Ariana Bytyci, poete, një perle qe del nga thellësite e shpirtit ARIANA BYTYÇI, E DIPLOMUAR NË LETËRSI SHQIPE MASTER MEDIE E KUMUNIKIM Ariana Bytyçi është lindur në vitin 1985, në Lipjan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, po aty edhe gjimnazin e shkencave matematiko natyrore. E diplomuar në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi Shqipe. Deri tani, poezitë e veta i ka botuar në gazeta dhe prtalet tona, jashte në shtetin Suedez, por edhe në diaspore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” Fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi” 2017 Poezitë e Ariana Bytyçit kanë zënë vend edhe në antologjinë e poezive “Malli poetik”, në të cilin janë prezantuar 87 poetë e poete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva, si dhe nga diaspora,pastaj edhe ne antologjinë e botuar ne Suedi “Sofra poetike” dhe ne një tjetër antologji me disa nga poetet e trevave të ndryshme në Rumani “Takime letërare”. Në kuadrin e organizimit të aktiviteteve letrare për vitin -2017, Galaktika Poetike “ATUNIS” shpall fituesit e Konkursit Poetik Ndërkombëtar dhe jep Çmimin Letrar “Frang Bardhi – 2017”.Pas analizës së plotë të gjithë poezive konkuruse, konkretisht 65 poezi nga autorë shqiptarë dhe 11 poezi në versionin anglish nga autorë të huaj . Poezia Nr 53: “DEHJE” u vlerësua në vendin e dytë për metrikën dhe kadencën fjalë, muzikalitetin vargje dhe beftësinë e sjellur, por dhe për përcjelljen e motiveve si në muzat e mëdha të persishtes apo lirikëve rusë, të cilët kanë lënë gjurmët më të ndritshme në lirikën botërore. DEHJE (Ariana BYTYÇI) Njëmijë ëndrrave, si në botën e përrallave U treta ishullit të pritjes për të vetmin shtegtim Ku thurnim dëshirat, për jetën, andrrallave E ditët zbardhnin praruar, mëngjeseve me agim Atje, ku gotë e fundit, përmbysej rrëmbim Dhe trupi drithmash, rrëmbehej papritmas Mbi njëmijë fjalë kur shkruhej nata vegim Mbi epshe ndezur, mbuluar mes britmash Asnjë pikë verë, s’mbeti buzë etjes që vlon Dhe një këngë e grisur, shpirtin që shpon Veç qelqe të thyera, dhe një shpirt i vrarë E koha që përpëlit tik-taket mbi mure varë Ku shpirti të ndizet, frikshëm të vuaj Etjen me zjarr mbi buzë të ta shuaj Me pikën e fundit të verës në gotë Lermë, lermë të tretem, tek ajo botë Nuk mbeti asgjë, as fjalë gërvishtur mbi karta Në jehonë nate, në t’erës fërshëllimë Rishtas më vjen, dehjen ta pi me kupa të arta Ta përpijë vapën, me atë përcëllimë. Ariana BYTYÇI (Botuar në një përmbledhje ku poezia i dedikohet Ali Podrimjes) Falje dua të të kërkoj Duke të vështruar në sy Aty, në të vjetrën shtëpi Ku si sqep zogu buzët t’i ofroja E ndjenjën e tradhtova për Ty… Ti, Atdheut i këndoje Dhe mua më thurje vargje për dashuri Fytyrëbukurës mua, belhollës, Të gjithë ta kishin lakmi… Dhe poeti ç’kujtim më la Një syshenjë dashuri më dha Ç’kujtuat, e bëj me qëllim…? Dashurinë në dritë të hënës E netët në vargjet e zemrës Kur i ushqyem qeshjet Me epshin nën qiell Aty, ku kaltërsia s’kishte fund Ku nata nën yje dritë bënte Në varkat e vjetruara Hënën e zhytnim në detin pa fund… Aty, ku poeti bënte zhurmë Me heshtjen që fliste gjatë Shtratin shtruar në mes të detit I këndonte Kosovës elegji Në ishullin e trishtë, ditë pas dite Filloi të mos mbetej njeri Dhe Poeti iku E liria iku në robëri… MOS MË HAP PLAGËN Shpirtin ma rrënoi ankthi i fantazisë së humbur Një shpirt që iku në qiell ende pa dalë nga trupi Midis damarëve strukur pulset Hezitonin ta ndalonin ritmin e tyre me fund Sepse ende rrahte Damari i dashurisë së pashuar për ty . Sot pata vdekje klinike Dhe para syve të mi mbaje në dorë Hallkën që ta dhurova në këmbim Për çudi, Kapa dorën time të sigurohesha për një gjë…! Si më erdhi ashtu një forcë Dhe mora veten pakthyeshëm E pathyer si çdo herë që dua Të rilindem përsëri I thash vetes: të jetosh, Do të thotë: ta sfidosh vdekjen Sepse vdekjen Natyra do t’na falë vetë. MË GODIT PO DESHE NË ZEMËR Shpresës së fundit hiri iu shpërnda U dogj ngaherë mbi shpirtin kala E sot si pluhur mbi urë, aty e hodha E shkreta shpresë, shpresë e gjora! Befas, kujtimet i lexoja në erë Të shkuarat që kaluan përherë Dashuri, nxitim, takim, e përmallim Sa do ta doja, atë kohë në rikthim Të lexoj vuajtjet e çastit që prisnim Edhe sekondat, me etjen përherë Që s’pranin kurrë, zemrat që rrihnin Kur buzët tona ndillnin pranverë, Ndjesi, lakmi e dehje Zhuritje, përmallim për prekje Puthje e zjarr, pa fund, pa ujë Përkulje, përpjekje, pa pra kurrë Si sot, e një kohë para syve të mi Si dje, kam kujtimin për atë lakmi Si nesër të pres në përbetim Çdo ditë të jetë në atë betim Të duash, të duash, e të duash! Kjo është çështja: Nuk dua të mbetem në përmallim.
top of page
bottom of page
Comments