top of page

Ervina Toptani: VLERA


ree

Mësova të fitoj pasi humba shumë herë, pasi derdha lot pafund, por me kohën buzëqeshja erdhi duke u ravijëzuar në fytyrën time sërish.

E njoh aq mirë botën tokësore sot sa tani shikoj vetëm nga qielli. Kam prekur fundin aq shumë herë saqë sa herë bie, e di tashmë që nesër do të ringrihem përsëri.

Më mahnit natyra njerëzore, ndaj kam vendosur të jem vetvetja.

M’u desh të njihja thellë vetminë për të mësuar të rrija me veten time dhe për të zbuluar se në fund të fundit jam një shoqëri e mirë dhe për veten mjaftoj.

U përpoqa të ndihmoja të tjerët aq shumë herë, sa mësova ta bëj vetëm kur kjo gjë më kërkohet.

Kam kërkuar përsosmërinë në gjithçka që bëja por kuptova se asgjë nuk mund të jetë e përsosur e në fakt kështu duhet të jetë.

Bëj vetëm atë që duhet, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe leri të tjerët të bëjnë çfarë të duan.

Pashë kaq shumë ujqër, tigra, hiena e qen të vraponin pa drejtim, shpesh duke ndjekur e ngrënë njëri tjetrin, saqë mësova të jem breshkë, të mos i përzihem garës së "të shpejtëve" të uritur, por të vlerësoj udhëtimin.

Mësova se në këtë jetë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes ndaj shijoj momentin dhe atë që kam.

Mësova se askush nuk më përket dhe se ata do të qëndrojnë me mua deri ditën qē do t'ju duhem a që ata do të dëshirojnë.

Kushdo që është vërtet i interesuar për mua, do të ma tregojë në çdo rast që i jepet e madje do ta bëjë këtë edhe kur të tjerët të jenë kundër.

Mësova se miqësia e vërtetë ekziston, por nuk është e lehtë për t'u gjetur.

Se ai që të do, do të ta tregojë gjithmonë, pa pasur nevojë t’ia kërkosh.

Se të jesh besnik nuk është një detyrim, por një kënaqësi e vërtetë kur dashuria është e vetmja gjë që të ka pushtuar shpirtin. 

Kjo është jeta. Jeta është e bukur me uljet dhe ngritjet e saj, me gëzimet e dështimet e saj.

Mësova të jetoj dhe të shijoj çdo detaj, mësova nga gabimet, por nuk jetoj duke menduar për to sepse zakonisht janë kujtime të hidhura që të pengojnë të ecësh përpara, pasi ka dhe gabime të pariparueshme që fatkeqësisht i bëjmë në jetë.

Plagët e thella nuk fshihen kurrë nga shpirti, por ndonjëherë gjendet dikush që t'i lehtëson ato.

Mos u përpiq shumë të bësh që gjithçka të shkojë mirë sepse gjërat më të bukura në jetë ndodhin kur ti nuk i pret. Mos u lodh shumë për t'i kërkuar, janë ato që të gjejnë ty zakonisht.

Përktheu: Ervina Toptani

1 Comment


Guest
Apr 17

Nje perkthim qe vlen shume . Jane sprehje filozofike , qe perkthysja ka gjetur formen me te mundeshme , per te na bindur ne, lexusit . Me aq sa e njoh kete art te shprehuri , rralle mbaj mend perkthime koncize . E meriton falnderimin e nje lexusi . I. Foto

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page