Eduard M. Dilo: URA E MATIT NJE NDER ME TE BUKURAT NE BALLKAN
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 9
- 8 min read

(Arkiva tek Fjala e Lirë, Londër, e martë, 26 Maj 2009 08:05:12 GMT)
(Dokumente historike)
MUSA JUKA -E kujt nuk i ka bere pershtypje kjo ure aq e bukur ndertuar mbi lumin Mat, 82 -vjet me pare? Eshte inaugurar me 26/5/1927, projektuar nga Ing. Zviceran atehere ne moshe 30-te vjecare Erwin Schnitter. (Me pare, ne vitin 1925, u be dhe projekti i pare nga Ing. Gjerman Back, duke marre si pike ndertimi fushen e gjere.Rryma e Janarit ne 1926 tregoi egersine e kesaj rryme.) Eshte e ndertuar me 6(gjashte) harqe, gjithsecila nga 54m. e gjate . E ndertuar me cimento dhe hekur ne nje sistem nga me modernit per ndertime urash (per ate kohe), edhe sot e kesaj kohe , nuk e ka humbur bukurine dhe vleren.

Sipas gazetes “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naci-(Tirane , e Marte 24/5/1927), ne inagurimin e saj muaren pjese deputete, Senatora si dhe autoritete e Shkodres e Lezhes. Eshte -( po sipas gazetes ne fjale), nje inagurim solem i me te pares veper te madhe per dobi publike qi Ministrija e P. Botore (nen drejtimin e te pa lodhurit Minister Musa Juka) , kreu me iniciativen e vet plot energji ….
“ Sa per punimin artistik te kesaj ure, e per hieshin e saje nuk mund te zhvillohet si duhet nji pershkrim , e vetem kush ka rastin me e pa , mbetet per te sakte i impresionuem per nji veper hartit kolosal. ….
Sipermarja e kesaj godi Ing. Mazorana &Co . e perfaqesume preje ingjenerit te vet eksekutues Z. Erwin Schnitter, me nji zell e zotsi te cqueme mbrenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht ne baze te kontrates , tue fitue ne ket menyre admirimin e simpatin e gjith atyne qi kane pase rasin ket shoqni ndertimi ne pune e siper” ING. ERWIN SCHNITTERCirilo Kasana.
Kjo gazete e ruajtur nga Ing. ne fjale i eshte derguar Familjes Juka dhe me disa shenime(kujtime ), qe mendoj se kane vlera te jashtzakoneshme , ndaj po i riprodhoj sipas orgjinalit:
KUJTIMET E MIA PERSONALE TE VITEVE 1925-1928, MBI MUSA JUKEN MINISTER I PUNEVE BOTORE TE SHQIPNISE
Gjate vjetit 1924, ne Shqipni, ishte tue u organizue nji grup personalitetesh me vullnet te forte dhe te pajisun me nji mendje te vendosun mbi mbekambjen e vendit te tyne i cili posa kish fitue pavaresine dhe lirine e tij nga zgjedha e huej. Ahmet Zogu e perfaqesoi kete grup si kryetar.
Zotni Musa Juka u emnue Minister i Puneve Botore. Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtezakonisht te madh e me pamje te kjarte mbi nevojat qe u paraqiteshin me urgjence per vendin e tij.
Pamjet e tija ishin jo vetem te ushqyeme nga nji intelligence e rralle por gjithashtu nga nji idealizem i fuqishem dhe besim te patundun ne te ardhmen e atdheut te tij.
Qellimi i tij per me nxjerre Shqipnine - te mbushun me plage- nga shkaterrimet e tmerrshme te luftes, nga kaosi e inercija qe erdhi pas , dhe me i dhane nji fryme guximi , aktiviteti, dhe pune, u lypste te kishte nji fuqi jashtezakonisht te madhe tue kene se cdo gja do t’u fillonte nga asgjaja.

Une, si inxhinjer i ri sviceran , tue pase krye shkollen Politeknike te Zurich-ut e tue pase marre pjese ne ndertimin e disa urave e digave ne vendin t’em, pata fatin me ndjeke -gjate disa vjetesh - fillimin e ketyne realizimeve te Ministrit te Puneve Botore Zotni Musa Juka.
Nji nga projektet e pare me randesi qe u donte te realizohesh ishte rindertimi i rruges kombetare qe te conte , prej Durresit dhe Tiranes ne Shkoder, qyteti ma i randesishem i Shqipnise se Veriut.
Gjate luftes se pare botnore ushtrija italiane kishte ndertue nji rruge ushtarake Durres - Tirane, me nji dege nga Veriu , ku u gjindete fronti qe ishte organizue kunder ushtrise austriake. Kjo ushtri(ushtria austriake) kishte ndertue nji rruge ushtarake qe kalonte Lezhen dhe qe u lypste qe te vazhdonte pertej lumit Mat , lum i fuqishem me rryme te forte e te vrulleshme. Austriaket zgjodhen si vend ndertimi , piken ne te cilen ky lum pershkonte malin e fundit per me hy ne fushen e gjane qe shtrihet deri ne Mesdhe dhe aty ndertuen nji ure 500 metra te gjate me kembe celiku te ngulura ne nji thellesi te madhe. Rruga u vazhdue kah jugu deri ne frontin kunder ushtrise italiane.
Kur ushtrija austriake u terhoq ne 1918, Austriaket e shkatrruen gjith ket veper te mrekullueshme.
Mbas luftes, njerzit qe banojshin ne at krahine instaluan si mjet te perkohshem nji trap , tue perdore kabllot e landet e perdorshme qe kishin lane Austriaket.
Ndertimi nji ure mbi Matin qe te sherbente per rrugen kryersore kombetare prej Jugu ne Veri te vendit nja 60 /km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat teknike nder ma urgjentet.
Ne hir te energjise te palodhun te Ministrit te Puneve Botore, Zotni Musa Juka, ne vjetet 1926 e 1927 u realizue nji ure me beton arme, 500/m e gjate kambet e se ciles jane te nguluna ne nji thellesi shume te madhe.
Ne Janar 1926-gjate ketyne punimeve - rryma e Matit u versul me nji vershim 1200/m3 per sekonde.
Ne Jug te Shqipnise - ne Portin e randesishem te Vlones - u ndertue , ne vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, per me ngarkue dhe me zbarkue vaporet.
Ne Portin e Durresit u ndertue nji magazine mallnash ne vjetin 1927 dhe mbas kesaj u ndertue Banka Kombetare.
Studimi per nji port te randesishem ne Durres u ndoq me interesimin ma te madh, me qellim me i hape vendin nji zhvillimi aktif dhe te mbare. Ne pranveren e vjetit 1928, punimet e ndertimet te ketij porti u ndermoren me te gjithe energjine e duhun.
(Keto kujtime jane shkruajtur Frengjisht, e jane perkthye prej saj nga Prof. Fiqret Juka; une i qendrova besnik gjuhes se perdorur).

Lexojme ne letren (19/6/1970) qe dergon per Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe Prof. Lume, Z. Erwin, keto rreshta “ “Ju falnderoj qe do t’i pranoni kto informata qe po ju dergoj , prej nji te kalumes se larget e cila per mue asht shum e cmueshme. ………………………
Mbajme gjithmone kujtimet ma te mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur………”
Kemi nder duar nje shkrim te kendshem nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof . S.S. Juka, qe rastesia e ka sjelle te njihet e bisedoje me kete Ing. te shquar.
N’Egjipt kena kalue disa vjete ; ma te amblat ne mergim. Egjiptianet na duen shum ne Shqiptaret sidomos edhe prej te mirave qe i ka ba popullit Egjiptian mbreti Mohamed Ali, i cili ka kene shqiptar.
N’Aleksandri banojshin njerez me kombesi te ndryshme. Kishte edhe nji koloni te madhe svicerane. Aty u njofta me Louise e Renxo Alleman, Svicerane te lindun n’Egjipt.Mbas ramjes se Monarkise Egjipiane ata- si shume te tjere - u larguen dhe u vendosen ne Zurich ku kishin prindet e tyne. Miqesine t’one e mbajtme me korrespodence. Ne 1955 ndrroi jete babai i jem i dashtun Musa Juka. Dy vjet ma von shkova prane vellazenve ne New York. Nana vazhdoi te banoje n’Aleksandri bashke me motren Lume.
Louisa me te shoqin insistojshin qe te shkojsha me kalue disa dite ne shtepine e tyne. M’u mbush mendja ne 1961. Sa gezim kur u takuem mbas sa vjetesh!…Na u duk sikur t’ishim nda nji dite ma pare. Miqsija e vertete asht e shejte.
Per nder t’em , ata dhane nji dreke ku ftuene miq te tyne te shumte.(Qe te takoheshin me nji shqiptare , profesore te letersise franceze, piktore,shkencetare, studjuese, arkeologe, etj.-shenimi im E.D.)
Shtepija e Louises ishte jo vetem e madhe e me nji pamje te mrekullueshme mbi liqenin e Zurich-ut por posacerisht e kandeshme e orgjinale.”Ket shtepi e ka ndertue Lux Guyer e para grua arkitekte ne Svicer, e moter e nji zonje qe banon ktu prane Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinjer me fame nderkombetare” me tha Louisa.
Nji zonje e hijshme po vjen kah un. Me ngrohtesi me shterngon doren tue me thane:
”Jam Rosie Schnitter, bashke me burrin t’em kena kalue tri vjet ne Shqipni e njana vajze me ka le atje. Kena kujtimet ma te mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botore i atehershem. Im shoq i cili ka ba shume punime , ne vende te ndryshme thote:
”Nuk kam njofte njeri ma te afte, ma te perkushtueme te ndershem se ket minister.
Insistonte qe t’u perdorshin materialet ma te mirat por dhe qe shpenzimet te ishin sa ma te vogla. Cdo dite, heret ne mengjez , perpara, se te shkone ne zyre, vinte me kqyre punimet por sidomos edhe me fole e bisedue me puntoret. U kujdeste per ta, dishironte me dijte problemet e tyne personale per me i ndihmue. Ishte modest, human , me vlere e zemer te madhe”.

Nderkaq erdh edhe Zotni Erwin Schnitter. Perseriti , pak a shume cka me kishte thane e shoqja. Foli me respekt e admirim per ket Minister te Puneve Botore , mandej shtoi:
”Ne jeten t’eme nuk kam njofte njeri ma te perkushtuem. Ka kene per mue nji inspirim i vertete me njofte dhe me bashkepunue me nji njeri si ai. Ket fakt e konsideroj si nji dhurate nga Zoti. Emnin e ka pase : Musa Juka. A e njifni?” Thellesisht e emocionume i thashe :”Jam vajza e tij” . Me lote ne sy , u perqafuem te tre.
Mbasi u qetesuem nji fije, biseduam gjate , mandej me tha se ishte ndertuesi i Ures Matit dhe disa punimeve te tjera. Kishin banue ne Shqipni prej vjeteve 1925-1928.
Me ftuen menjihere ne shtepine e tyne ndeja disa dite. Ishin jo vetem jashtezakonisht te kulturueme por te sjellshem , te thjeshte e mikprites si jena ne Shqiptaret.
Nga ajo kohe , d. m. th. Prej vjetit 1961 filloi nji miqesi e ambel ndermjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa qene ne ket bote. Erwin Schnitter nderroi jete ne 1980 dhe e shoqja me 1982.
………..
Si e shpreha ma siper , Erwin Schnitter me ka pas thane se Ura e Matit ka kene ndertue prej tij, si inxhinjer i nji firme italiane triestine.
Austriaket paten ndertue nji ure gati 500/m te gjate aty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit te maleve - hyn ne fushen e gjane qe shtrihet deri n’Adriatik. Kjo ishte nji ure e forte por mjerisht Austriaket e shkaterruen krejtesisht , kur u terhoqen ne 1918. Me landen qe mbeten nga ura, banoret ndertuen nji trap.
Gjithashtu po sipas Zonjes Dr. Safete S. Juka, kemi dhe keto te dhena per Ing. Erwin Schnitter:
I diplomuar prej shkolles Politeknike te Zurich -ut si inxhinjer gjeometer, ka drejtuar punime te rendesishme jo vetem ne Swicer , por dhe ne shume vende te botes.Disa prej nderttimeve te tija qe meritojne te permenden posacerisht jane dy tunele nen uje, njeri ne Holande e tjetri ne Irlande; porti i Dunkerqne-ut ne France;qendra hydraulike e battage (dam)ne Portugal(Castelo do Bode e Cabril)e n’Alsace, France etj.Ai ka bere pjese ne ndertimin e metropolitan-it (sabway)te Torontos e ka lene gjithashtu plane per ndertimin e nji sistemi metropolitan per qytetin e Zurich-ut.
Punimet e tija te medha e te rendesishme e kane bere te njohtun jo vetem ne Svicer , por ne boten nderkombetare.Ne anen tjeter , si shkruan ne nje reviste Sviceriane Fritz Marti, bota ka humbe ne Erwin Schnitter -in jo vetem nje inxhinjer te shquar, por dhe nje personalitet me vlefte njerezore shume te madhe.
Pergatiti Eduard M. DILO
Comments