top of page

Dy fjalë të urta


Për të gjithë shqiptarët!

Për drejtuesit e Shteteve , Qeverive e politikës shqiptare në Shqipëri e në Kosovë!

Si popull kemi trashëguar dy fjalë të urta : 1 . Mat shtatë herë dhe pri një herë. 2 . Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Në pamje të parë duket sikur kundërshtojnë njeratjetrën, por jo... E para këshillon durim, urtësi në të menduar e gjykim të drejtë. E dyta këshillon që të mos e tepërosh me durimin e të veprosh menjëherë pasi ke vendosur, sepse po u ftoh, hekuri nuk punohet më. Thelbi i të dy fjalëve " perla" të popullit tonë është : " Mendohu mirë e si të jesh bindur për atë që duhet të bëshë, vepro menjëherë! " Është filozosike, është përvoja mijëra vjeçare e një populli. Nuk do fare shpjegim. I kujtova këto dy fjalë të urta, sepse ne shqiptarët e sotëm, duket sikur i kemi harruar, i kemi shpërfillur thesaret që na kanë lënë të parët tanë. Sot shqiptarët( që janë gati 13.000.000 në gjithë hapsirat e ligjëshme, natyrore të Ballkanit) jetojnë dhe punojnë në shtatë shtete : Shqipëri, Mal të Zi, Sërbi, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë e Greqi( pa llogaritur pakica në Kroaci, Rumani, Bullgari etj) Po të kalojmë Ballkanin, në Itali jeton një komunitet i madh i Arbërve( Arbëreshët), në Ukrahinë një komunitet i vogël. Në Turqi janë 5.000.000 shqiptarë. Vetë këta që përmenda bëhen 20.000.000. Bota e di këtë, po nuk e ka përmendur asnjëherë. Përse të mos e themi ne me zë të lartë, me zërin legjitim të atij që të tjerët e shpërfillin qëllimkeq të gjithë. Ne shqiptarët duhet të duam veten, kur nuk na duan të tjerët dhe që të duash veten, do të thotë të kesh guxim e të trgosh se cili je, ç'detyra e të drejta ke në këtë bashkësi popujsh të organizuar të gjithë në OKB. Detyrimet tona ne i kemi plotësuar më mirë se të gjithë popujt e tjerë, kudo që jetojmë e punojmë. Shqiptarët kanë qenë dhe janë faktorë paqeje e zhvillimi kulturor, social e politik kudo që jetojnë, në ato vende që përmenda më sipër. Po, miqtë e mi : janë 20.000.000 shqiptarë që japin ndihmesën e tyre prë paqe dhe ardhmëri në këtë rajon ( nuk po llogaris fare ata shqiptarë që jetojnë përtej kontinentit e kudo gjetiu në botën e madhe. Nuk po përmend emrat e atyre shqiptarëve të talentuar që sot po i japin njerëzimit në shkencë, art, e në të gjitha fushat e jetës...Ata janë shumë dhe nuk i përkasin një populli të vogël. Jo! Ne jemi një popull që duhet të na japin vendin që na takon, jo vetëm si numër, po edhe si racë cilësore, inteligjente, që KA BËRË HISTORI DHE I KA DHËNË BOTËS HISTORIKISHT. Nuk po përmend as Aleksandrin e Madh Shqiptar, as Pirron e Epirit Shqiptar, as Mretëreshën Teuta Laid e as shumë të tjerë. Ata janë shumë thellë në histori dhe, edhe pse janë munduar të na i vjedhin ditën dhe natën, si kusarë dhe si rrëmbyes, mashtrues dhe hipokritë, kriminelë dhe dinakë e të djallëzuar, përsëri " Dielli nuk mbulohet me shoshë"...Sot gjithçka flet për një popull pasardhës të Pelasganëve, që i dha qytetërimin Europës e më gjerë. Jo, këto po i anashkaloj të gjitha. Do theksoj dhe lartësoj deri në kupë të qiellit Gjergj Kastriotin, Iskanderin e dytë ( pasardhës të Aleksandrit), Legjendën që vet Europa kurtizane e ktheu në " Legjendën" më të madhe të mesjetës. atë që shpëtoi Europën nga Kuçedra e Azisë, që luftoi për 25 vite gjer në tëpamundurën për të përzenë Kuçedrën matanë Ballkanit, duke e ndjerë si detyrë jo vetëm si udhëheqës i një populli themelues të një qytetërimi, po edhe si mbrojtës i atij qytetërimi Vdekja nuk e la. Po pas vdekjes së asaj Legjende Europa i la shqiptarët në mëshirën e asj kuçedre për 500 vite të gjata, të tmerrshme, që po të zgjasnin, mbase do të kishin pasuar edhe asimilimin e një populli fisnik. Shqiptarët i kanë bërë detyrat e tyre ndaj të gjithëve, në të gjitha kohët. Po të tjerët? Në veçanti Europa i ka kthyer shpinën dhe jo vetëm, në çastet më të vështira, kur ata kërcënoheshin deri në qenësinë e tyre si komb, " Hirushen" e shpërfillur nuk e la që të gjente " Princin e kaltër", por e lëshoi në shpellën e ujqëve dhe luanëve . sllavëve dhe grekëve. Ky ishte shpërblimi ndaj një populli që kish sakrifikuar veten për Perandoritë dhe për popujt e tjerë, që kish ndihmuar në pavarësimin e popujve të tjerë të Ballkanit, ose, akoma më shumë, ju kish dhënë atyre pavarësinë, si në rastin e Greqisë. Nuk është rasti për të analizuar mangësitë e këtij populli, sepse ato janë bërë të ditura nga vet ai popull ( kuptohet, një popull që nuk njeh gabimet gjatë rrugëtimit të tij, nuk ka të ardhme). Me gabime, pa gabime, ky popull arriti të mbijetojë edhe për shkak të genit të tij, por nuk duhet mohuar edhe ndihma e miqve ( edhe pse të pakët) Kjo Europë që jo më larg se në vitin 1913, 1920, 1923 ka dashur ta bëjë Shqipërinë copa mishi për të mbyllur orekset e fqinjëve që krrakitnin si korbat sa binte errësira dhe shihnin ëndra me sy hapur që ne të ktheheshim në kërmë e të turreshin për të çukitur ç'të mundnin. Kjo Europë ishte dhe është që na la jetimë në fatin tonë, sepse ne ishim popullsi " me shumicë myslymane", na nxiti në shkatërrim të çmendur pas viteve " 90", duke na premtuar " parajsën kapitaliste", na mbyti me ndihma ushqimore me produkte që ishin në prag të skadimit, që lejoi që Shqipëria të bëhej udhëkryqi njerëzor i saj. Po, kjo Europë është që na solli drogën, prostitucionin, krimin e organizuar, korrupsionin në të gjithë jetën tonë. Po, kjo Europë është q i ngjan atij që të vret natën, të mëshiron, nuk të qan, as nuk vjen në varrimin tënd. Po, po, po! KJO ËSHTË EUROPA ! NE SHQIPTARËT I MKEMI BËRË DETYRAT TONA SI KOMB. Ku janë të drejtat tona??? Asnjë të drejtë! Na llogarisin vetëm 4.000.000 që jemi brenda këtij koteci ku na detyruam të jetojmë( 28.000 km/ 2) dhe na thonë . " Rrini urtë, prisni, sa të marrim me të mirë qentë e tërbuar sllavë ( pse jo, edhe grekë) që të zbuten e mos t'u kafshojnë! " Ja, kjo është e gjitha( pa mohuar ndihmesën që dhanë për Kosovën, po, në fund të fundit, ai ishte një turp që duhet të lahej) Po, sa duhet të presim ne shqiptarët? Ka njëzetë vite që po tallen me ne. Na bëjnë fajtorë për ato që shkaktuan e po shkaktojnë vet ata. Nuk po na futin në shtëpinë e përbashkët, pa asnjë arsye. Pritje, pritje, pritje! Deri kur? Gjithçka ka një kufi. Edhe durimi. Po kthehem tani te fjala e urtë " Mat shtatë herë dhe pri një herë" Ne kemi matur 7000 herë. Akoma? Hekuri ishte i nxehtë dhe duhej punuar.U vak dhe mund të punohej me vështirësi. Veç tani u ftoh dhe nuk punohet më. Ky ishte kufiri i fundit që ne shqiptarëve po na rrëmben dinjitetin, lirinë, pse jo, edhe shpirtin Më nuk mund të presim nga parimi " i krishterë" i durimit në këtë jetë, se në jetën tjetër do shpërblehen të gjitha. Për shqiptarët kanë kaluar tashmë dhjetra jetë durim. Ne duhet të marrim në dorë fatin tonë, që të mundim të vemë edhe një pjesë të padrejtësive në vend. Nëse Europa, SHBA e Komuniteti Ndërkombëtar na quajnë " të vegjël" e sipas tyre duhet t'u nënështrohemi më të mëdhenjve ( fqinjëve tanë) e kanë gabim Ne nuk jemi të vegjël Jemi më të mëdhenj se gjithë të tjerët në Ballkan. Ç'duhet të presim tjetër veç urrejtjes sërbe dhe xhelozisë greke? Jo, ne shqiptarëve sot nuk na pengon asgjë të bëjmë më në fund, të duhurën...Bashkimin. Të paktën Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, që është një proçes natyror, i ligjshëm, i papenguar nga asgjë. Pastaj, me të parë e me të bërë për Bashkimin tërësor të trojeve tona natyrore etnike. Sot, nuk kemi pse druhemi dhe as kujt t'i marrim dorën për këtë. Nëse është dëshira e një populli të vetëm për të jetuar nën të njëjtën çati, jo në dy shtëpi, po në një të vetme të madhe, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë këtë. Ata patën mundësinë dhe dëshirën e egër që na coptuan brinjët. Sot nuk kanë as të drejtë, as mundësi të na pemgojnë të shërojmë, në mos të gjitha, një pjesë të plagëve që na shkaktuan. Askush, as me ligje, as me forcë, as me sanksione , nuk na pengon dot për Bashkimin tonë. Le ta bëjmë. Dy qeveritë në TIRANË E NË PRISHTINË LE TË ULEN E TA BISEDOJNË. VEÇ, SA MË SHPEJTË, SE KOHA NUK PRET MË! POPULLI E KA THËNË DËSHIRËN E VET, NË TË DY ANËT E KUFIRIT ANTIKAP. SERBËT TASHMË NUK KANË ASNJË TË DREJTË MBI KOSOVËN. Bashkimi është sa urgjent, aq edhe i domosdoshëm. Qëndrimet e tjera të udhëheqësve në të dy krahët e kufirit janë armiqësore. Pushtetarët që mbeten të nderuar për kombin duken në këto situata. Dilni mbi interesat e vogla dhe çojeni këtë komb atje ku duhet! Koha nuk pret!

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page