top of page

ERËRAT E STINËVE…


Iliriana Sulkuqi

ERËRAT E STINËVE…

“LUK”- u i MASKAVE

(O varri im, ku je? E vetmja prehje pa dhimbje që dhemb brenda strehës se vet…)

1. Çehov,

“Vallëzova” me ty në “ballot me maska”, ku dashuria fshihej drithëruar dhe valsi dehej i lumtur…

Çehov, sot, të gjitha dashuritë tremben nga maska Halluin-i, sapo bie nata e turbullt… Falmë, nëse nuk të gjej dot…! U takofshim në qiellin tonë…

2. Pickatorja…( Piskatorja)

Asnjëherë nuk të përdora për vetullat, por gjithënetëve mes dy gishtrinjve të mpirë më duhet të të shtrëngoj… Ca gjemba, në të vrapuar të ditëve, kur shpirtin ma shpojnë - vetëm ti, m’i shkul me gjithë rrënjë…

3. E shkuar pa…

Ta rrëmbeva mendimin ende pa zbritur në përplasjen e fjalëve midis buzëve ku formëzohen pikëpyetjet si kërrabëza akulli… E shkuar- pa të tashme, pa të ardhme…

PËRNGJASJE…

(Faleminderit Zoti im për kopështin zoologjik, ku ne, vdektarët shihemi si në pasqyrë…) 1. Majmun, ah, sikur të isha vërtetë si ti, degë më degë të kësaj bote të përgjumur do të thërrisja: qënkeni bërë si unë…

2. Gamile(Devè), Sa më ngjaka me ty, moj e mjerë, Vendi im. Mbi shpinë i mbetën mbretër, diktatorë, miliarderë…

Mos u trashëgoftë thatësira ku ti shkel, ASNJËHERË…

3. Papagall, Pse bëhesh gjysma ime brenda meje, pa lejen time, më përflet me zë të lartë…? Jashtë, nga vetja ime përballë meje, jashtë… Me statusin e heshtjes më pret një varr.

Iliriana- sot e përgjithmonë, Brooklyn,NY,10janar 2019

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page