DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 9, 2022
- 1 min read

DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
VËRTETË?...
Vërtetë për inat të vjerrës,
Shkoi të flej me mullixhinë?
Apo thellë në shpirt të jetës,
Nanuriste dashurinë?...
8-3-2022 Athinë.
KUR ISHIM TË RINJ
Kur ishim të rinj
Harbonim në shtrat…
Me hënë e yje digjeshim
Dhe flisnim përçart…
Tani i kthejmë,
Kurrizin njëri – tjetrit
Ndoshta, ndoshta.
Kështu rrojnë të vdekurit…
Myslim Maska, Athinë. Gezuar festa e grave…









Shume i nderuar z. Gjergji. Ishe dhe mbete poeti, prozatori dhe njeriu me i sinqerte edhe ne kete moshe qe jemi. Te falnderoj shume per komentin, arritje cilesore edhe juve, si gjer me sot.
Me shume respekt, te fala Myslimi.
Ja përsëri edhe dy lirika buzagaze për dashurinë nga poeti i njohur Myslim Maska.
E para na thotë, se Dashuria gjen ose shpik gjithnjë pretekste e arsye nga më të ndryshmet
për të justifikuar aventurat, kurse e dyta se tërë ai shkëlqim i saj ka për epilog një dialog
kurrizesh… Më pëlqeu veçanarisht "Kur ishim të rinj" për sinqeritetin dhe gjetjen.
Shumë urime e me të tjera arritje, K.Gjergji.