçi.
Për atë vajzë të vogël
në një fotografi gazete nga Malësia
këmbëzbathur, por e veshur padyshim
me një veshje të motrës më të madhe
fustan që gati arrin këmbët e saj,
palë-palë, me një grusht të ngritur në tempullin e saj
dhe të tjerët në kërcin e saj
në një gjest të dhimbshëm
mbi varrin e babait të saj polic të vrarë
jo e vërtetë si plazmë pikëllimi mbi damarë
por zbavitje me lotët e patharë.
Dhe në fund të gjithë manikyristëve
të rrugës në Kryeqytet
të cilët i shpjegojnë gazetarit Shtetëror të Televizionit
me forcën e një energjie optimiste të sipërmarrjes së vetë
se si u ofrojnë qytetarëve
në rrugët me pluhur të çarshisë,
përmes katalogëve
dhe lustrimit të këmbëve dhe thonjve të gishtave,
mundësinë e vazhdueshme të stilit dhe bukurisë.


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Të godet emocionalisht kjo poezi, që nga strofa e parë, ku tregohet me ndjeshmëri të lartë poetike sesi dielli i dashurisë e bën të duket si parajsë edhe mjerimin, e duke vijuar me të tjerat që shpërfaqin pamje e gjendje njerzore tepër prekëse.
Nuk e di pse ende më pëlqen të besoj me naivitet që nëse shtetarët lexojnë të tilla poezi do të jenë më ndryshe!