top of page

EKUACION I PA NJOHUR


Zyrafete Manaj

Nën peshën e përdhunës dukej sikur edhe dita ecte lodhshëm. Agu i mëngjesit u harrua, orët hangrën vetën ngadal e dielli sikur i harlisur, tregon fuqin e zjarrt, vapa përvëluese ngre celsiuset. Dyluftimi brenda vetes, humb durimin. Në qiellin qiqerr, re dyshimi. U vra apo jo fjala?!! Në jetën lavire dhe lavjersi humb ekujlibrin, qudirat sikur hapin shtigje. Fjalë shumë, nuk dihet e bardha u ngrit mbi gri-në, apo gri humbi njuancën para së bardhës. Kështu është dhe vet jeta, kur llogarit e saj dalin ndryshe sepse harrohet qasti, e momenti e bart situaten në mënyrën e vet pa apo me dashje, zikzaku i rruges qorre ngreh ekuacionin e pa njohur. Kësaj i thon lojë shifrash, për ta vrarë të vërteten. Jeta humb vlerën nëse kronologjin e ditëve të gatuara e zen me brumin e thartuar, e për këte nuk mund të rrin pran sofrës bujarisht dhe vertikal në secilën kohë. Atëher loja e hileve hijezohet nga e zeza dhe ha vehten trishtueshëm.

Dashuri e vrarë

Jeta di të jetë e pamëshirshme, në disa raste. Ajo fillon me lojën, pa e ditur se herë pas here të bartë dhunshëm në tunelet e errta, sado që duket se po e arrin atë pikën e bardhë në fund të tij. Lulja nje vashë plot sharm, e bukur, sa që bukuria e saj, vriste diellin, rrugëtonte anash vijes së ujit, e nje buzëqeshje e lehtë ia ngrehi cepin e buzëve, kur takoi Gonin. Nuk guxoi të ndërrojë fjalë, po syt e të dyve, mbeten "hileqar", ishte dashuria që fliste pa zë. Sa iknin ditët, koha sikur punonte vetem për atë dashuri. Via e ujit, u bë vendtakimi i prehjeve të ndjenjave të tyre. Dashuria e tyre çelte petalet të reja mu si trëndëfilat që sapo fillojnë të çelin e të marrin formë. Edhe të këta valvulat e gjakut pumpojnë furishëm, dhe detyrimisht nga ligji i zemrave, përfundojnë në krahët e njëri-tjetrit. Ra në sy kontakti që bënin të rinjt, lajmi i "fajit"pse duheshin ata, ra në veshet e prindërve të Lules. I ati nuk bindej që kjo jetë duhej të lidhej e dashuria të rrugëtojë skajshmërisht. Ju pren krahet vajzes, qielli humbi kaltërsinë, e nata si për inat, mrrolte qiellin, që mos dukej as hëna. U vra shpresa, siç u vranë dhe zemrat. Pëfundimisht duhet harruar dashuria. A harrohet dashuria se?!

NDIESIA E MOTRËS PËR VËLLAN

Koha ishte e sert e Hana përpiqej ta zgjonte vëllan, të vetmin vëlla që kishte, që ai t'i kap rrugët e botës në sy. Jo nga dëshira, as nga skamja që shtrohej nëpër sofra, ishte "posulla"ku shteti njerk thërriste rinin, at ma t'bukurën rini për t'i bërë "roje atdheu" e në emër të saj hapte varre për ta. Guri ishte futur në gjumin e thell, sikur nuk donte kurr të soset ëndërra, ajo qe e fuste thell në krahët e lumturisë e që ai mjerisht do të marr kahjen e një vendimi që ia priste të gjitha fijet e saj. O vllai motrës, koha është për t'u zgjuar, fliste Hana me veten e saj, e mendonte që po i flet Gurit, po e zgjon ate, por ajo nuk fliste me zë, sepse edhe zëri nuk donte të dilte, për t'i zgjuar ëndërrat, për t'i këputur fijet e lumturisë vëllaut, ajo donte të rrinte ashtu qet para tij, të knaqej me afshin e shpirtit të tij, të ja ndjente aromën, duhatjen e frymarrjes së tij, ta përjeton ashtu prajshem e me afsh frymëmarrjen e vëllait. Është vëllau më i ëmbël në botë, më i miri i motrës, flet me veten e saj Hana, por më duhet ta zgjoj, dua që ky ta merr dritën e jetes, të ik, të largohet para se të vij fallanga serbe e ta prangos, dhunshëm ta dergoj në detyrën e ushtarit që pastaj të thuhet se u vetvra. Kështu flet dhuna, e koha sikur nuk don ti bëjë pritje djalit, ecë tiktaku i orës e Hanës i duket sikur minutat rëndohen e pritjes e erdhi fundi. Po si ta le të shkoj, po si të rri motra pa te, syt e saj nuk e ruajn dot lotin, e hapësira në oden e burrave, aty ku flinte Guri, po ngushtohet, koha nuk pret ma. Ofron dorën afër krahërorit të tij për ta lëkundur, e Hanës i duket se po sa ta lëkund me dorë, ai do të zhduket nga syt e saj, do bëhet hije, e nuk do ta shof kurr më. Sa luftë bëri Hana me veten e saj, ju duk se u nda në dysh trupi i saj, bash sikur mendja, njëra Hanë don ta zgjoj Gurin, për të ja dhënë rrugën e shpëtimit e tjetra don ta ruaj aty pran krahërorit të saj, për mos me humb kurr. E shkreta Hanë, cilën rrugë ta zgjedh...? Kështu nata e Hana zgjuar ishin dhe ruanin së bashku vëllain në ikje.

37 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page