(LIBRI I SHKRIMTARES EGJIPTIANE AHDAF SUEJF: ‘’ KAJRO: qyteti im, REVOLUCIONI ynë ‘’)
NGA KRISTO ZHARKALLIU
Në maj të vitit 2010 bëra një udhëtim bashkë me mbesën time Stefaninë në Kajro ku djali im ishte me punë në krye të një shoqërie shumëkombëshe farmaceutieke. Madje për këtë udhëtim shkrojta përshtypjet e mia-tejet të mira- në një gazetë të emigracionit me titulln: ‘’Me Stefaninë në Kajro’’. Në Kajro në atë kohë mbretëronte qetësia e plotë ashtu si rridhnin ujrat e Nilit të famëshëm. Im bir më kishte thënë se ekzistonte një pakënaqësi e madhe kundër Mubarakut dhe regjimit të tij gjysmë diktatorial. Duke e ditur se Mubaraku ishte pasardhës i Sadatit (i cili ishte ekzekutuar nga revolucionarë të paindetifikuar) por kryesisht doja të besoja se ishte vazhdimësi e Naserit të famëshëm, i cil kishte çrrënjosur dinastinë shqiptare të mbretit Faruk. Në Kajro gjënden mjaft shënja arbërore- si statuja e themeluesit të shtetit bashkëkohor egjiptian , Muhamet Aliut dhe të birit Ibrahimit pashait të famshëm. Por këtu mua më lidhte edhe Çajupi si dhe Fan Noli që kishte kaluar nga ky qytet- pa dashur të përjashtojmë qëndrimit të Ahmet Zogut pranë familjes mbretërore të Farukut...Egjiptianët tregoheshin shumë miqësorë me shqiptarët dhe këtë e konstatova kur kërkova vizë me pasaportë shqiptare (akoma nuk kisha marrë shtetësinë greke megjithse kisha 50 vjet në këtë vend!) ma dhanë menjëherë vizën dhe m’u sollën tejet miqësisht në ambasadën e tyre në Athinë..
Para disa ditësh më ra në dorë një libër që më bëri të kujtoj të gjithato ditë të vështira të revolucionit egjiptian të vitit 2011 kur akoma im bir punonte në Kajro dhe nuk mundnim të komunikonim...Dëgjonim e shikonim në ekran përditë demostratat e famëshme në sheshin Tahrir dhe në rrugët e Kajros të cilat unë i kisha shkelur bashkë me Stefaninë dhe dridhesha nga ankthi dhe frika. Fatmirisht djalit tim nuk i ngjau asgjë se në lagjen Gjiza ku banonte (lagje...aristokratësh!!!) nuk u përfshi nga demostruesit të cilët kalonin nga ana tjetër e Nilit si një lum tjetër njerëzish... Por unë nuk e dija dhe derisa u rivendos ndërlidhja e komunikimit...isha vazhdimisht në ankth dhe pranë telefonit duke komunikuar herëpasherë dhe me Novartin qëndëror. Por dikur im bir u largua nga Egjipti- u caktua president i shoqërisë në Vjenë gjë që na dha gëzim të madh (Vjena kishte qënë qyteti im i preferuar të cilin e kisha vizituar disa herë më parë) Pothuajse kisha harruar peripecinë e Kajros- ndonse ish shoferi i djalit Ibrahimi na kujtonte shpesh madje na erdhi dhe në dasmën e djalit në Athinë. Dhe ja para disa ditësh më ra në dorë një libër që më tërhoqi vëmëndjen: është libri i shkrimtares egjipitiane AHDAF SUEJF me titullin bukur: ‘’KAJRO: Qytet im, Revolucioni ynë ‘’ që është shkrojtur më 2012. Jo, nuk njihja diçka nga kjo shkrimtare, nga ky libër mësoj se është tepër e njohur në Egjipt dhe në botë dhe sidomos në Britaninë e Madhe (banon në Londër)- se deri atëhere banonte në Albionën Plakë.
Sinqerisht më bëri përshtypje pse ky libër u përkthye greqisht ndonse janë të njohura lidhjet e të dy vendet fqinjë që nga lashtësia, për qytetërimin e tyre dhe për ndikikin e ndërsjellë-tekefundit nuk i ndan të dy vendet veçse një det i ngushtë dhe nuk ishte rastësi që edhe shqiptari Muhamet Aliu, ishte lindur e rritur në Kavallë të Greqisë ku ruhet akoma shtëpia muze e familjes së tij. Por fjala është për librin...Shkrimtarja përshkruan me hollësi ato ditë të revolucionit paqësor të popullit egjiptian kundër regjimit të urryer të Mubarakut.Ishte koha kur flitej për të ashtuquajturën ‘’Pranverë demokrfatike në Lindjen e Mesme’’ që përfshiu Libinë, Sirinë, Egjiptin dhe vënde të tjera të zonës. E vërteta është se kjo ‘’prtanverë’’ u orgnizua nga jashtë- nga Europa dhe Amerika, por atëhere na e paraqesnin si lëvizje për ‘’liri’’ e demokraci. Fillimjisht ishte nisur nga Libia që kishte në krye Khadafin, njeriun tepër i urryer i perëndimit dhe pastaj u përhap në Egjipt , Siri duke pasur ndërhyrjen e hapur të fuqive perendimore. Por le të kthehemi tek libri i shkrimtares egjiptiane. Duke e shfletuar be lexuar me kujdes më mallëngjeu dhe më bëri të kujtoj rininë time të viteve 60 të shekullit të kaluar kur ne mblidheshim e protestonim përditë në sheshet e Athinës kundër monarkisë dhe qeverive të korruptuara dehe, kryaesisht për mohimion e lirisë dhe demokracisë së vërtetë. Me mijra egjiptianë mbusnin rrugët dhe kryesisht sheshin Tahri ditë me radhëduke kërkuar dedmokraci të vërtetë dhe, besonin, kjo do të arrihej vetëm duke shëmbur Mbarakun! Sa djem e vajza egjiptuiane u torturuan dhe sa të tjerë dhanë jetën duke kërkuar thjesht dorëheqjen e presidentit diktator! Njerëzit ishin bashkuar dhe vllazëruar duke besuar se me shëmbjen e klikës së Muibarakut, jeta e tyre do trë bëhej më e mirë, më njerëzore..Kërkonin të drejtat e tyree njerëzore duke përballuar egërsinë dhe prepotencën e jë regjimit të degjeneruar qën uk i shërbente më Egiptit por të huajve.. Dhe dikur ja arritën që Mubaraku të shëmbej!
Libri mbaron në mënyrë ngadhnjimtare me rrëzimin e Hosni Mubarak. PËr më vonë nuk bën fjalë, nuk e di në se ka shkrojtur ndonjë libër tjetër për ‘’tragjedinë egjiptiane të mëpasjtajme’’. Këtu qëndron dobësia e Revolucionit egjiptian: nuk kishter prespektivë, nuk kishte parashikuar të nesërmen. Se më vonë- jo shumë vonë-një tragjedi tjetër po përgatitej dhe kjo pa pjesmarrjen e demostratave. Nuk e di kujt i leverdiste, por menjëherë pas fiotores të demostratave kundër Mubarakut, pushtetin e morën (me votë? Nuk dihet!) ‘’Vëllezërit islamikë’’ që drejtohej nga ekstremistë islamikë që donin ta kthenin Egjiptin disa shekuj prapa, ose ta bënin një Iran të dytë. Fatmirisht kuadrot e ushtrisë së Egjiptit frymëzohen deri diku nga idetë e Qemal Ataturkut dhe të Muhamet Aliut dhe shpëtuan vendin e tyre nga thonjtë gjakatarë ë islamistëve ekstremistë. Sigurisht nuk është sekret se kur ndërhyn ushtria dhe merr pushetin, quhet grrusht shteti dhe se ushtria kurrë nuk ka sjellë demokracinë në ndonjë vend...por në rastin e Egjiptit,duhet të shikojmë kushtet e veçanta të vendit prandaj ushtria dhe njëherë i shpëtoi nderin vendit të lavdishëm të lashtësisë...Sigurisht nuk mund të flasim për Egjiptin që donte dhe luftonte Ahdaf Suejf, por të paktën nuk është një vend i poshtëruar dhe islamik. Sidoqoftë libri më mallëngjeu së tepërmi- është shkrojtur bukur dhe me dashuri të madhe për Atdheun dhe qytetin e saj të lavdishëm. Ajo është krenare për qytetin ku ka lindur-pamvarësisht se jeton-ose jetonte- në një qytet e vend tjetër që nuk kujtohet si vënd mirëdashës për popullin egjiptan. Kushdo që ta lexojë, patjetër do të mallëngjehet dhe do ta dashurojë këtë libër, për shkrimin plot ndienja, dhe dashuri për qytetërimin dhe historisë së lavdishme të vendit të Nilit dhe të Piramidave. Për mua Kajro është një qytet i dashur dhe i paharruar dhe ndihem gatmirë që pata rastin ta vizitoj dhe të shoh e syt e mi madhështinë e Egjiptit, të Nilit, të Kajros dhe të PIRAMIDAVE..
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 12 Nëntor 2022.
Comments