top of page

Dielli im


Nga Petrit Malushi


Dielli im


I ndritshmi Diell, rreze lëshon edhe për mua,

I lehti ajër, oksigjenin nuk ma kursen,

Pashtershëm uji, pastër rrjedh në krua.

Të timen jetë, dielli-uji-ajri ushqejn !


Gatuar me brumin e mirësisë

Në ditët Shenjt marr bekim.

Ma driton rrugën Dritë e Perëndisë,

E bukura jetë ecën pa trazim.


Por rreth më sillen disa trutharë,

Që Planet e Diell i duan nën sqetull

Dhe për ç’jep natyra të bëhen pronarë…

Dielli është i imi, o orëmbetur !



Ftesë në ditë pranvere !


Në ditë pranvere u bëj ftesë

Shpirtdimërve të mos mungojnë.

Prej vetes le të flakin pjesë

E me pranverë t’i zëvendësojnë.


Ta shkrijnë akullin e thellë,

Të zezat re t’i shtyjnë tutje.

Të hapin vendth për të mbjellë

Pemë dashurie, lule shpirtzbutje.


Pranvera sjell globit mbarë

Jetëpërtëritje e ngrohtësi.

Në shpirtin tuaj mbillni farë

Frutarritëse për miqësi.

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page