top of page

Fahri Dahri: Në ndihmë të miratimit të njësive bashkiake

  • 15 hours ago
  • 1 min read

PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE TË BASHKISË SË KONISPOLIT


Njësia administrative e Konispolit, detyrimisht duhet të jetë përsëri Bashki. Ajo identifikon një rast të veçantë, si e tillë kërkohet dhe trajtim i veçantë për shkak të identitetit të saj historik, kulturor, me bagazh të vyer që nga antikiteti dhe që ka ditur ti ruaj, ti mbrojë dhe sot mbas heqjes së perdeve ogurzeza të stisura nga shteti grek dhe i pasuar nga shteti shqiptar deri në vitin 1991, po shpalos kulturën, traditat, zakonet dhe etninë e një pjese të popullsisë shqiptare, e cila është shkëputur nga trualli Amë dhe që u masakrua nga shteti Grek. Në këto kushte komisioni duhet të kuptojë veçorinë e kësaj njësie e cila në kushtet e sotme gjeopolitike përfaqëson jo vetëm vlerat e veçanta të Çamërisë, por i jep jetë dhe gjallëri një njësie e cila në një farë mënyre përfaqëson një rajon të tërë që po bëhet çmos për ta zhdukur nga historia.

Lutemi anëtarëve të komisionit të ndërgjegjësohen përpara këtij fakti të lartë historik dhe atdhetar .

Me respekt Fahri Dahri.

Tiranë, më 20/07/2026

Shkrimet e fundit

bottom of page