top of page

Eshref Ymeri: Ka shumë të drejtë intelektuali  nacionalist Skënder Kapiti 

  • Feb 19
  • 2 min read

Prof. Dr. Eshref Ymeri

 

            Ditën e sotme (18 shkurt 2026), analisti i njohur politik, zotëria i nderuar Skënder Kapiti, ka botuar në internet shkrimin me titull “Shqipëria shumë e “ftohtë” ndaj Festës së Pavarësisë së Kosovës”.

            Kjo “ftohtësirë” e atdheut amë nuk është e rastësishme. Ajo ka një prapavijë shumë të hershme, me zanafillë në vitet e Luftës II Botërore. Në një informacion, të botuar në internet, flitet për krimet kundër dardanëve gjatë dhe pas luftës. Aty thuhet:

            “Popullit nuk iu dha asnjë njoftim, nuk dihej se sa ishin vrarë, në ç’rrethana, ku dhe sidoqoftë fakt ishte se 8 000 shqiptarë u vranë me miratimin e krerëve të Partisë Komuniste të Shqipërisë” (Citohet sipas: “Masakra e Tivarit, raporti i Haxhi Lleshit dhe dëshmitarët”. Faqja e internetit “Koha”. 13 prill 2025).

            Pra, pikërisht krerët e Partisë Komuniste të Shqipërisë, të kësaj agjenture në shërbim të Jugosllavisë titiste, me në krye Enver Hoxhën, argatin e Beogradit, ishin ata që bashkëpunuan me ushtrinë jugosllave për kryerjen e masakrës së Tivarit.

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani i nderuar Kastriot Dervishi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruan:  

“Kryeministri i Shqipërisë, Enver Hoxha, vizitoi anekënd Jugosllavinë, me përjashtim të trevave shqiptare, në datat 23 qershor - 2 korrik 1946. Pasi ç’nuk tha për “miqësinë e përjetshme” të “popujve vëllezër”, më 27 qershor 1946, Presidenti i Presidiumit të Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, Ivan Ribar, i dorëzoi urdhrin e Heroit të Popujve Jugosllavë... Me atë çfarë i bëri popullit shqiptar, ai e meritoi plotësisht dekorimin si hero i popujve jugosllavë”. (Citohet sipas: Kastriot Dervishi. “Diktatori Enver Hoxha u dekorua Heroi i Popujve Jugosllavë”.  Faqja e internetit “tiranatoday”. 23 tetor 2017).

Dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila i ndërroi paskëtaj emërtimet e veta, si lavirja dashnorët, deri në parti socialiste, e vazhdoi traditën e tradhtisë së krerëve të saj ndaj vëllezërve tanë dardanë, si Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu etj., deri te tradhtari me damkë Edi Rama, i cili i serviloset dhe i lëpihet Vuçiçit, sikur të ishte ndonjë qen rrugësh. Ishin pikërisht këta krerë tradhtarë, me Fatos Nanon në krye, të cilët, në vitin 1999, në kulmin e luftës së popullit dardan kundër bishës fashiste serbe, nuk ndërmorën as edhe një hap të vetëm, për t’i ardhur në ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, paçka se në Veriun e Shqipërisë ishin të dislokuar 1200 tanke.

Pra, i nderuar dhe i respektuar miku im Skënder, krerët tradhtarë komunistë dhe neokomunistë në Republikën e Shqipërisë, për turpin e tyre, “ftohtësinë”  ndaj Republikës së Dardanisë, e kanë kultivuar me shumë kujdes gjatë një periudhe 85-vjeçare (1941-2026).

S’kemi ç’bëjmë, Skënder i dashur. Siç e dini shumë mirë, Konica i Madh ka thënë:

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët”. Dhe ky, sipas të gjitha gjasave, duhet të jetë një mallkim hyjnor. Sepse jo më kot, Nënë Tereza, kur po largohej, para se të ngjiste shkallët e avionit në Rinas në gusht të vitit 1997, ngriti kokën nga qielli dhe tha:

“O Zot! Hiqja mallkimin popullit tim!”.

 Kaliforni, 18 shkurt 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page