Diola Sokoli: Të mirë, por të harruar
- Jul 16, 2025
- 1 min read

Nga:Diola Sokoli
Dhanë gjithçka, pa bërë pyetje,
zemrën në duar, shpirtin në frymë,
ndërsa të tjerët luajtën si me vegje,
u larguan fshehur, lanë pas një brengë.
Flisnin me butësi, jo me zë të lartë,
kërkonin pa u lodhur të bënin mirë,
por bota shpesh është zemër e ftohtë, e thatë,
nuk njeh sakrificën, veç buzëqesh me hile.
Në çdo hap lanin lotin me durim,
me shpresën se një ditë do kuptohej drita,
por nuk erdhi askush në kthim,
veç heshtjes që u ngjiti pas shpina.
I besuan fjalëve, syve që nuk panë,
duarve që premtuan e pastaj u tërhoqën,
mbetën me boshllëk në shpirt e në anë,
me kujtime që dhimbjen më shumë ua thelluan.
Sot ecin me zemër më të fortë,
jo sepse nuk ndjejnë, por sepse kanë mësuar,
që jo çdo dashuri është kthim me portë,
e jo çdo shpirt i ndershëm do të vlerësohet sa duhet, sa ka dhuruar.
Por në heshtje ata ende ndriçojnë,
me një mirësi që s’zhduket as nga tradhtia,
sepse zemrat e pastra nuk harrojnë,
janë dhuratë e rrallë në kohë të pabesia.









Comments