MËRZI
Selvije Kadriu
E shoh se të humba
E unë nuk e di
Nuk munda
Apo nuk doja
Të të ndali ty
Ishte mërzia ime
Apo ndjenjat e shuara
Për ty
Zemra më dhemb
Nga ajo zbrastësi
Që unë tash
E ndjej për ty
Por më e rëndë ishte
Kur unë mendoja
Se të kisha
E më mbyste
Ajo mungesë e jotja
Në këtë mërzi
SK, Prishtinë, 11.03.2022
ËSHTË KJO DHEMBJA IME
Ti kërkon ta dish
Pse vargjet e mia
Kanê kaq shumë dhembje
E unë nuk mund ta tregoj
Është kjo dhembja ime
Që vetëm mua më takon
Një dua ta them
Do të doje ta dije
Por jo edhe ta përjetoje
Sepse e di që ti më
Nuk do të doje
Ti lexoje ato vargje
Që i shkruaj unë
DIELL
Ato që unë i ndjej për ty
As dora nuk i shkruan
Ti që mi ktheve
Ditët e lumtura
Të rinisë sime
Kur unë i buzëqeshja
Edhe buzëqeshjes tande
Edhe pse nuk e dija
Pse ti Diell ishe
Aq i buzëqeshur
Tash kur e mbaj
Dorën tande
Ofrohem ngadalë
Të puthi me mallë
E ti prap
I buzëqesh shikimit tim
Të mëshehur nga ata sy
Që unë i adhuroja
Pa e ditur ti
Më thua se don
Ti ndjesh rrahjet
E zemrës sime
E unë prap dua të iki
Nga frika se ajo
Do të pushojë së rrahuri
Comments