top of page

E palexuara e Protestës së 7 Korrikut 2022




E palexuara e Protestës së 7 Korrikut 2022


Protesta e djeshme e Opozitës shqiptare foli shumë. Foli dhe sqaroi mjaft detaje, dhe nga ata më të ndjeshmet, më të komentuarat, më të prekshmet, që lidhen me situatën aktuale në PD, por dhe me emrin e Sali Berishës. Folën, komentuan, u habitën nga masiviteti i një proteste të tillë, por ata që u morën vetëm me PD-në dhe Sali Berishën, me shkas nuk përmendën faktin kryesor. Ai ishte shkaku që duhej theksuar. Ai ishte më lajmi, se lajmi i protestës masive, me të cilën u habit edhe Baton Haxhiu, edhe vetë Ambasada e SHBA-së, që ishte shumë e shqetësuar për ndonjë veprim antiligjor të protestuesve.

Në orët e Protestës masive të Opozitës shqiptare, por dhe në orët e tij të lemerisë si kryeministër, në përpjekjet e tij të kamufluara, të mistershme për t'u kapur në tërheqje vëmendjesh, Edi Rama, u kujtoi me karshillëk pjesës ndjekëse të tij disa pamje nga Vlora, duke bërë me gaz edhe votuesit që e vendosën atë në detyrë. Ai këmbënguli me këtë rast se kishte një mandat personal nga rrëshqitja e zgjedhjeve të përgjithshme të kaluara, duke lënë të nënkuptohet se shfaqja e tij si lider, tha ai, do të nënkuptonte luftime të brendshme majtiste dhe 'kaos' drejt një zgjedhjeje tjetër të mundshme. Pra ai ishte i pazëvendësueshmi! Ndryshe ndodhte në Londër, në orë thuajse afër-afër, ku kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndërsa deklaronte tërheqjen nga detyra, të deklaronte se „në politikë, askush nuk është i pazëvendësueshëm, ashtu sikurse dhe për një kryeminstër“.

Duke shkuar tek e rrëndësishmja, natyrisht me shkas të protestës tejet masive, që provoi ndryshe mendimin e të tjerëve, sjellja e djeshme e kryeministrit Edi Rama, tregoi dhe një herë se inskenimet e tij janë hedhur poshtë gjerësisht në rastin më të mirë dje, ku shqiptarët zgjedhin me votë parlamentin, jo me inskenime dhe puçe, as me para të pista nga kanabisi masiv i mjaft përfolur në media, por kjo sjellje shtirëse ishte dhe demagogjike në rastin më të keq. Pra, kryeministri ishte i gatshëm të inskenonte, por kësaj radhe i mbeti bosh. Kështu ai ka luajtur dhe kartën e tij të fundit. E fundit, se duket mjaft mirë dhe bën pastër faktin se ai tashmë e ka humbur jo vetëm mbështetjen, por dhe besimin tek ata që e sollën në pushtet. Në fund të fundit, kjo shkon tashmë tek paralajmërimi për një zgjedhje të parakohshme.

Por në një aspekt të tillë, duhej protesta e djeshme të sillte këtë vëmenjde të nëpërkëmbur. Tek kjo ka një pikë të ngrirë. E ajo pikë me këtë protestë tashmë është e shkrirë. Jo, një kryeministër nuk duhet të jetë në gjendje të ulet në kolltukun e tij pafundësisht, edhe pse mund të favorizohet nga shumë arsye të tjera. Dhe jo, Rama nuk ka ndonjë mandat personal mistik që vë në gur dashurinë e pavdekshme të njerëzve për udhëheqësin e tyre të dashur. Por ai duhet të kërkojë vetë, madje me një mënyrë të qetë bindëse se duhen tashmë zgjedhje të përgjithshme. Populli duhet të thotë sa më parë fjalën e tij për kryeministrin e ri që i duhet një vendi që po shkon përditë e më shumë ekonomikisht, makubërisht, hajdutërisht vetëm në greminë. Kushdo që e kupton tronditjen e protestës së djeshme masive, po aq dhe inskenimet futuriste të kryeministrit Rama, duhet të thërrasë e bërtasë me forcë përditë e më shumë për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kjo është tashmë e qartë dhe mjaft bindëse edhe në krahun e majtë, edhe mes atyre që ishin të pabindur nga revolta e strukur popullore. Shumë mbështetës të së majtës e kanë bërë të qartë se problemet e tyre me Ramën shkojnë përtej të metave të tij të personalitetit ose prepotencës së tij tejet intrigante. Ata duan një ndryshim në drejtimin e vetë PS-së, dhe më tutje dhe në ndryshimin e qeverisjes së vendit. Kjo vjen nga shumë arsye, por më e ndjeshmja, më e kuptueshmja është se ata po e kuptojnë realitetin dhe faktin kryesor që zbuloi protesta masive e popullit të revoltuar se qeverisësit e sotëm nuk kanë më mandat popullor.

Dhe e fundit në këtë pikë është ajo që nuk është më arsye dhe dilemë për „fatin“ e Sali Berishës. Të gjithë deri dje ishin mes fjalisë të shkojmë apo të mos shkojmë tek Sali Berisha, sot janë tek tjetra, paskemi nevojë të na vijë e të na rikthehet Sali Berisha. Dhe nuk mendoj se janë vetëm të djathtë, nuk mendoj se janë vetëm PD-ista, por dhe të lëkundur dhe mjatista.

Edhe pse deri dje shumë do të kenë menduar se ishte e drejtë që Sali Berisha të largohej, protestuesit dhe ata që ishin në hamëndje, tashmë e kanë kuptuar se nuk duhet të jenë më vëzhgues pasivë të kësaj psikodrame.

Në primare shkon dhe fjalia e urtë nga urtia popullore, se nuk shkohet më i përçarë për fitore në një llogore, gjë që nënkupton kthsesën që duhet bërë mes vetë demokratëve. Atyre u duhet tashmë tryeza dhe biseda kokë më kokë, po aq dhe ajo me kuptimin e sinqertë e të hapur. Bëhet fjalë për Shqipërinë, jo thjesht për PD-në, sikurse ishte dhe motoja e vetë Protestës. Koha e mosmarrëveshjeve inatçore është në dëmin e vetë demokracisë, sepse ndryshe janë mendimet, më e pakta, por bindjet janë të njëjta dhe duhen të mbeten të qarta.

Tani është koha që kjo të ndryshojë. Tek ndryshimi është vetë zëri. Zëri nuk duhet të mbetet një kritikë e vogël nga një politikan sikurse e quajnë të vogël, Erjon Braçen, kritikun më të denjë të poltikës, por dhe nga ata që bëjnë servilin tash e mot, si majtas dhe djathtas (e të tillë ka plotë). Tashmë nuk mund të lejohet që tallja dhe arroganca e Edi Ramës si kryeministër të jetë një çështje e ngjashme e fshehtë e përditësisë që vuan faturën më të egër të çmimeve marramendëse. Nuk duhet që tashmë e tutje që fati i qeverisjes dhe atë që prodhon poltika të jetë e vendosur kryesisht nga klikat paralije të prapaskenistëve të pasur që godasin me thikë.

127 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page