top of page

Emi Krosi: Kulti i ujit, gjakut dhe besës, simboli i “qëndresës” mirditore…!

ESSE

 


 

Në pikëtakimin e lumit Mat me Fanin, grykëderdhja e tyre e qetuar pranë Fushë- Milotit, duket si ujdhesë dynjyrëshe: gri dhe blu! Bluja e lumit Mat, urtuar që nga Ulza, (pjesa rrethliqenore me popullsi kryesisht me origjinë mirditore), ngufaset me Fanin, të qetuar rrafshinës së fushës, nga tërbimi i grykave plot shkumë, me vrunduj zemërimi. Aty, një vijëz fare e hollë, (si dy lëngje të ndryshme), kurrë nuk përzihen, shkrihen brenda njëra-tjetrës si orgazma të buta në përqafimin shekullor të dashurisë ujore. Tutje, trapezi u maleve shulake, herë cungje herë kurrizdala, përvishen, zbythen, veshin dhe shveshin shkëmbinjtë me strall të bardhë (gurëstralli dhe una, shërbenin për të ndezur cigaren), kur cobanët kullotnin dhitë, që kërcenin shkëmbinjve, vetëm gri…

 

Lumi gjatë tërë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën njerëzore, sepse lumi shëndërrohet hepërpashere, si “simboli” i ndarjes apo bashkimit, nëpërmet ujërave, “leksemat” apologjike të poetëve, janë bashkuese të brigjeve të lumenjeve. Qerim Ujkani, në  poezinë e tij “Ura e Ibrit”, sjell simbolikën e urës, duke krijuar mëdyshje të madhe mbi (pa)mundësinë e bashkimit të djaloshit dhe vashës, të dashuruar në njëri tjetrin,tek Urë e Ibrit djaloshi priste vashën / Priste e priste / Vetull e qepallë dashuria ndizte”, nëpërmjet metaforës së “urës”, nga simbolika e UJIT.

UJI, si simbol i erotizmit, (haset dendur në krijimtarinë popullore), ku çiftet takohen në “vende me ujë” si: çezma, pus, krua, brigjet e dy lumejve etj., tek “Kënga e sprasme e Balës”, deti është hapsira horizontale e madhe ujore, që “ndan”dashurinë e të bukurës Marë. Shenjtërimi i Gangut, Nilit (Gangu lumi i jetës), shërben edhe si “pastrim mëkati”, në kulturën e besimit hindus.


***

·         Metafora e Ujit, elementi jetësor që nga Talesi i Miletit, se Uji, Ajri dhe Toka,  janë

bazat e Qenies, që pastron shpirtin nga mëkati (Uji i bekuar i Gjonit), janë simboli që  përfaqëson jetën, pastërtinë, dhe shpëtimin  (uji që zgjatet si lumi, liqeni, deti, oqeani), pasi uji për mirditorët ka qenë bekim i Zotit dhe në viset e tyre plot pyje (Kulti i drurit, pyllit, Mrizi i Zanave etj.), gjithmonë është nderuar dhe respektuar jo si shejë paganizmi, por si respekt për natyrën, tokën, pyllin, ujin. Të krishterët besojnë, se qysh kur Biri i Perëndisë mori “mish njerëzor” dhe u zhyt në ujërat e Jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua u la, prej cilësive të këqia,  që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në epifaninë e Zotit  (spërkatja me ujë të bekuar)i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, me të vërtetë "shumë i mirë", ashtu siç vetë Perëndia e shpalli atë në fillim, kur "Shpirti i Perëndisë vërtitej mbi faqen e ujrave" (Gjeneza 1:2).

 

·         Simbolika e gjakut: ashtu si UJI edhe GJAKU, kanë elemente të Qenies jetësore, sepse

gjaku ka përbërje limfatike jetësore fiziobiologjike për trupin njerzor.  "Prilli i thyer" i Kadares, përmbys  arketipin letrar dhe kodin e lashtë të maleve,“Gjaku me gjak paguhet” tek “Kanuni i Lek Dukagjinit” sepse  “taksa e gjakut” nuk ishte "taksë vdekje" por taksa e gjakut për mirditorët do të thotë: kulla, besë, kanun, Krisht dhe mik. Gjaku lidhet me kullën ( vendlindjen, + besimin Krishti) + besa mikpritja, ( miku), për mirditorët është e shenjtë . Aludimi i Kadaresë, (i shkruar në kohën e sociorealizmit) , për të paguar “gjakun” e humbur, (për ringjalljen e gjakmarrjes),  ishte një dehumanizim i vlerave morale dhe njerzore të krahinës së Mirditës. [Metafora e ujit + simbolika e gjakut = vazhimësi] uji  është elementi që pastron organizmin, gjaku ushqen me limfën e lëngut biologjik të Jetës. Kjo lidhje  ujëgjak, është antipodi i metaforës së jetës, Vegjetacionit Njerëzor.

 

·         Mesazhi i besës: në të gjithë hapsirën gjeografike, ku shtrihen bajraqet e Mirditës, që

nga Bajraku i Oroshit me kullën e Gjonmarkagjonëve, deri në kufijtë e saj jugor, me Matin, besa është shenjtërimi i fjalës së dhënë në dy forma:a) besa mbi gur; b)besa me fe, “me dhanë besë”, “me marrë në besë”, “me pre në besë”, nuk janë nocione kepujorë kryefjalore, por thelbi i Kodit të Besës. “Besa e kuqe” (filmi i konematografisë moniste), bazuar në besëprerejen komunsite (metafora përbysëse e regjimit të bajraktarëve) për të përcjellë mikun deri në kufi të katundit duke “lypur besë”, (tek shtëpia mikritëse) që miku të kalojë kufirin  e Mirditës. Gjaku , nuk lidhet vetëm me fisin, kullën, por edhe traditat dhe kodet e sjelljes, moralit,  si rregullatore e jetës së fshatarëve dhe të përbashkësisë katolike të Mirditës. 

 

***

Meqë Mirdita dhe Mati , janë kufiar prej shekujsh, kanë dhënë dhe marrë në (leksikun gjuhësor) në të folmen e tyre të përditshme. Madje dhe veshjet e burrave dhe  grave matjane (gratë kaurre, katolike) të traditës mirditore, akoma kanë gjurmë të kësaj veshje në Baz, Ulëz, Bushkash, (kufiri i fundëm lidhës është Uraka), madje edhe koinea gjuhësore (e folmja e grave) tipike të dialektit mirditor. Martesat, krushqitë, lidhjet e gjakut (dallimet fetare) me disa vise te Shqipërisë ka qenë dramatikre, në këto vise të Emathias (emri i vjetër i Matit) me Bajraqet e Mirditës, ka qenë si etalion "shembulli" të kushtuetshmërisë vllazërore, miqësore, të gjakut, bukës, besës dhe besimit. Edhe emrat tipike me origjinë mirditore si: Dila,Marta, Marku María, Nikolla, Pashku, Prena, Kola, Deda, etj., që ruhen akoma pothuajse në këto treva: Baz, Ulëz, etj., bashkë me mbiemrat katolikë , kanë formuar edhe toponime fisesh muslimane si: LLESHI, DEDA, KOLA etj.

 

Së fundmi: nuk kam dashur të futem në topikën e thellë të poetikës së elementeve (letare) të ujit, lumit, gjakut, besës apo fesë, (të njohura tashmë), as për tiparet  qëndrestare të mirditorëve kundër çdo lloj pushtesi, ku gjaku dhe besa, kanë qenë rregullatorët e jetës së tyre të vështirë për të mbijetuar në kushtet e një klime të ashpër malore, me fare pak bukë dhe tokë,  por tepër mikpritësa dhe besatarë gjer në vdekje siç ka shkruar Edit Durham, “…njerëz besnikë, të aftë për të adhuruar diçka heroike, që do ndiqnin deri në vdekje një princ tek i cili do kishin besim…” në librin “Shqipëria e epërme”, për të mbrojtur nderin e dinjitetin e tyre të lashtë: besën, mikpritjen dhe besimin mirditor.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page