top of page

Ernest Koliqi, themelues i tregimit modern


Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vilhelme Vrana Haxhiraj


Ernest Koliqi, themelues i tregimit modern, 45 vjet i ndarë nga jeta

Elitë e mohuar, fragment nga libri im “Elitat e mohuara...,Krenari Kombëtare”(f.141-145)

Ernest Koliqi Shkodër, (20 maj 1903,- Romë, 15 janar 1975)Ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe pedagog.Ernest Koliqi, shkrimtari, publicisti, politikani që parashikoi rënien e komunizmit qysh më 1973 me dramën “Rrajët lëvizin.”

Kolqi izitoi Kaninë kur ishte mësues në shkollën Tregtare ,Vlorë,për të cilën shkroi këto vargje:

Për Kaninën Perëndia,

kur e pa si diell mi det,

tha:

jo, nuk është nga veprat e mia.

Këtë mrekulli mbi tokë,

dikush tjetër e ka bërë

do ketë qenë një tjetër Zot!

Ernest Koliqi

Nuk janë të shumtë shkrimtarët tanë, emri i të cilëve të njihet aq mirë në shtresat letrare të Shqipërisë, sa njihet ai i Koliqit. Të pakët janë ata, që veprat letrare të të cilëve të jenë shtrirë në hapësirat kombëtare, anekënd Shqipërisë, sa ato që mbajnë emrin e Koliqit. Ato gjenden në faqet kulturore, në gjithëfarë botimesh, nëpër fletore e revista të ndryshme. Duhet thënë se disa prej tyre janë themeluar e janë mbajtur prej vet Koliqit. Në botime veprash që me dashje apo pa dashje, janë të pacaktuara për të zënë një vend të dukshëm në historinë e letrave tona.

“Vetëm një popull i kulturuar ka të drejtë t’i kërkojë të drejtat e veta dhe t’u imponohet të tjerëve”!E.Koliqi

Ernest Koliqi, lindi në kryeqendrën e kulturës kombëtare, në Shkodër, në një kohë kur Rilindja Kombëtare kishte bërë një punë të madhe për gjuhën shqipe, hapjen e shkollave shqipe, gjë që solli rizgjimin e shqiptarëve për krijimin e shtetit shqiptar. Si njeri që i përkiste fushës së arsimit dhe kultures ai ka dhënë ndihmesën e tij të çmuar si mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg. Kurse si ministër arsimi në qeverinë Vërlaci apo si botues dhe pedagog, ka dhënë ndihmë maksimale për hartimin programeve shkollore dhe teksteve mësimore, si dhe në zhvillimin e arsimit në parametrat e vendeve perëndimore. Koliqi

bashkë me Mitrush Kutelin cilësohen si bashkëthemelues të tregimit modern shqiptar. Ndërsa në politikat arsimore ka meritë të madhe për dërgimin e 200 arsimtarëve më 1944-1945, në trojet e lira të Shqipërisë. 

“Vetëm një popull i kulturuar ka të drejtë t’i kërkojë të drejtat e veta dhe t’u imponohet të tjerëve”! Ernest Koliqi

Ernesti lindi në Shkodër, i biri i Shan Koliqitdhe i Ages së Cuk Simonit, nip në familjen Parruca, familje tregtare shkodrane shumë e pasur. Me origjinë ishte nga Dukagjini. Mbiemrit Kol-aj iu shtua prapashtesa (iqi) dhe u quajt Koliqi. Ky ndryshim u bë për shkak të marrëdhënieve tregtare me Malin e Zi. Ernesti ishte fëmija i dytë pas Mikelit që u shugurua Kardinali i parë shqiptar. Pas tij vinin tre vëllezër e dy motra.

Mësimet e para i mori në Kolegjin Saverian të Jezuitëve. Më1918 shkoi me studime në Itali. Studioi në kolegjin jezuit "Cesare Arici" në Breshia, më pas në  Bergamo. Me shokët nisi botimin e gazetës “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), ku botoi poezitë e para në italisht. Pas  dështimit të Kongresit të Lushnjës, u kthye në Shqipëri, përvetëson shqipen me ndihmën e L. Gurakuqit, me anë të të cilit njihet me rininë e kohës: K.Thaçi, L.Ashiku, Sh.& K.Gurakuqi,  Dom Lazër Shantoja, Kolë Kamsi... Më 1921 fitoi çmimin e parë në konkurs me një poezi për himnin kombëtar. Ky çmim u dha nga juria e përbërë prej P.Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqite Mid’hat Frashërit.

Në mars-prill, si përfaqësues i shoqërisë kulturore "Rozafa" merr pjesë në një mbledhje me Anton Harapinnga shoqëria "Bogdani". Në takim u formua grupimi “Ora e Maleve”" nën drejtimin e Imzot L Mjedjës. Pas Lizjes së Qershorit, L. Gurakuqi e thërret në Titranë si sekretar personal. Aderon në shoqërinë "Bashkimi"të themeluar prej Avni Rustemit, që tashmë drejtohej nga  Llazar Fundo. Kalon sekretar në min. e Brendshme, ku ministër ishte kolonel Rexhep Shala. Triumfi i legalitetit bëri që të mërgojë në Kroaci, ku studioi gjuhë- letërsi serbo-kroate. Qëndroi për dy vjet në Tuzla të Bosnjës, ku punoi me shumë shqiptarë nga krerët e maleve.

Më 1928 gjendet në Bari të Italisë mes Bahri Omarit, Sotir Pecit, Sheh Karbunarës dhe Kostë Paftalit. Në Zarë të Dalmacisë botoi përmbledhjen e parë me novela më 1929, ku ishte edhe miku i tij në ideale e në gjuhësi, Mustafa Kruja. U kthye në atdhe dhe nis punë si mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë më pas në Gjimnazin e Shkodrës (1930-'33), ku mes të tjerëve do t'iu jepte mësim Petro Markos(në Vlorë) dhe Lazër Radit( në Shkodër). Më 1933 lë mësimdhënien dhe nis studimet universitare në Padova. Gjatë periudhës 1934-'36 ishte pjesëtar i grupit botues të të përkohshmes "Illyria"të  I. Totos, ku do të botonte poemthin në prozë “Quattuor, ku në “Illyria” më 1935 zbulohet Migjeni me vjershën "Të lindet Njeriu" . Më 1936 e emërojnë Lektor të Shqipes në katedrën e Albanologjisë të drejtuar nga gjuhëtari c Tagliavini. Më 1937 mer doktoraturën në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”)falë mbledhjeve që kishte bërë P.B. Palaj, tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë, si Norbert Jokli, Masimilian Lambertzetj. Transferohet nga Padova në Romë tetorin e 1937 si lektor i shqipes.

Më 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. E ndërpreu detyrën në vjetët në vitet1939-'41, sepse u emërua Ministër Arsimi në qeverinë Vërlaci nën pushtimin italian.

Pavarësisht rrethanave, Koliqi shfrytëzoi deri në skaj mundësitë që i jepte zyra e tij. Panë dritën e botimit tekste shkollore shqipe e libra më shumë se ç'qenë botuar prej vitit 1912 e deri atëherë: botimi i historisë së letërsisë në dy vëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë”; vijoi botimi i përmbledhjeve të folklorit “Visaret e kombit”. Bashkë me Mustafa Krujën dhe Pater Zef Valentinin thirri në Tiranë Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptarenë vitin 1940 prej ku lindi Instituti i Studimeve Shqiptareme qendër në Tiranë, pararendës i Akademisë së Shkencave. Themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të 1940, si organ i mendimtarëve dhe shkrimtarëve të kohës. Në shtatorin e vitit 1941 nisi mbi 200 arsimtarë të Normales së Elbasanit drejt Kosovës. Nga martesa me arsimtaren Vangjelije Vuçanipatën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën. Në vjeshtën e 1943 prej Tivarit shkoi në Itali me familjen, u vendos në Romë ku vazhdoi punën si pedagog i në Universitet.U emërua Ambasador në Vatikan, i fundit para regjimit që do të vinte. Si mësoi për kapjen e Petro Markos nga gjermanët, ndërhyri dhe i shpëtoi jetën. Jo vetëm atij por përmes miqve italianë ai shëtoi jetën e shumë shqiptarëve në Ventotene, mes të cilëve edhe Isuf Luzaj mësues i Tregtares, i cili u dënua bashkë me studentër e Vlorës. Më 6 nëntor 1946 krijohet partia  Blloku Kombëtar Indipendent që drejtohej nga Koliqi, dr. Ismail Vërlaci, Gjon Marka Gjoni dhe Ndue Gjon Marku. Në mars të 1947 -1959 themeloi dhe botoi të përkohshmen “L’Albanie Libre”. Më pas “Lajmëtari i të Mërguemit”.

Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi u emërua presidenti i tij.

Themelon të përkohshmen letraro-kulturore “ Shejzat” (it. “Le Pleiadi”)që e drejtoi për 18 vjet; e përkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Në vijim të traditës publicistike që la n'atdhe me "Shkëndijat", penat e vjetra dhe të reja kultivonin kulturën shqiptare në mërgim të pandotur nga ideologjia me të cilën përlyhej në atdhe.Koliqi Shkruan: “Shêjzat shërbyen si tribunë informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”. 

Më 4 Maj të 1969 i vdes bashkëshortja Vangjelija, mungesa e së cilës përshpejtoi fundjetën e tij. Vdes në shtëpinë e tij në Romë më 15 Janar 1975 dhe u varros në datën 18, i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme.

Koliqi i nxitur nga Gurakuqishkruajti poemthin e parë dramatik, "Kushtrimi i Skanderbegut" botuar në shtypshkronjën "Nikaj", Tiranë më 1924. Botoi përmbledhjen e 12 novelave "Hija e Maleve", botuar në Zara më 1929.

Boton më 1932 vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie të Fishtës, një antologji me 280 faqe që u përdor menjëherë si tekst letërsie në gjimnazin klerik të Shkodrës dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Danten, Petrarkën, Arioston, Tason. Vjershat e veta i përmbledh në vëllimin “Gjurmat e stinve” më 1933, ku paraqiten me një frymë krejt të re skenat e jetës shkodrane. Ndërsa, autodafeja e vendosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në fushë të mendimit estetik shqiptar. 1935, Itali - Pas suksesit të vëllimit të parë me tregime, boton një libër me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh”me lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetesës së popullit tonë, sidomos të atij të qytetit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problematikat sociale që prekin veprën gjithnjë i nënshtrohen një analize të thellë psikologjike. Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie nga Tagliavini. Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër italianëve të tjerë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht çmonte Giosuè Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D'Annunzio-n. Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur por nuk u botua.” Tregtar Flamujsh” u botua më  (1935) dhe “Pasqyrat e Narçizit “(1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili i japin frymëmarrje të re letrave shqipe.

Bashkëpunoi me revistat “Hylli i Dritës “ e françeskanëve, “Leka” e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare”e Branko Merxhanit, “Minerva”, e Nbil Çikës, “Besa” etj. Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (Sonetit) .

Nis të botojë nga viti 1954 deri më 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane” -eEtënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike. Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij. Më 1959, boton vëllimin “Kangjelet e Rilindjes(“I canti della Rinascita”) me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. Më 1960, boton romanin “Shija e bukës së mbrûme” për të cilin Koliqi vetë shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të nji të riut shqiptar flakrue jashtë atdheut nga pasojat e së dytës luftë botnore.” Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi” (“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarët”).1963 - Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”) ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë evropiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936) ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit. 1965 - Del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. 1970 - Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve”, botuar për herë të parë në fletoren "Gazeta Shqiptare", Bari- 1936). Më 1972 - boton vëllimin “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze. Një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve. 1973 - Vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malcis, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961 kur përktheu këngën XXVI; më 1971 këngët XII-XIII-XIV dhe XV). Më 1983 historia e letërsisë shqipe i referohet pasivisht , duke e denigruar,si "Koliqi tradhëtari".

Diktatura komuniste e ka quajtur tradhtar, gjithsesi Ernest Koliqi është vlerësuar nga bota për vlerat që ka dhënë si përparësi në fushën e letërsisë.

Çmime dhe Mirënjohje:

-Medalje ari nga Shoqëria “Dante Aligheri”;

-Ylli i artë për Meritë të Shkollës;

-Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane;

-Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat;

-Anëtar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet;

-Anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut; A

-Anëtar Nderii Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare;

-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kososvë.


106 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page