top of page

DUKE PRITUR VITIN E RI 2021...


ARQILE V GJATA

DUKE PRITUR VITIN E RI 2021...

KARTOLINË ME POEZI PËR MIQTË E MI!

ARQILE V GJATA

-NË VITIN QË PO MË IKËN...

Në vitin që po më ikën njoha çaste nga këngët e rinisë dhe stina e moshës.

Në perëndim të diellit shkrova një ëndërr të pa përfunduar, njoha njerëz që pikturojnë thinjat e detit, fjalën e qëmtuar plot gjak.

Nuk i shita lotët veç i fala për mikeshat e mia, s’u lodha duke parë shiun se si ngazëllente e copëtoheshin erërat përnatë mbi shtratin e lumit.

Të shtunave takohesha me pyllin në mbrëmjet e vallëzimit, të etur për hapësirë dhe zemër mike goxha trimëresha, që shpesh i humba!

Tani, si një metoforë jetoj në ballkonin e kujtesës, nga pesha e puthjeve nuk di ku të shlodhem, si i lindur në ditë vere gjithë dhimbjet i lash të treten në barkun e Vitit të vjetër...

-SHOQJA E ËNDRRAVE TË MIJA!

Tani që yjet plaken kujtesa

më ndihmon të kem pranë pshertimën

e heshtur të asaj dashurie vajzën ngjyrë pranvere, fytyrën e ëndrrave të mia.

Zemrat tona aq të kthjellta nuk dinin të kërkonin, me sy e afronim ëndrrën me lojra emocionesh i kalonim në mendje buzëqeshjet e etura në mbrëmjet e vallzimit.

Madheshtia e asaj vajze zgjatej në çdo zgjim, të vërtetat e ëndrrave i lexonte dita e nesërme ... Habiteshim me ëndrrat e padukshme, shtegtuan nëpër rrugët e erërave! Ndoshta ... Kurrë s’do të vijnë!


-MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE!


E dashur, eja!

Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!

Më prit tek Kodra e Kukullave,

të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…

Ose,

të pres në Anfiteatrin e çudirave,

atje ku vallëzojnë vetëm erërat.

Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!

E bukur ishte ajo ditë,

emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,

të kujtohen trëndafilat?!

Mbi shkëmbinjtë e thinjur

e çuditshme është jeta!

Po ja,

filluan të bien gjethet e fundit,

në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit

kujdes të kesh nga retë!

Eja në funeralin tim, thjesht me fustan veror.

Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,

ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…

Të pres, eja…


-VARGJE TË MBLEDHURA NË KOHE DIMRI...

NË KOHË DIMRI Gjithëçka është në harmoni të përkryer, ajri me sy plot dallgë,

gjëmimet zbukurojnë qiellin, në kopshtitn ku banoj gjethet bien fluturimthi... Eja, të lozim me ajrin e mëngjesit ku gjenden dhe gjëra të virgjëra, miqësia është çelsi që hap derën e kohës. Ditët dedhen në pentagramin e jetës, Të kujtojmë dhomat e gjumit lagur nga shiu, Ejani të pertypim “ kafshatën e mjerimit”, të këndojmë me nostalgji për të verbrit me pelerinën e mjegullës të ngrohim vetveten...

*** Aty tek vendi im dita vjen e heshtur ëndrrat kanë fikur dritat. Ju, miqtë e mi vraponi të kërkoni portretin e mëngjesit... Sa mirë, kam hapur portën e shpirtit si strehzë malli për portretin e qytetit. Qielli im, sot është me diell, është koha, në drekë të pim verë deri afër mbrëmjes, më pas bashkë me pemët e stinës, të kuvendojmë për mjerimin!

-DORA!

Dora...!

Është e lehtë, ka peshën e rëndë të vesës.

Dora përthanë lotin,

shkruan emrin që ende nuk të ka harruar!

Dora...!

Statujë e trupit,

forma intime ku jetojnë dhimbjet,

si pikturat e jetës në ditëlindjen tënde,

nëpër duar kalojnë tregime të padukëshme!

Dora...!

Rrënja e miqësisë,

braktiset, vyshket në harresë,

kitarë e këngëve të plakura!

Në atë dorë...,

jetojnë gishtat, ata e zhveshën fustanin e nusërisë;

Vitet e dashurisë numërojnë,

me ato gishta përkëdhelim foshnjet e porsa lindura

e rrjedh gjaku i viteve!


Mos e prekni dorën!...,

me atë do kapim malin,

do mbjellim karafila...!

Dora...,

vija e artë për të ndarë moshën!


15 Nëntor 2015

82 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page