top of page

Emi Krosi: Miti dhe epika, si argëtim intensiv, në romanin e Fatmir Gjestilë-s.


 

 

Afirmimi i letërsisë fëminore në Shqipëri, si njësi e letërsië tonë kombëatre, tashmë është një dëshmi dhe ka fituar statusin e gjinisë letrare më të dashur, jo vetëm për fëmijët por dhe për lexuesit e mëdhenj. Në këtë mjedis, vjen dhe autori i shumë librave për fëmijë dhe të rritur Fatmir Gjestial me romanin “Zogu i agut të bardhë” (Gjestila: 2023) Autori ka një biografi të pasur, por është pjesë “e letërsisë së provincës” apo pjesë e “letërsisë minore”. Në nivelin e studimit të kësaj letërsie nuk ka ndonjë studim të tillë, (as brenda dhe as jashtë), por veprat letrare, nuk kanë përcaktesa “të mëdha” apo “të vogla”, sepse në kuadrin e studimeve letrare nuk ka ndonjë formulë të pëcaktuar mes shkrimtarisë dhe letërsisë. Sipas kritikut frëng (Roland Barthes) për studimin e letërsisë, ka disiplina të ndryshme me objekt e metodë të ndryshme, kur objekti është krijimi letrar, kurse metoda, është kërkimi psikologjik (Barthes: 2002: 179),  prej të cilave marrëdhënia mes njeriut të zakonshëm dhe artistit janë shumë të ndryshëm, se ky i fundit pasqyron përmes imagjinatës artistike, ku shumë herë krijuesit, historikisht, që nga lashtësia janë edhe anonimatë, edhe minorë, edhe individë me fuqi hyjnore artistike dhe krijuese, sepse edhe ato krijues, janë shprehje të një kolektiviteti të caktuar.

 

HISTORIA BOTËRORE E LETËRSISË PËR FËMIJË

 

Historia botërore e  letërsisë për fëmijë  është shumë e hershme. Letërsia për fëmijë mund të vërehet në tregimet tradicionale si përralla, që janë identifikuar si letërsi për fëmijë vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe këngët si pjesë e një tradite më të gjerë gojore, që të rriturit ndanin me fëmijët përpara se të ekzistonte veprimtaria botuese. Zhvillimi i letërsisë së hershme për fëmijë, përpara se të shpikej shtypshkronja, është vështirë të identifikohet. Edhe pasi shtypja u përhap, shumë përralla klasike "për fëmijë" u krijuan fillimisht për të rritur dhe më vonë u përshtatën për një audiencë më të vogël. Që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, shumë vepra letrare, janë shkruar veçanërisht për fëmijët, shpesh me një mesazh moral ose fetar.

Letërsia për fëmijë ose letërsia për të mitur përfshin tregime, libra, revista dhe poezi që janë krijuar për fëmijët. Letërsia moderne për fëmijë klasifikohet në dy mënyra të ndryshme: zhanri ose mosha e synuar e lexuesit.

Përsa i përket kategorisë së moshave (Anderson: 2006: 8) ndahet në tri:

-       letërsi për fëmijët e mitur (përfshin përralla, revista ilustrative dhe libra metodikë),

-       letërsi për moshën e ulët shkollore (libra me poezi, romane në prozë ose poema, por

edhe libra jo ficion apo me “aventura” kafshësh): “Përrallat” nga Hans Kristian Andersen , apo edhe libri: “Aventura e Lizës në botën e çudirave”, një libër që u popullua edhe (falë filmit për fëmijë, me aventurat dhe fantazitë në botën e çudirave të një vajze të quajtur Liza),

-       libra për adoleshentët: (kryesisht libra më me shumë fantazi sidomos fantashkencë), siç

 janë: “Aventura e Tom Sawyer”  i (Mark Twain), po edhe libri i shkrimtarit italian (Carlo Collodi) “Aventurat e Pinocchio-s apo libri tashmë i ndërkombtarizuar “Harry Potter i (JK Rowling), si libri më i mirë për fëmijë që ndërton një histori, si tekst që përfaqëson kulturën e fëmijëve (Reading: 2006 :48), letërsia fantastike për fëmijë, pra, është bërë më komplekse dhe e sofistikuar duke sjellë dhe një evolucion të këtij zhanri. 

 

FILLESAT E LETËRSISË PËR FËMIJË NË SHQIPËRI

 

Kurse, historiku i letërsisë shqipe për fëmijët fillon me poetin tonë kombëtar Naim Frashëri duke vazhuar me shumë emra të tjerë, deri tek brezi i viteve ‘70/’80 me emra si : Odhise Grillo, Xhevat Beqaraj, Adelina Mamaqi, Tasim Gjokutaj etj. Edhe prozatorët për fëmijë si:  Bedri Dedja, Gaqo Bushaka etj. Një ndër problematikat sot, është se botimet për fëmijë janë të rralla, pasi leximi duhet shtrirë edhe më përtej metropolit (kryeqytetit), por edhe adresimi shumë herë i gabuar nga mësuesit (ndaj librave të huaj), që fëmijët të lexojnë edhe në zonat rurale, por rritja e tvsh-së së librit, botuesit, shkrimtarët dhe ilustratorë shprehen se: letërsia shqipe për fëmijë është në zgrip (Dedja: 2019). Akoma, Gaqo Bushaka, mbetet autori më i lexuar për fëmijët e vegjël por edhe të rritur. Kurse Viktor Canosinaj, mbetet autori që shkruan kryesisht libra për adoleshentë, dhe preferohet nga kjo moshë. Pas viteve ’90-të, letërsia për fëmijë kaloj një periudhë të gjatë në “heshtje”dhe në udhëkryq. Por, edhe pse shumë pak libra janë cilësorë, shumica me ca improvizime fillestare, me shtesa të llojllojshme apo me nivele të ulta dedaktiko-mësimore, duke ndikuar edhe tregu i huaj, përkthimet që shpeshherë bëhen nga autorë, me plot difekte në gjuhë dhe tematika të trajtuara me mjaft vështirësi për lexuesit e vegjël. Ka ndoshta shumë pak si: Bedri Dedja dhe Astrit Bishqemi, që janë edhe “farëhedhësit”e një bazë të studiuesve dhe të themeluesve të një kritike të mirëfilltë letrare, në këtë lëmi. Në fakt edhe letërsia për fëmijë në Kosovë ka një ngecje edhe më të madhe (me pak botime minore), por edhe urat e komunikimit me Shqipërinë, ka qenë të zbehta, se njohja është e paktë, mosnjohja ka më shumë sipërfaqe (Bushati: 2022). Jo vetëm pengesat, por edhe mosnjohjet e tematikave, problematikat e fëmijëve të sotëm janë “njolla” dhe “hije” me shumë “zona të errëta”, sidomos tek letërsia për të rinj. Kjo letërsi shkruhet më pak, lexohet akoma dhe më pak (se ky targetgrup lexuesish janë “idhtarë” të rrjeteve sociale dhe modeleve që ndjekin), duke braktisur librat dhe leximin, (madje dhe librat e detyrueshëm shkollorë). Ata pak tekste letrare, ose janë imitime ose kanë tema të përsëritura. Dilemat, frikërat ndaj letërsisë për fëmijë ose më mirë paragjykimet, a nuk përkojnë edhe me thënien e Croce-s, se ajo letërsi mbetet e nënvlerësuar dhe nuk do të jetë kurrë art i vërtetë (Croce 1974: 116). Përsa i përket letërsisë së fëmijëve në Kosovë, përpos historisë në këtë lëmi të shkruar me emra, si: Rifat Kukaj, Ymer Elshani, Agim Deva, Rrahman Deda, Abdulla Thaçi, Gani Xhafolli, Xhevat Syla, kriza e shkrimtarëve të rinj, është një sfidë edhe për lexuesit e vegjël kosovarë. Kjo, sepse fëmijët janë një hap para shkrimtarëve, të cilat akoma nuk i kanë cekur disa tema të moshës dhe kohës. Por, një brez i ri letrarësh për fëmijë (kryesisht mësues), po mëtojnë t’i afrojnë lexuesve të vegjël, me libra për të gjitha moshat (Krosi:), duke përdoruar edhe fushën e mendimit dhe zhvillimit kognitiv i referohet ndryshimeve afatgjata në këto procese (edu-cognitive-development-the-theory-of-jean-piaget), ku [Piaget besonte se të mësuarit vazhdonte nga ndërveprimi i asimilimit (përshtatja e përvojave të reja për t’iu përshtatur koncepteve të mëparshme), akomodimi dhe rregullimi i koncepteve për t’iu përshtatur përvojave të reja].

 

ELEMENTET STRUKTURORE/EPIKE DHE FANTASTIKE

 

Romani ndërtohet ose mund të lexohet përmes këtyre strukturave:

1.     struktura e tekstit (ndërtuar në dy pjesë) dhe ndërfutja e teksteve, siç janë tekste nga

epika, apo dhe poezia . Struktura e tekstit është klasike. Sipas konceptit të rrëfimit pa ndërmjetësim, duke ilustruar përvojën e rrëfimeve personale, bëhemi zotërues të kodit narrativ me elemente postmoderne, që janë;

-       parabolë e narratorit që vepron dhe rrëfen

-       parabolë e narratorit që di dhe rrëfen,

-       parabola e rrëfimi dhe përshkrimit,

-       parabola e kronotopisë dhe “intertekstualizmit” (Kristeva:1969),

-       parabola e pastish-it, (shumësia e diskurseve: epika/poezia/përralla/mitologjia/historia

etj.). Rrëfimi vazhdon me rrjeshmëri. Letërsia nuk ka një vijë fundore, apo dhomë të mbyllur. Çdokush, është i pranuar nëpër labirintet e saj. Përfaqësimi letrar, definohet kur përzihet me rrëfimin (në kuptimin më të gjerë), nuk reduktohet dot vetëm në narrativë, por edhe përmes përshkrimit, sepse kundërvënia ndërmjet përshkrimit dhe rrëfimit, është një nga tiparet nga më të mëdha të vetëdijes sonë letrare (Zhenet:1985:56). Operacioni letrar, përmes aktit të përfaqësimit verbal, nëpërmjet logos e lexis, nuk përjashton askënd. Romani është i ndarë në:  

-       pjesa e parë,

-       pjesa e dytë.

2.     Struktura epiko-mitologjike (elemente të epikës dhe botës parake) ku dallohen:

a)    sundimi i frymës heroike, (elemente të eposit shqiptar të kreshnikeve, siç del edhe nga

kuptimi që ka marrë fjala kreshnik), në paragrafin: kreshnikët mblodhën luftëtarët fushë më fushë e kodër më kodër dhe u prinë shtigjeve, që t‘u dilnin përpara e t’u pritnin turrin hordhive të egra. Edhe zanat e orët zbritën nga malet, lanë burimet e lumenjtë që gurgullonin e shushurinin pyjeve e grykave dhe, me këngët e klithmat e tyre, nisën t›iu jepnin zemër luftëtarëve. Tofjlëshat: u ngurtësuan prej zanave, f. 9/ çgurtësoheshin, ngaqë ndienin së largu ulërimat e hordhive të tyre, f.10/ kreshniku sydrin f.11 etj.

b)    Shfaqja e legjendares/legjendaritetit, (me elemete të rrëfimit përrallor, e zhveshur nga

vetëdija e mirëfilltë, me figurat e motivet imagjinare fantastike), siç janë dhe emrat e personazheve: Kreshniku Sydrin/ Diellëz/ Agun/ Eartën/ Dijen/ Kalorsi fluturues/ Artoni/ Dardi/Krojani/Aden/ Agenori. Në paragrafin: Në këto mësonjëtore, mendarët u mësonin fëmijëve, u mësonin mitet, legjendat, gojëdhënat dhe përrallat, bëmat e këngët e kreshnikëve, këngët e vallet e orëve e zanave, e lidhura me pergamenë, Boja nxirrej nga gjethet dhe petalet e luleve, lëvoret e bimëve dhe pemëve, kulla e tij. Në motivet dhe tematikën e tyre janë të pranishme mjaft forca të natyrës: vërshimi i lumenjve, përmbytjet dhe sidomos fatkeqësitë natyrore në të cilat fantazia popullore ka personifikuar dhe krijuar qënie të mbinatyrshme me tipare dhe karakteristika të veçant.  Nëpërmjet kësaj pasurie artistike, fëmijët mësojnë se si njeriu ndeshet e fiton mbi forcat e errëta të natyrës, gjithmonë sipas parimit: e mira fiton mbi të keqen (Histori e letërsisë :1959:12-13).

c)     Shtresëzimi popullor (dhe mjetet artistike janë tipike për folklorin fshatar, nga mjediset

blegtorale, bujqësore e nga natyra, në atë kohë, në ato vende, në ato krahina të një vendi të pacaktur), sin ë paragrfin:  edhe vargjet e këngëve që dëgjove ende nuk janë  shkruar, porse çdo germë e fjalë e tyre gjallon në gjithë dheun e Rrafshnaltës së Diellit: në male dhe pyje, në fusha e kodrina, në gurgullimën e burojave dhe rrjedhën e lumenjve, në mendjen dhe zemrat e fëmijëve, në zgavrën dhe telat e lahutës. Do të shkruhen... do të shkruhen... do të shkruhen..., autori paralajmëron kohën e ardhme. Ai është shtyrë në kohët parake.

d)    Rrafshi i krahasimit të qëndresës (qëndresa për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave,

shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të fisit, të familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës, të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të "egër", ngurtësimi/(ç)gurtësimi. Autori fut në lojë dhe përshkrimet:

-         (kreshnikëve); [pas çdo çapi që bënin drejt tij, shtati i tyre rritej, flokët e tyre zgjateshin, zëri i

tyre kumbonte. Me flokët e gjatë të rënë supeve, me ballin e gjerë e sytë e ndezur pishë, me fytyrën e bardhë e mollëzat pakëz të kërcyera, me dhëmbët si zajet e bardha të lumit, me qafën e gjatë e fikthin e mprehtë në grykë, me shpatullat e gjëra dhe gjoksin e kërcyer, me këmbët e krahët e drejtë gjithë muskuj, por ishin në moshë të thyer dhe ende nuk u qenë tharë plagët].

-       (ardhacakëve): [personazhi negativ: (sygogla). Kokat e tyre të mëdha si popla guri, balli i

sheshtë e i ngushtë si rrasë guri, fytyrat e zbehta si ato të të vdekurve, sytë e dalë si gogla akulli, dhëmbët e mëdhenj si copëza hekuri të ndryshkura, qafa e shkurtër dhe shpatullat e gjera, trungu gjithë gunga, krahët dhe këmbët si degë lisi të veshura me myshk dhe gjithë nyje, i bënin ata edhe më të frikshëm].

e)     Elementete e pacaktuar të kohës/parake: (koha e pacaktuar që kalon shpejt dhe vitet po

ashtu): Pas gjashtë a shtatë vjetësh/ Pasi kaluan pesë vjet/ Pas tri ditësh e tri netësh/ për pesëdhjetë vjet rresht/ Në krye të pesëmbëdhjetë vjetëve/ Por, pas ca ditësh/ për nëntë ditë e nëntë net/ e ditës së dhjetë/ për tridhjetë vjet rresht/ në fund të çdo muaji/ për tri net radhazi/ Njëzet vite më pas/ tri–katër javë/ për tridhjetë vjet/ këtu e pesëdhjetë e ca vjet më parë (del 4 herë)/ qetësinë e tyre pesëshekullore.

f)      Elementet krahasues/përngjasmues: (mes dhimbje së Kreshnikut Sydrin, kur janë vriten

fëmijët e mësonjtores dhe “Vajtimi i Ajkunës”): – Ku jeni ju, oj orë të mira? Ku jeni ju, mori zana? A keni sy të shikoni e veshë të dëgjoni? Ejani e merrini fëmijët... ejani nëse vërtet jeni orë e zana të Rrafshnaltës së Diellit.  

g)    Elementet e metamorfëzës: (shndërrimi i Diellzës): që nga aty ajo u shndërrua sakaq në

një gjarpër laran që, pak nga pak, u zgjat lart duke qëndruar në bisht. Aty për aty, gjarpri laran u kthye në një vashë të bukur me flokë të bardhë borë që i mbështillnin gjithë trupin. E njohu: ishte Ora e Dijes, përmes bashkëveprimit të botës dytësore magjike, që shpesh krijon argëtim intensiv. Këto proza epiko- rrëfyese, i kushtohen krejtësisht ndjenjave. Se ndjenja është materia e saj, objekti i saj thelbësor, një mundësi e thjeshtë, e shprehjes fiktive, në një fiktivitet thelbësor të ndjenjave, që nuk ka dallime thelbësore; “letërsi e lartë” apo “letërsi e ulët”, ose më mirë, minore. Këto lloj procesesh i atribohen poetikës së tekstit, që nga koha aristoteliane. Nocionet e elementeve dominuese parësore, brenda një vepre letrare, përfshijnë edhe elementin joletrar, sepse dallimi mes “mjetit” dhe “funksionit”, mbetet gjithmonë letrarja (Jeferson & Roby: 2006:51), që përsëri nuk ka ndonjë dallim mes letërsisë minore dhe asaj madhore, se përsëri lënda kryesore është letërsia (çfarë përfshin ajo brenda saj).

 

h)     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

qiellin e Rrafshnaltës së Diellite zunë shtëllunga resh të murrme, mjegulla lagrykat dhe u shtrua rrafsh me fushëzat, shkreptimatflakëruan malet përreth dhe gjëmimet trandëngjithë vendin. Shiu dhe breshëri u derdhën merrëmet dhe, në ditën e tretë të atij moti të egër, raborë citiiiiiiiiimmmmmmmmmmm, f.7

 

 

3.     Struktura moderne e përrallës, (elemente të realizmit magjik).

 

 

 

 

përdor nocionin e "fantasemës" - një nocion abstrakt që merr një formë konkrete në çdo tekst të veçantë, "duke vepruar si një mjet narrativ për të futur magjinë rreth ngjarjeve, personazheve, objekteve dhe "ndërveprimeve të tyre" (Nikolajeva: 1988: 48) Autorët formojnë fantasema në dialogun ndërtekstual, duke transformuar "elemente magjike nga miti dhe folklori, duke aplikuar motive dhe modele nga zhanre të afërta si fantastiko-shkencore dhe nga letërsia tjetër kryesore, për të arritur "vlerësim" modern. Fantasema dominuese është bota dytësore, e cila i sjell një "larmi të madhe" një teksti në varësi të faktit nëse është i mbyllur apo i disponueshëm për botën parësore, apo "ekziston në një kontekst të nënkuptuar për tekstin …..


 

 

 

 

Toponimet dhe emrat: Rrafshnalta e Diellit/Maleve të Epërme /Maleve të Poshtme/ Malit të Orës së Dijes/ Ora e Dijes/ Malit të Shkreptimave/ Zonja e Madhe e shqiponjave/ qytezës së Lumbardhit/ Kulla e Zjarrtë/ Kreshniku Sydrin/ Diellëz/Ujëvara e Borës/Shkëmbi i Gjelbër/ Agun, Eartën dhe Dijen/ “Zogu i Agut të Bardhë”/Kalosri Fluturues/ “Flaka e Maleve”/ Udhën e Errët/ Kroi i Zanës/Arton/ Malin e Shkreptimave/ Lajthishtes së Orëve/ “Drita e Dijes”/ Aden/Ledita/Flokëbora/ lëndinave të Oarbit/ Bjeshkëve të Namuna/mali i Dejës/ Shkallës së Deshve/ Logun e Kreshnikëve/ Gurit të Vashës/Kroji i Bardhë/Flaka e Maleve/Ujëvara e Borës/ shpellës sëAldimes/Kadimes (zhvendosje fjale)/Shkëmbit të Gjelbër/ Gurra e Borës/ Shqiponja e Madhe/ Zonja e Madhe/ Kullën e Zjarrtë/Gent Mali/ “Flatrat e Shqiponjës”/  Kroi i Zanës/Dardi/Krojani/Aden/Lisnajën e Epërme/Agenori/

 

Personazhet: Kreshniku Sydrin/ Diellëz/ Agun/ Eartën/ Dijen/ Kalorsi fluturues/ Artoni/ Dardi/Krojani/Aden/ Agenori.

 

Koha: Pas gjashtë a shtatë vjetësh/ Pasi kaluan pesë vjet/ Pas tri ditësh e tri netësh/ për pesëdhjetë vjet rresht/ Në krye të pesëmbëdhjetë vjetëve/ Por, pas ca ditësh/ për nëntë ditë e nëntë net/ e ditës së dhjetë/ për tridhjetë vjet rresht/ në fund të çdo muaji/ për tri net radhazi/ Njëzet vite më pas/ tri–katër javë/ për tridhjetë vjet/ këtu e pesëdhjetë e ca vjet më parë (del 4 herë)/ qetësinë e tyre pesëshekullore/

 

 

 

Fjalëformimet: degëgjerë/ kuqërremtë/ ardhacakët/ lajmëtarë/mëngjez/kësisoj/pashoq/ buzëmbrëmjeve/syakull/buzëmbrëmjet/sydrin/pesëdhjetë/përgjatë/ mësonjëtoret/gojëdhënat/ mendarët/ shumëllojshme/ trikatëshe/ kuqërremtë/lumëbardhit/ pakujtuar/ përgjatë /flokëbardha/ pasluftës/panjohur/ ndërmend/ njëqindat/papritur/ pakujtuar/shumëkush/flokëborë/drejtkëndore/

përgjonte /vështroi/ përreth/shpërtheu/ ecejakeve/kryelajmëtarit/ kësisoj/ rafshnaltës/ kurdo/ përvoli /buzëmbrëmje/shtëllungëzën/lisnajë/ përkulur/ vetmevete/ buzagaz /kapërcyer/ teposhtë/ majëmalet/ përndriten / përflakën/ kryekreshnikut/ flokëarta/flokëgështenjë/ pesëmbëdhjetë/ përçudnueshme/ katallanë/ kokulur / sypërlotur/ lëvareshin/ përgjakur/pajetë/ krahëlëvarur/ tërhoq/ shkapërderdhur/njëzëri/ përmbys/përgjatë/buzëqeshur/përmallshëm/ buzagaz/ përndezën/ sypatrembur/ lulegjakja/ ujëvara/ lulezonja/shumëngjyrëshe/kryeposhtë/ pishnajës/erëmonte/ditënetëve/përmalen/lulebardha/përngjas/ majëholla/ përdredhura/mbërthyer/ gojëdhënat/ ditëmorteve/kryeulur/ditmirës/kryepingulthi/ drejtkëndor/ shkumëvalë/mosbesimi/përhimët/mespërmes/kërleshur/sygogla/përvesh/ ringjallen/ shndritshme/spërdridhej/ përlojëse/zanënusen/ sypërlotur/ përvëlojë/ mospërfillës/ zemërpulë/ kryeposhtë/këmbadoras/shtahedhur/sypërgjakur/kryefund/gjysmëharku/vendrojën/përdredhura/njëzetepesëvjeçar/vendrojën/kryepingulthi/fushëbeteja/

 

 

 

 

 

... Kur ka dal n’Lugje t’Verdha,atëherë nana hanën ka mallkue:– Tu shkimtë drita ty, o mori hanësi s›ma çove at natë nji fjalë,n’Lugje t’Verdha shpejt me dalë,bashkë me hy n’nji varr me djalë.

 

Përmbi za që l’shon bylbyli,gjuha shqype m’shungullon;përmbi er’ që jep zymbyli,pa da zemrën ma ngushllon. Ndërfutaj e vargjeve si model post/pmodrenist

 

Edhe vargjet e këngëve që dëgjove ende nuk janë  shkruar, porse çdo germë e fjalë e tyre gjallon në gjithë dheun e Rrafshnaltës së Diellit: në male dhe pyje, në fusha e kodrina, në gurgullimën e burojave dhe rrjedhën e lumenjve, në mendjen dhe zemrat e fëmijëve, në zgavrën dhe telat e lahutës. Do të shkruhen... do të shkruhen... do të shkruhen..., autori paralajmëron kohën e ardhme. Ai ësht shtyrë në kohët parake.

 

 

 

 

Fjalë me vizë në mes: gjatë-borë/ tak–fap/ tri–katër/ njëri–tjetrin/ kuqja-lulegjakja/ gjelbra-gjethnaja/ verdha-petalet/ bardha-petalet/ blu- petalet/copë-copë/thela-thela/çika-çika/

 

Numrta: Me qindra, ca të tjerë thoshin se ishin me mijëra.../ dhjetëra e dhjetëra/ bashkë metre luftëtarë/ një mijë hapa larg/ Që të tre u kthyen / panë pesëmbëdhjetë krijesa të përçudnueshme/Të pesë vrasësit syakull, trupat e dhjetë fëmijëve/ të dy mendarëve/ por katër të tjerët e rrethuan/ Tri ditë e tri net/ nëntë petale blu/i vret një herë/ po shtatë herë mbijnë nga dheu/ një herë i djeg/ po shtatë herë ringjallen nga hiri i tyre/ tre zogj të bardhë/ Për nëntë ditë e nëntë net/

 

 

Pas çdo çapi që bënin drejt tij, shtati i tyre rritej, flokët e tyre zgjateshin, zëri i tyrekumbonte.

 

Thirrori: – Eeeej! A jeni kund? / – Eeeheeee! Askush nuk më pret më në këtëkullë... /

 

Lutëse: – Mos! Mos pashë diellin! Mos e bëj, Zonjë e Madhe!/ Fale për mua, Zonjë e Madhe!/

 

Urdhërore: – Çohu, Sydrin!/ Mos më ndërprit, Sydrin!/ – Çohu dhe shko!/ – Ikni! Ikni! I qofshi falë Orës së Dijes!/ Hesht, Artë!/ Këndo, plak! Të pakta fjalët!/

 

Bekime: Qoftë e bardhë, siç ka shpirtin!/

 

Mohuese: Kurrë më! Jo për ty! Jo për ju!/

 

Mallkim: Ah, ju shitofshin zanat, ju shitofshin!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BIBLIOGRAFIA:

1.      Barthes, Roland. (2002): Oeuvres completes, Seuil, Paris.

2.      Dado, Floresha. (2006): Intutitë dhe vetëdije kritike, “Onufri”, Tiranw

3.      Dado, Floresha. (2020):  Postmodernizmi poetikë e “antirregullit”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Tiranë.

4.      Jeferson, Ann & Roby, David. (2006): Teoria letrare moderne, përkth. Floresah Dado, “Albas”, Tiranë.

5.       

6.      Pozzato, P. Maria. (2005): Semiotika e tekstit, përktrh: Dhurata Shehri, “Shblu”, Tiranë.

7.      Zhenet, Zherar. (1985): Figura, përkth: S. Hamiti & B. Kelmendi, “Rilindja”, Prishtinë.

8.      Anderson, Nancy. (2006): Elementary Children's Literature. Boston: Pearson Education.

9.      Bishqemit, Astrit. (2004):  Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë, “Sejko”, Tiranë.

10.  Bushati, Xhahid. (2022): Pas viteve ’90-të, letërsia shqipe për fëmijë mbeti disi e hutuar…, “Observerkult”, Shkodër.

1.      Croce, Benedetto. (1974): La letteratura della nuova Italia: vol. 5. Bari, Laterza.

3.      Reading, Jill. (2006). Critical literacy in a global context: Reading Harry Potter. Edith Cowan University: https://scispace.com/pdf/critical-literacy-in-a-global-context-reading-harry-potter-3gh3ne2u0j.pdf

Gjestila, Fatmir. (2023): Zogu i agut të bardhë, “Emathia”, Tiranë.


-        Kristeva Julia: (1969): Le mont, le dialogue et le roman, Recherches pour une sémanalyse, Semiotike, Paris.

-        

-        Nikolajeva, Maria. (1988). The magic code: the use of magical patterns in fantasy for children. Stockholm: Almqvist & Wiksell International.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page