Fahri Dahri: ÇAMËRIA E THESPROTISË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 53 minutes ago
- 3 min read

Thesprotia/Çamëria e sotme (përfshi të trija prefekturat) është e ndarë në njësitë administrative si më poshtë:
1.-Krahina Kastrisë, është në zonën veri
perëndimore të lumit Kalama, përfshin edhe 7 fshatrat Çame që ndodhen brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë. Në mesjetën e hershme krahina quhej Parakallamo.
2.- Krahina Ahuret e Filatit, është në veri të Filatit, përfshin vendbanimet: Ahuri i Baburit, Ahuri i Likut dhe fshatra të tjera. Ahuret e Filatit njihen edhe Akhouria.
3.- Krahina Shkalla e Zorjanit, është në lindje të Filatit, përfshin vendbanimet: Çiflik i Gurrëzës, Dolani, Fllomo, Golla, Gurrëzë, Karjan, Manxhar, Muzhakë, Palofshat, Picar, Pjadhul, Sklav, Sollopi, Zboqe.
4.- Krahina Gropë (e Kuçit), është në luginën e jugperëndimit të Gumenicës, përfshin vendbanimet: Arvenicë, Çiflik (Çiflikun e Nistës), Kuç, Nistë, Pllatare, Skopjonë e Vris.
5.- Krahina Grikat, është në veri- perëndim të Pramëthisë, përfshinë këto vend banime: Grykë (Grikë), Kajcanj, Nikolicanj, Psakë.
6.- Krahina Dang, është përqëndruar në prefekturën e sotme të Thesprotisë, rreth kryeqendrës së saj- Gumenicës, përafërsisht hapësira midis lumenjëve Thyamis dhe Acheron. Kufizohet me krahinat e Kastrisë në veri-perëndim, Shkallën e Zorjanit në veri-lindje; me krahinën Gropë në jug- perëndim. Dangu është e njohur si: Dág ose Dagȧvi. Lidhur me përbërjen etnike të Dagavit para L2B, sado shpifje, fallsifikime që janë kryer nga qarqet zyrtare dhe kishtare greke, në mohim të identitetit të tyre, nuk kanë gjetur strehë. E vërtetuar dhe e pranuar edhe në rrafshin shkencor, ajo zonë banohej tërësisht me banorë autoktonë të etnisë shqiptare. Këtë na e konfirmon edhe Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond* (1967), ka deklaruar në studimin e tij "Epiri: Gjeografia, Mbetjet e lashta, Historia dhe Topografia e Epirit dhe zonave ngjitur. Clarendon Press. f. 28": "Philippson vuri në dukje se popullsia në Dagavi, zona midis grykës së lumit Kalama dhe Nistës, ishte shqiptare në 1893 (P-K 2.1.98), dhe unë u sigurova për këtë kur isha atje në 1932". [Epirus: the Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas. Clarendon Press. f. 28. "Philippson noted that the population of Dagavi, the area between the Kalamas gorge and Nista, was Albanian in 1893 (P-K 2.1.98), and I was assured of this when I was there in 1932"].
7.-Krahina Shkalla e Sipërme, përfshin fshatrat rreth qytetit të Pramëthisë. Është e njohur edhe si Ano Skala.

8.- Krahina Shkallë e Poshtme, është përqëndruar rreth fshatrave Dhragumi (sot Zervohori), Kardhiqit. Shkalla e Poshtme, njihet edhe si Kȧto Skála.
9.- Krahina Sul, fillimisht përfshinte 4 fshatra, nga të cilat sot vetëm fshati Samonivë ekziston, ndërsa tre fshtrat Qafë, Navarik dhe Sul nuk ekzistojnë.
10.- Krahina Shkopet, përqëndrohet rreth vendbanimeve: Cangadhë (dele shterpë- në dialektin çam))*, Koricani (i Shkopetit), Kukël, Gllavicë. Ka bërë pjesë edhe në krahinën veri-lindore në Llakat e Sulit.
11.- Krahina Frar, e merr emrin e vet nga fusha e quajtur Frar, është në jug të Çamërisë dhe përfshin vendbanimet për rreth: Arcë, Beshere, Birbil, Cugnidhë (Cukunidhë- hithër-FD), Gliqi, Goricë, Hojkë, Jonuz, Kanallaq, Kastri, Klisurë, Koron, Koronopull, Leshe, Lëkurës, Mandukë, Manjë, Morfat, Muzhakat, Nemicë, Nihor (i Frarit), Potame, Spatharat, Spllancë, Stanovë, Taban, Trikopalk, Vllandoraq, Xarrë (i Frarit).
●●●
Këto janë krahinat e Çamërisë, por atje, në zbatim të parimeve "demokratike" greko-ortodokse, gjuha amëtare flitet vetëm brenda shtëpive. Përjashta shtëpive, siç thonë banorët çamë të moshuar, flitet gjuha greke-leksiko (gjuha e mësuar nga kisha greke, jo gjuha e nënës).
Theksoj me zë të fortë që të paktën raca shqiptare, të mos harrojë në mot e jetë shkaqet që perandoritë romake, bullgare, bizantine, osmane, bashkë me shtetet fqinje, nuk kanë lejuar shkrimin iliro-epirot-shqiptar dhe kufizuan të folurën e gjuhës sonë.
Ka shumë autorë, edhe grekë, që shkruajnë për masat drastike që edhe aktualisht ushtron shteti dhe kisha greke ndaj çamëve ortodoksë për mos përdorimin e gjuhës shqipe (çamërishten).
Historiani "grek" Baltsiotis, në librin e tij: "Çamët Muslimanë të Greqisë Veriperëndimore 2011", shkruan: "Gjuha shqipe dhe popullata e krishterë që e flisnin atë dhe ende duhet - duhej të fshiheshin gjithashtu, pasi që gjuha u perceptua si një kërcënim shtesë për "greminën e tokës". E folura në dialektin çam nga çamët e krishterë, mund të përdoret vetëm si një dëshmi e tyre në lidhjen me muslimanët, duke krijuar kështu një vazhdimësi të jo-greqisë".
Më qartë se kaq nuk ka se si të spjegohen vrasjet, masakrat, gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Urrejtja etnike greke, vazhdon ushtrimin edhe sot ndaj çamëve ortodoksë që të mos e flasin çamërishten. Kjo sepse gjuhën shqipe, që flitet fshehurazi ende në rajonin e Çamërisë, shteti Grek e quan kërcënim shtesë. Nëse ajo gjuhë do lejohet të flitet, sigurohet vazhdimësia e lidhjes së etnisë mes çamëve myslimanë me çamët ortodoksë. Kjo vazhdimësi, rrëzon konceptin e kombësisë "po je ortodoks, je grek". Më e plotë, frika greke qëndron në ruajtjen e një vazhdimësie të jo- Greqisë.
Shënim: Shkëputur nga libri: “Thesprotia thesar i gjallë pellazgjik”. fq. 49,50, 51,52). Botim- Nëntor 2025.
Studiues: Fahri Dahri









Comments