top of page

DOKTORI, INFERMIERI


DOKTORI, INFERMIERI Nga Ajet Serjani Doktori infermieri, Të bardhë e kanë bluzën, Të bardhë e kanë zemrën,shpirtin Ata : armiqtë më të pamëshirshëm të vdekjes, Ata : mbrojtësit e shëndetit, Ata : që të shtojnë vitet e jetës. O njerëz të ndershëm ! Të sëmurë dhe të shëndetshëm ! Bëhuni simbole të ëmbëlsisë , Të thjeshtësisë, të shpirtbutësisë Për punonjësit e pavdekshëm të shëndetësisë. Mjeku shëndetin e tij sakrifikon, Të semurit, ditë e natë te koka i qëndron, Jetën e të sëmurit, Baraz me jetën e tij e çmon, Prandaj ,o qeveritarë dinakë, O shallapatër e sheprakë, Si dhe sa i paguani doktorët ? Shumë pak, shumë pak, Jazëk u qoftë, Se si u kapton buka për në bark ! Doktorët janë ikonat e shëndetit, Kaltërsia e qiellit, Gjelbërimi i kodrave e livadheve, Ngjyra blu e thellë e detit !

56 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page