DASHURIJA UDHËTARE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 12, 2023
- 1 min read

DASHURIJA UDHËTARE
Kur të qan e të gajas
Zemr´ e përvëluar,
Bukurisë-i bje ti pas
Dh´e kërkon me duar…
Sipër ujrash ku rrëshqet
Ti vështron një vashë,
Janë zjarr e janë det
Syt´ e saj gjumashë;
Janë zjarr e syt´ e tu,
Janë det i shkretë:
Dashurija që të zu
Të rrëmbeu për jetë!
Po — atëhere-e merr një trim
Motrëzën pë dore,
Pa kalon si vetëtim
Vasha zemërore.
Mos vajto kaq bukuri
Q´humbi posi hije!
Ndaj po goja lëng-qershi,
Ndaj po gjiri llaftari
Ty të dha çdo shije.
Përse nuk m´u shojte përherë,
Të hesht të pushoj për kurdo,
Ti mall që nër to pate lerë
Dh´u rite dh´u ndrite nër to!
Ju shoh përtej mjegullës s´uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s´mund si fa them, si t´a shuaj
Ah! këngën e mbushur me lot.
Së koti-u larguat mënjanë,
Më vajttë më kot aqe larg,
Kur sumbullat lot që më ranë
Si ruazat i shkova në varg…
Dh´i ndrita me syrin e fshehur…
Dh´i vela me zërin mitar…
Dh´i skuqa me buzën e dehur…
Me shpuzën e flogut si ar…
Oji! trendelin´ e venitur
Ju fali gjith erën e saj… —
Pse rreh kaq me hov të çuditur,
Haj! zemëra ime ti haj?…
Ju lule q´u leu parëvera,
Dh´u çika me gas një mëngjes!…
Së largu prej jush më ra era,
E desha prej mallit të vdes!
Comments