top of page

Fahri Dahri: Nuk i kam dhënë dot "dum"...

  • 1 day ago
  • 3 min read

NË MBËSHTETJE TË ARTIKUJVE TË Z.KORAB  RASHITIT

     (dt.12/08/2026 në fb).

Të vërteta të hidhura të ndodhura dhe që vazhdojnë të ndodhin në qenien dhe ndërgjegjen e kombit shqiptar.

Nuk i kam dhënë dot "dum", duke i ditur këto që shkruan z. Korab dhe ato që dimë se në drejtimin e perandorive romake bizantine dhe atë osmane kishte mjaft personalitete me origjinë shqiptare që e drejtonin. Habitem si arrinin të nxirrnin ferman pas fermani perandorët dhe prijësat e shteteve fqinjë, përfshi kishtarët që, gjuhën dhe shkrimin tonë e mallkonin dhe e ndalonin të flitej, ndërkohë pranonin aftësitë drejtuese shtetërore dhe fetare të personaliteteve

me origjinë iliro-arbërore! 

A nuk duket qartë paradoksi? Po! Është mëse i qartë!

Atëhere pse ka ndodhur dhe vazhdon ky kontrast i pa parë kundër etnisë dardano-

arbërore- epirote?

Zotërinj! Lindja e këtij paradoksi mbi 2.000 vjeçarë tregon se jemi në përballje me një enigmë shumë të thellë. Përballemi në mijëvjeçarë me qendrim të njëjtë shfarosës, asimilues dhe vrasës prej të gjithëve, vetëm kundër nesh.

Do arësyetoj disa raste që mundet të paragjykohen:

a)- Besimi fetar? Nuk mendoj se rrjedh nga besimi fetar. Jo nuk ka lidhje primare. Nuk

arësyetohet si kundërshti fetare, pasi të gjithë pushtuesit, në një mënyrë a një tjetër kanë imponuar tek ne besimin e tyre. Në këtë kënd vështrim populli ynë ka pranuar besimet e ndryshme, nga paganë në të krishterë, katolikë, myslimanë, ortodoksë e sektet e atyre  besimeve.

b)- Fenomeni është shumë i veçantë, por dhe tepër shqetësues, ndaj kërkon studim serioz, të paanshëm dhe konkludim real. Për këtë kërkohet impenjim nga dijetarë, shkencëtarë të paanshëm. Si nga dijetarë të lindjes dhe të perëndimit, shkencëtarë të vërtetë, që ta parësojnë këtë zbulim enigmatik. Nuk është

thjeshtë një kundërshti, por është një kundërvënie mbi 2.000 vjeçare, me nisje

andej nga shekulli IV dhe i III para Krishtit.

Profesionalisht arrij të konstatoj fenomenin, por për të arritur tek shkaqet e fenomenit, që deri sot mbetet enigmë: “Pse të gjithë kundër etnisë shqiptare”?, duhet impenjim gjithpërfshirës, nga Akademia e Shkencave, ku militojnë akademikë me dije në fusha të ndryshme shkencore dhe me buxhet.

Në fenomenin që trajtohet u arrit se nuk ka ndikim besimi fetar. Po ashtu ka shumë shkrime dhe idera ku kundërshtia ndaj nesh vjen nga vetvetja. Në dijenitë e mia ky arësyetim nuk është vetëm fenomen shqiptar. Marrëzira brenda të njëjtit popull, fis apo dhe brenda familjeve janë të vërtetuara ekzistencat tek të gjithë popujt.

c)- Ndoshta enigma ka lindur kur perandoria Ilire, zotëruesja e detrave të Adriatikut dhe Jonit, ka ndikuar me piraterinë kundër Romës? Nuk e di, le të studjohet!

ç)- Mos vallë lidhet me egon, zilinë kundër genin tonë parësor etnik?. Një gen i veçantë, me zgjuarsi natyrale të trashëguar, i besës, i pa nënështruar, tolerant, asnjë rast historik për pushtim trojesh të të tjerëve!.

d)- A po meqë ilirët dhe arbërorët kanë udhëhequr në perandorinë romake, bizantine, osmane dhe si e tillë ka lënë ndonjë gjurmë tek popujt e ndryshëm për hakmarrje? Ndoshta duhet konsultuar me historitë e popujve të tjerë!

Pyetje të tilla mundet të ketë plot. Por nuk duhet të mbeten vetëm si pyetje. Ato duan përgjigje shkencore, serioze, pasi arrihet në zbulime të rëndësishme, që ndoshta shpien në embrione të veçanta të dy shoqërive njerëzore (NE dhe ATA). 

Shpresoj që konstatimi të ndikoj pozitivisht në impenjimin serioz të Akademisë së Shkencave dhe institucioneve shkencore shtetërore dhe studime të pavarura.

Uroj të merret seriozisht me zbulimin e enigmës: “Pse të gjithë kundër etnisë shqiptare"!

Respekte. Fahri Dahri.

Tiranë, më 14/08/2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page