Botën mbarë
qiell e dhe,
ka pushtuar
erë e re.
Erë e re
plot përpjekje,
me sëmundjen
Covid vdekje.
Covid vdekjen
hidhërimin,
më të zezë
dhe se pushtimin.
Ku të gjithë
të izoluar,
presim daljen
e bekuar.
Presim dritë
presim shpresë,
të lulëzojë
jeta vetë.
Se dhe dimri
ka mbyllur derën
e s'lejon të vijë
pranverën.
Po do vijë
e s'do vonohet
se vetë jeta
do të çlirohet.
***
Në soditje
e fluturime,
kam ëndëruar
botën time.
Botën time,
botën tonë,
botë engjëjsh
përmbi tokë.
Botë të bukur
e te paqtë
me bollëqe
si në dasmë.
Ku dy engjëj
dhëndërr, nuse,
ftojnë njerëzit
në puthje.
Ku me këngë
e me valle,
hedhin tutje
mllef e halle.
Ku të gjithë
njëlloj janë,
plot gëzim
pinë e hanë.
Ku s'ka dhembje
e as mërzi,
ku vlon fjala
lumturi.
Ku këndojnë
miliona zogj
e flatrojnë
shoq më shoq.
Ku s'mendohet
pasuria,
s'njihet skamja
e as uria
Ku nuk ka
lypës, hamenj,
as shtetarë
të mëdhenj.
Ku s'ka ftohtë
asnjë voter,
ku të gjithë
janë zotër.
Ku s'ka lot
e mallëngjim,
s'ka përbuzje
e poshtërim.
Ku çdo zemër
shpirt e buzë,
lot të hidhur
s'njohin kurrë.
Ku ska ndarje,
kufi shtet,
ku nuk njihet
fjala mbret.
Ku spitali
vend shërimi,
është pistë
vallëzimi.
Ku njerëzia
qytet fshat,
janë njëlloj
të barabartë.
Ku dhe bijtë
e Shqipërisë,
janë shtetas
të dashurisë.
Ku mbi glob,
sot e motmot,
një është
Perëndi e Zot.
Ku të gjithë
njëlloj qeshin
e harrojnë
që të vdesin.
***
Ku parajsa
e qiellit s'rron,
se gjithë toka
shenjtëron.
Ku shkëlqen
toka si dielli
tok me engjëjt
zbritur qielli.
Mos më pyesni
si e pse.
ardhur ka
kjo kohë e re.
Unë besoj,
se pas stuhisë,
do vijë koha
dashurisë.
Dhe ju vetë
do t'a besoni,
kur me mua
t'a jetoni.
Do jetojmë
tjetër botë,
gëzimmadhe,
shkëlqimplotë!
Comments