top of page

Dy poezi imazhiste nga cikli “IMAZH”


Reis Mirdita

Dy poezi imazhiste nga cikli “IMAZH”

Nga Reis Mirdita

Rrudhat

Kërrusur nën diellin e shëndetshëm; vet, pa shëndet, rraskapitur e me orbita pa gjallëri, në ballin e rrahur plotë meandre.

Topografì mbi faqet e përvuajtura nga mosha dhe skamja, nga lindja e sot. Rreth tij, rrotulloheshin hijet meskine të meskinëve që lëviznin të vdekura po sikur ata që i shkaktonin, nën këtë diell të ciklit vjetor.

Në shpinë varur, janxhikun e babës vet që ndërroi jetë vjet; e në të, kupën e gjizës së bab’plakut, barÌ i kamotshëm i fshatit Djerranak.


Të çarat


Një sofër me të çara si varra zëmre që lindin nga dhembja e skamës o e dashurisë, kur ajo i ngjan sofrës së lashtë por dhe të sotshmes, pa kripë e pa bukë; vetëm me çanakun e drunjtë mbi të, të mbushur me përzierje krundesh e hithrash ku i mbushnin lugët, gjithnjë të drunjta, gjithnjë të çara, si varra.


14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page