top of page

Andromaqi Gjergji: Veshjet shqiptare në shekuj


Fustani a Fustanella


Është një pjesë e veshjeve për burra që njihej në mbarë Shqipërinë nga veriu në jug, dhe kishte formēn e një fundi tē gjerē që ngjishej pēr mesi.

Nē format më tē thjeshta behej prej disa fletësh pëlhure liri ose pambuku të punuar në shtëpi, sidomos pēr veshjen e përditshme.

Pëlhura vendosej gjithmonë së gjati trupit dhe mblidhej me rrudha të dendura te beli.

Për ta zgjeruar sa mē shumē fundin, cdo fletë pritej zakonisht në tre kinda nē formë trapezi.

Faqelli i fabrikuar qē importohej, pat hyrë prej kohēsh në pērgatitjen e fustanellave, sidomos, sidomos pēr veshjen festive.

Burimet tregojnë se gjerësia e fustanellës lëviste shumë nga një ekzemplar në tjetrin .

Kështu ajo mund të behej edhe me 4-5 fletë pëlhure, por bëhej edhe me 100 e më tepër fletë. E kur të mendojmë se në secilën fletë nxirreshin të paktën tre kinda, do të kujtojmë se përse të dhënat gojore flasin për fustanella me 300, 500 e bile edhe 700 kinda, të cilat ishin aq të dendura sapo ta lëshoje fustanellën për tokë ajo nuk binte, por qëndronte drejtë

Kjo gjerēsi e tepērt ka bërë tē nevojshme që ajo të ndahej në dy ose tre pjesë që të mund të lahej e të thahej më lehtë.

Gjerēsia e fustanellës lidhej kryesisht nga gjendja ekonomike dhe pozitën shoqërore tē bartēsit.

Por deri në një farë mase ajo lidhej padyshim edhe me rastin pēr të cilin përgatitej.

Kështu p. sh, për kostumin e martesës edhe i varfēri pērpiqej tē bënte një fustanellë më të gjerë e më të mirë se ajo që mbante përditë.

Gjatësia e fustanellës lidhej kryesisht me moshën e bartësit.

Tē rinjtë i mbanin fustanellat përmbi gju, të moshuarit nën gju.

Megjithatë vemë re se fustanellat e Jugut, në përgjithësi, ishin më të shkurtra se ato të Veriut.

Fustanellat më të gjata i kanë mbajtur burrat e parisë shkodrane në fund të shek.XIX , sikur na dëshmojnë edhe shumë fotografi të Marubit, të bëra në Shkodër.

Në ekzemplarët më të pasur, të bëra prej humaije të importuar, fustanellat kishin një përthyerje të gjerë përfundi, të përshkuar me tegela makine në formë zigzaku dhe ky ishte i vetmi zbukurim i tyre.

Ngjyra karakteristike e fustanellës ishte e bardha.

Ka pasur megjithatë raste të vecanta kur ajo bëhej edhe e murme ose e zezë (për kacakët) komitët, trimat e male e luftëtarët e lirisë) sikurse e kemi vënë re edhe gjetiu.

Edhe vetëm nga gravurat sikur të gjykojmë, bien në sy se, ndërsa në shek XVIII fustanellat kishin një gjerësi mesatare, në shek, XIX gjerësia e tyre u shtua shumë, sidomos në ekzemplarët e përgatitur për burrat e rinj e kapadainj të dyerve të pasura, për prijsa fisesh.

Në shek.XIX fustani pat evoluar duke marrë një formë jashtëzakonisht të rënduar, me ato qindra kinda të dendur që kishte qē shënon dhe humbjen e prakticitetit tē saj si veshje ( Beu musulman i Shkodrës nuk punon dot nga fustanella e gjerē që mban, ose mē mirē, vesh fustanellën qē të mos jetë i zoti të punojē)

1909.


Kjo është faza e rënies sē fustanit, fustanellës e cila erdhi duke dalë pastaj gradualisht nga përdorimi.

Nē kohēt e reja fustanella mbahej jo vetëm në Shqipëri e atje ku kishte popullsi kompakte shqiptare si nē arbēreshēt e Greqisë dhe Italisë, në shqiptarët e Kosovēs e të Maqedonisë etj.

Nē Maqedoni fustanella bënte pjesë në veshjen e burrave në Skopske Bllatija, në Ovce Polje, në Babune, nē Azat, në rrethin e Gjevgjelisë , ne gjithë Mavrovën jugore, në Prespē e në Tikvesh etj.

Ajo e gjerë e mbledhur me shumë rrudha te beli dhe vishej mbi tirqet, por shumë herë edhe përmbi bollkat dhe thirrej fustan, ajta, ose toska, ndoshta sepse qe huazuar nga veshjet e shqiptarëve toskë, sikurse pati ndodhur edhe për pushkët e gjata që thirreshin gjithashtu " toska" .

Në Rumani ( në zonën Etnografike midis lumenjve Olt dhe Dëmbovicë) fustani thirrej " fustë" dhe bëhej me disa fletë pëlhure, zakonisht pesë, tè cilat nuk mblidheshin në mēnyrë uniforme te beli, por pērpara vihej një fletē pothuaj e shtrirë, me fare pak rrudha, kurse katër të tjerat viheshin të rrudhosura në pjesën e pasme. Si shihet vendosja e fletēve ishte disi e ndryshme nga e jona.


Një numër mjaft i madh dokumentash të kohēs e mesme flasin pēr importin e njē lloj placke tē quajtur "fustagno" qē me sa duket përdorej radhazi në shtresat e gjera qytetare.

Ajo mori emrin prej materialit me tē cilin përgatitej, ashtu si ka ndodhur edhe me pjesë të tjera të veshjes jo vetëm tek ne por edhe te popuj të tjerë.

Kjo duket qartë në një dokument të shek. XIV ( viti 1335) ku fjala "fustani" është përdorur pikërisht me kuptimin e një fundi krahas tunikës, këmishës e pjesēsh të tjera veshjeje.

Megjithatë origjina e kësaj veshje shkon shumë më thellë në lashtësi, pēr ne ky dokument ka rëndësi si një dëshmi që na tregon se kur e pse ajo u quajt "fustan" a " fustanellë" .

Duke u shtyrë në kohë do të pērmendim një dëshmi të rëndësishme të kohës së vonë antike.

Është fjala për një gur varri të gjetur vitet e fundit që paraqet fare qartë një njeri të veshur me fustanellë.

Ai është një gjetje e rastit në fshatin Smokthinë të rrethit të Vlorës, pēr të cilin arkeologët , mendojnë se u pērket shekujve III-IV të erës sonë.

Një varg gjetjesh të tjera nga zona të tjera të Gadishullit Ballkanik dëshmojnë për ekzistencën e kësaj veshjeje që në shekullin e . V p.e.r , në përdorim si për burra edhe për gra...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Instituti i Kulturēs Popullore

Origjina, Tipologjia , Zhvillimi

Nga Andromaqi Gjergji.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page