top of page

Emi Krosi: LAJMSI vs LAJMIT

 

Tema: Lajmsi në Kanun vs Lajmit si mesazh, (në rrafshin krahasimtar).

 

Kuptimi i termit, lajmësi/lajmtari dhe lajmi lidhen me njeriun që në kohët e lashta. Lajmi ka filluar me pëllumbin mesazhier, që doli nga varka e Noas (Nuhit). Priti edhe shtatë ditë dhe e lëshoi pëllumbeshën përsëri. Ajo u kthye tek ai në mbrëmje me një degë ulliri në sqep (Bibla : 8 -11). Për mijëra vjet, gjatë kohërave të luftës dhe paqes, njerëzit kanë përdorur pëllumba për të dhënë mesazhe. Komandantët e njohur si Aleksandri i Madh dhe Jul Cezari, kanë përdorur pëllumba për të komunikuar nëpër perandoritë e tyre të mëdha, dhe në dy Luftërat Botërore të dyja palët, mbajtën trupa të mëdha pëllumbash. Shkrimet greke dhe romake na përcjellin përdorimin e pëllumbave udhëtarë për të informuar lidhur me betejat në frontet e largëta. Gjatë lojërave olimpike në Greqinë e lashtë përdoreshin pëllumbat për të përhapur emrat e atletëve fitues, ndërsa Perandori Neron i përdorte për të informuar familjarë dhe miq lidhur me kompeticionet sportive. Në 1700, gazetat e para në Belgjikë dhe Holandë mbështeteshin te pëllumbat për të marrë informacione nga korrespondentët e tyre. Beteja tragjike e Vaterlosë dhe humbja e Napoleonit u mësua menjëherë në Londër prej raporteve të sjella nga pëllumbat udhëtarë të dhëna trupave angleze nga bankieri Natan Rothshild. Një episod tjetër i mirënjohur është përdorimi i këtyre fluturakëve për transportimin e mesazheve sekrete në rrethimin e Parisit gjatë luftës franko-prusiane (www.shqiperia.com). Në ciklin e Kreshnikëve të Mujit dhe Halilit, nuk ka lajmës ose lajmëtar specifik, por mesazhet (njoftimet) dërgohen kryesisht nga persona që i shërbejnë ose i raportojnë ata, si p.sh. zanat, harambashët, ose fisnikë e bashkëfshatarë, shpeshherë për t'i njoftuar për rreziqe, ftesa në kuvende ose beteja, ose për veprime të tyre, ndërsa në forma të ndryshme (gojore, me lajmëtarë) nëpër tekste si “Martesa e Halilit”, shihet roli i lajmëtarëve e i vetë zanave që japin/marrin mesazhe (At. Palaj & At. Kurti:  2017).  Komunikimi i informacionit përmes lajmit, si mesazh apo kumt, të një ngjarjeje të rëndësishme, të gëzueshme apo të trishtueshme përmes informimit për publikun, për fakte/ngjarje politike, ekonomike, kulturore apo dhe informacione të shkurtra për situatat e ndryshme vendore, lokale dhe globale. Lajmi, kalon përmes kanaleve të infomimit të mediave gazetare, radiove dhe tv-ve, kurse në shoqërinë globale, përmes rrjeteve sociale, me telefonat celularë smartfon iteligjentë, në të qindën e sekondit, në të gjithë botën, lajmi bëhet viral, përmes klikimeve apo inteksteve (mesazhe të shkurtra) në smartfonë, kompjutera etj

 

-       Cili është kuptimi i fjalës lajmësi në shqip?

 

Kuptimi i fjalës (lajmës/lajmësit/lajmëtar): [lájmës,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -(it). 1. term në etnografi; shkues, mblesës. 2. ai që thirret ose që njofton njerëzit në raste gëzimi a hidhërimi, lajmëtar; ai që njofton për lëvizjen e njerëzve e të trupave armike: lajmësi i fshatit (ASHSH: 2006). Fjala "lajmës" në shqip do të thotë një person që përcjell lajme, lajmëtar, ose në kuptim etnofrafik, ai që shkon për të "shkuar" (shkues, mblesës) për fejesa apo dasma; njoftuesi i gëzimeve e hidhërimeve. Është një term që tregon rolin e personit që merr përsipër të komunikojë diçka të rëndësishme nga një familje tek tjetra. 

1. etnografik: ai që shkonte te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që hynte për të bërë një fejesë; shkues, mblesës, krushqar. Peshqeshi i lajmësit. Çoi (dërgoi) lajmës. Më parë fejoheshin me lajmës;

2. ai që dërgohej për të thirrur ose për të njoftuar njerëzit në raste gëzimi a hidhërimi, lajmëtar. Lajmësi i fshatit;

3. ai që jepte njoftime për lëvizjen e njerëzve e të trupave armike;

4. kuptimi si (folje): përdoret edhe si folje "lajmëroj" (të lajmërojë, të njoftojë). Pra, lajmësi është lajmëtari, ai që mbart lajmin. Por dhe fjala: kumt, “lajm”, kumtár, “lajmëtár, lajmës”, kumtój “lajmoj”, nga etimologjia e Çabejt (Vehbiu :2014).

 

-       Cili është kuptimi i fjalës lajm?

 

-       Fjala: [lajm,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. njoftim i shkurtër: lajm i

mirë (i gëzueshëm, i rëndësishëm)]; lajmi i fundit (ASHSH:  2006).

-        Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për

diçka që ai nuk e di. Lajm i mirë (i gëzueshëm, i keq). Lajm i gënjeshtërt (i rremë). Lajm i rëndësishëm. Lajmi i ri (i fundit). Përhapi lajmin. Erdhi lajmi. Pres një lajm. U dha lajmi. I solli lajmin.

-       Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, gazetat dhe

radioja e televizioni. Lajme të brendshme (të jashtme). Lajme politike (ekonomike, kulturore). Lajmet e fundit. Lajme të shkurtra. Lajmet e ditës (e mbrëmjes). Agjencia e lajmeve. Emisioni i lajmeve. Faqja (shtyllat) e lajmeve (në një gazetë). Lexoj (dëgjoj) lajmet. Po jepen lajmet.

 

-       Cili është kuptimi i fjalës lâjmësi në Kanun?

 

Në Kanun, “lajmësi” ose lajmëtari (Kanuni. L .11, nyje. 158 : 2018:106) është personi që sjell lajmin, shpesh në lidhje me gjakmarrjen, dhe parimi kryesor është "lajmësi nuk ka faj", që do të thotë se ai nuk mban përgjegjësi për lajmin që përcjell, por fajin e mban ai që e ka prodhuar ose i ka dhënë informacionin:

-       roli i lajmësisë: të çojë fjalën (lajmin) mes familjeve, veçanërisht në raste delikate si

gjakmarrja;

-       parimi "lajmësi nuk ka faj": shpreh mbrojtjen ligjore të tij nga Kanuni, duke e liruar nga

përgjegjësia penale, sepse ai është vetëm përcjellës;

-       laimtari nuk bân faj, nuk nxȇhet,

-       laimtari thirret aj, i cili çon në vend porosin e derguesit,

-       laimtari dërgohet:

a)    prej shpeje t’veçanët te tjetra,

b)    prej një katundi te tjetri,

c)     prej një flamuri (komune) tek tjetri.

-       Laimtari është bajtësi i fjalëve të porosituna…dhe flet në emën të atij që e dërgon (Kanun

i: Iden: 2018)

 

-       Të përbashkëtat mes lajmësit vs lajmit?

 

Ky parim është mbrojtje për lajmësin, duke e distancuar atë nga veprimet e mëvonshme të palëve të përfshira, duke e kthyer vëmendjen te burimi i informacionit, siç përmendet edhe sot në kontekstin e gazetarisë, tek lajmi;

a)    përgjëgjësit: përgjegjësia bie mbi atë që ka prodhuar apo dhënë lajmin, jo mbi

lajmësin/lajmin, sepse: laimtari është bajtësi i fjalëve të porosituna…dhe flet në emën të atij që e dërgon...

b)    koncepti modern: koncepti përdoret edhe sot në Shqipëri për të mbrojtur gazetarët, duke

theksuar se ata nuk duhet të jenë nën hetim për sekretet që zbulojnë, por burimi i tyre. Sepse Kanuni e thekson: lajmtari nuk e merr pergjegjsin mbi vedi, ai trasmenton atë që është thënë, ashtu siç lajmi i sotëm. Gazetarët janë lajmtarët modernë, që nuk mund të fajësohen për burimin e lajmit, as për përçimin e tyre, sepse ata nuk kanë faj.

 

-       Cili është dallimi mes lajmësit vs lajmit? 

 

1.     Dallimi mes termit "lajm", në shqipen moderne përkthehet si "lajm" ose "mesazh", duke e

pozicionuar “Lajm pdf” si një gazetë ose portal lajmesh. Kjo krijon një marrëdhënie tematike dhe gjuhësore me lajmëtarin tradicional të Kanunit, të njohur si lajmës, i cili përcillte informacione të rëndësishme ose marrëveshje formale brenda kornizës së së drejtës zakonore.

 

2.     Rezultatet e kërkimit tregojnë se frazat “mesazh lajmëtari/ lajmi” dhe “Kanuni dhe

Moderniteti”, shfaqen në kontekste të ndara brenda, duke diskutuar tema si e drejta zakonore,  (lajmsi) dhe modernizimi, media dhe komunikimi. Ofrimi i personalizuar i informacionit, i shoqëruar me aftësitë e zgjeruara të komunikimit ndërplatformor, me një bollëk virtual informacioni dhe njohurish të marketingut të gatshme për t'u eksploruar, Projekti u drejtohet atyre që kërkojnë një përzierje pragmatike të logjikës së shëndoshë, qartësisë dhe diskursit të drejtpërdrejtë në lundrimin në kompleksitetet e teknologjisë moderne (Conwell : 2021).


 

 

Sëfundmi: përkimi i fjalës lajmës në Kanun dhe lajmi si burim informacioni në modernitet, tregon se Kanuni, që shumë herë është sulmuar “si mesjetar”, “si i vjetëruar”, na rrëfen së është një tregues modern, se Kanuni shenjon jo vetëm dukuri kaq qenësore/përditësore/modrene, por modelet që na paraqet, hedh poshtë teoritë e Kanunit si mbetje e një shoqërie thellësisht patriarkale, kur informacioni sot kalon nga persona që bëjnë lajmet (që quhen gazetarë, ose shkrues gazetash) dhe këto lajmëtarë modernë, përmes marrësve të tyre zyrtare, si lajmësi në Kanun, që e shpërndante kudo fjalën e marrë, ashtu siç e marrin nga marrësi. Një joshje, përtej këtij studimi modest, dhe si shëmbëlltyrë e mendësisë, se Kanuni është dhe mbetet një institucion kushetues modern në post/modernitet.

 

                                                                                                 Janar, 2026.

 

BIBLIOGRAFIA

 

 

1.      At, Palaj. B. & At, Kurti, D. (2017): Visaret e Kombit: Kangë Kreshnikësh dhe Legjenda, “Botime Françeskane”, Shkodër.

2.      Bibla. (2002): Dhjata e vjetër: Zanafilla; 8-11. Shoqëria Biblike Shqiptare.

3.      Conwell B. (2021). Print and email newsletter templates that work: How to use visual product and simple yet informative newsletter styles to make more sales. Independently Published.

4.      (2006): Fjalor i Gjuhës Shqipe. ASHSH, Tiranë.

5.      (2006): Fjalor i Gjuhës Shqipe. ASHSH, Tiranë.

6.      (2018): Kanuni i Lek Dukagjinit , “Kuvendi”, Lezhë.

8.       Mentan, Tatah. (2022): Understanding Contemporary Journalism: A Handbook of Principles and Practice. Langaa RPCIG

9.      Vehbiu, Ardin. (2014): Etimologjia e Çabejt: kumt, “Peizazhe të fjalës”: https://peizazhe.com/2014/01/25/etimologji-te-cabejt-kumt/

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page