top of page

Drita Ademi: Nji Andërr n’ Shkodër

  • 3 hours ago
  • 1 min read

 

E gegnueme ardhun n’jetë,

mes Bunës, Drinit, rrjedhë e kullueme;

ku dielli n’perëndim bjen i qetë,

e toka mban fjalë t’ambla t’bekueme.

 

Si bukë e nxehtë n’sofër t’murosun,

u rrita si andërr e randë n’kët jetë;

kujtesa rron n’gjak t’fortë t’ngurosun,

si dritë që digjet e mbet e vërtetë.

 

Due me kênë hija e Rozafës s’lashtë,

me ndie gurët që rrahin si zemër;

Shkodrës me i falë nji mall të lashtë,

si lutje e butë që ngroh çdo zemër.

 

Kalldremeve zbres me hap t’qetë,

Buna e Drini rrjedhin t’përjetshëm;

Shkodra rrin si nji nanë e vërtetë,

që mban në gji shpirtin e përjetshëm.

 

Shpirti kërkon paqe n’ujna t’kthjellta,

ku fjala shqipe rron si dritë e vjetër;

e zemra rreh me mall ndër kohë t’vjetra,

si kambanë që thërret prej dhéut t’vetë.

 

Andërr n’Shkodër due me mbet.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page