top of page

E mbrume



1.

Gishti tregues

Nga Fatmir Terziu


Ai që lëviz mendimin

një udhërrëfyes edhe në errësirë,

në fronin e tij të vërtetë …

kallëzimi i tij qetë e tejçon syrin në qiell.

2.

Me majë të gishtave


Ti ecën afër meje, më mban në jetë,

nuk të ndjej,

kapërcen duke u përthithur në trupin tim,

buzët e tua më luten të qëndroj përgjithmonë,

sikur më ndjen aq të fortë

në këtë vegim.


Por unë po rrëshqas.


Brenda fletëve të një libri,

strukem,

gisht pas gishti,

lexoj shenjën e tyre

dhe zgjohem.


Koha do ta tregojë këtë histori,

thjesht prisni dhe shihni si do të krijohet

si atëherë në një ditë e në një natë.

përfundimi i kësaj historie, i mirë apo i keq

gjithmonë ka qenë me fat.


Po rrëshqas.


Dhe ndjej se si ikën brenda shkrimit,

shkruaj psalmin e ri të dashurisë,

përtej kulmit,

rrëshqas, dhe eci me majat e gishtave,

kërkoj të të gjej mes gjumit.


3. E mbrume


Bujanë në lumin e madh të lotit

buit buhërt bukën e harruar

duart

vetëm ato të hapura përqafojnë agimet

shtruar... Buka

e ndorme ia kalon bukës

pranë vezëve të ngjyera të Pashkës

duke bekuar,

cilët duar nuk u panë nga sytë

e përlotur të nënave në sofrën e shtruar?


4.

Cikth


Cikshëm u lëshuan motet, stinët, muajt

harruan ditët, vitet, vetë Kohën

librave të shkruara me akull

Agimet e lindjes u ftohën...

Dhe çdo kalimtar në udhëkryqin e pashkruar

griste cikth vetveten

në botën e zbrazur, piskamë

cikatur vajtonte fletët,

për kohën që e vranë.

Sikur të gjitha të ishin bukë-bereqet

të paktën zbrazëti s’do kishte në këtë jetë!

25 views0 comments

Komentáře


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page