Dimensioni jetik i një poezie me vlera dhe tërheqëse


Agim Bajrami

Dimensioni jetik i një poezie me vlera dhe tërheqëse

Dr Fatmir Terziu


Prej kohësh më ka tërhequr krijimtaria poetike e poetit shqiptar, Agim Bajrami. Poezia e Bajramit, nuk është vetëm një botë e përfshirë në një ‘territor’ përmallimi. Nuk është e tillë thjesht si një ndjenjë depërtimi. Nuk është e tillë sepse, depërtimi i saj është sa gjeografik, historik, po aq edhe filozofik. Është një poezi që nuk dallohet vetëm nga detaji, por dallimi i saj në varg është një preambulë arti që shtrohet në mes të natyrës së pajetë e që fuqizohet në një skenë tipike e të detajuar, por që vizatohet duke siguruar një sfond për një veprim të caktuar. Këtë e bën peneli i qetë i poetit Agim Bajrami. Kjo vjen në planin dhe sfondin e të lexuarit dhe në atë të lexuesit edhe, kur është e nevojshme, edhe kur pritet si e tillë, përpos kreditimit nga ngjyra e saj stilistike në përfaqësimin e gjërave të gjalla në memorje, kulturë e jetërrëfim. Dhe kjo realizohet tamam ashtu siç është bërë shpesh nga piktorë të mëdhenj mes hulumtimeve historike dhe po aq në vazhdën e poezisë që detajon natyrën mes penelatave të poetëve të gjinisë liriko-epike. Por në këtë poezi të Agim Bajramit me një sipërqasje model edhe titulli flet me këtë mjeshtëri: “Në fshatin e tim eti” duke përkujtuar bukur dhe ndjeshëm në nëntitullin e saj (Koskë-Filat, Çamëri). Vargje të tilla si “Mure të rënë, të rrjepur/Dhe bluja e qiellit sa e mekur” natyrshëm kur pasohen me fuqinë e procedurave diametralisht të përqëndruara në detaje na bëjnë të ndjejmë forcën e artit: “Një xhezve e ndryshkur/Ndanë vatrës./Që u pjek kafe vreri/Erërave të natës./Ca trëndelina rebele/Mbi një pllakëz mbi varr/Të vetmet që vdekja/Ka harruar t’i marrë.”. Mes fjalës ‘rebele’ të ngjizur për trëndëlinën tipike të vargut të tij, poeti shkërmoq ato procedura diametralisht të kundërta që në sfondin piktoresk të poezisë janë paraqitur si të punësuara rishtas nga artistë të njohur ose më saktë si piktorë të peizazhit. Një peisazh që flet me tërë dimensionin artistik. Një dimension, i cili e bën natyrën e pajetë të kthehet në figurë qendrore në skenën e duhur dhe në momentin e duhur historik. Këtë e bën figuracioni i goditur i Bajramit.

Diskursi i poezisë së Bajramit

Agim Bajrami ka qenë konsideruar prej kohësh si poeti më tematik në brezin e tij krijues. Ky vlerësim ka qenë për arsye të ‘rinisë’ poetike të tij, por edhe për shkak se vargu i tij nuk ishte i vështirë të merrej për referenca që këndëzojnë punën e tij dhe analizojnë në heshtje jo thjesht për historinë e tij personale por për një trashëgimi kulturore që përfshin shumë disiplina, dhe mbi të gjitha kulturë. Aleko Likaj, shprehet për këtë “Agim, mbetesh gjithmonë një poet i ndjerë, ashtu si në rininë tënde të hershme. Ky cikël më ngrohu, por edhe më emocionoi njëkohësisht, plot metafora e simbole dhe figura interesante. Në poezinë tënde miku im i vjetër, konstatoj me kënaqsi se ka brenda saj shumë lirizëm dhe ndjesi prej krijuesi qytetar, të merakosur e të shqetësuar, por edhe këngëtar e vëzhgues i hollë i fenomeneve që të rrethojnë. Kisha shumë kohë pa të lexuar, Agim, mbase që nga fundi i viteve 80-të kur që të dy flisnim e jetonim me ëndërën e bukur të së ardhmes, kur atëhere me fabulën e maçokut të vdekur kishe thënë të vërtetën e madhe të atij sistemi.”

Në këtë analizë natyrshëm duhej një rrugë e gjatë për të shpërndarë errësirën ​​që ka rrethuar ‘heshtjet’ dhe ‘mospikasjet’ kritike, për të cilat vetë poezia e tij dhe vetë poeti kanë lënë thjesht si një përmendore letrare punën e tij. Poezia e tij tregon ndjeshëm se imazhet enigmatike në poezinë e tij kanë një burim të përbashkët jetëudhe. Ata janë tërhequr nga disiplinat e jetikes, dhe të fiziologjisë njezërore, që parashtron Agim Bajrami, ose çfarë mund të quhet filozofia e njeriut në metafizikën e tokës, qiellit, dhe tërë lëvizjes si qenie njerëzore. Poezia