top of page

DY POEZI

  • Aug 2, 2020
  • 1 min read

MYSLIM MASKA

DY POEZI

ZOGJTË

Sa doli nga çmendina,

I bërtiti ERËS me sa fuqi kishte:

Të lutem,

Të lutem shumë…

Mos qaj nëpër pyje,

Se do më trëmbësh

Zogjtë,

Që këndojnë Brënda meje…

KUPERI

Qën jam,

Por mllefin s’e mbaj dot:

Qënushkat e mia ma dredhin…

Larg qoftë,

Mos ndodhtë kështu,

Dhe me ju,

Njerëzit…



2 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Aug 03, 2020

I ke goditur të dyja i dashur Myslim, por e para veçohet për tjetër rezonancë poetike. Përveç raportit: pylli, zogjtë, poeti, ajo provokon dhe simbolika të tjera si p.sh.: Pylli-populli me këngët-brenga e gëzime të tij, që janë dhe të poetit, i cili thërret: Mos ia vrisni se vetvetiu më keni vrarë dhe mua!, etj. etj.

Kurdoherë duarplotë Mik i veçant! Përqafime! Kozma Gjergji.

Like

Faruk Myrtaj
Faruk Myrtaj
Aug 02, 2020

E para, natyrisht e vecante...!


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page