top of page

DASHURIA PËR AUDITORIN


Hasan Hoxha

DASHURIA PËR AUDITORIN DHE KËNAQËSIA PËR PROFESIONIN….

- Me pedagogun HASAN HOXHA në optikën komplekse të kujtimeve mbi Universitetin Bujqësor.


( Pjese nga Libri memorial “ Monumenti i Dijes” )

Në një optikë komplekse të specialistit dhe pedagogut, nga përvoja e tij profesionale e pedagogjike, Profesori HASAN HOXHA sjell në librin tonë dicka esenciale nga jeta e studentëve e gërshetuar me problematikën dhe përvojat e kohës studentore…. “Trokitja” e tij në kujtesë, është një ndjenjë e bukur dashurie për auditorin e zhurmshëm të studentëve, për kënaqësinë e profesionit dhe specialitetit konkret, për kompleksitetin dhe cilësinë e mësimdhënies si “provë” e arsimimit të qendrueshëm dhe përgatitjen për jetën. Dhembshurinë e tij njerëzore ai nuk e ndau kurrë nga vetja dhe tani në jetë ai mban lidhje me kolegët, me ish-studentët e tij dhe kurdoherë e njejta “ndjenjë malli” për tu cmallur e biseduar si dikur përball njeri – tjetrit në një “gravitet rracional” të shprehjes së ideve, opinioneve e deduksioneve në realitetin e shoqerisë shqiptare dhe të vetvetes…

Nga largësitë e viteve në Universitetin Bujqësor ai shpreh mirënjohje e dashuri për këtë “tempull të dijes bujqësore” dhe kontribon në rritjen e integritetit të këtij institucioni arsimor publik nëpërmjet hartimit të historisë së plotë të Universitetit Bujqësor nga jeta, kujtimet, personalitetet dhe brezat e studentëve dhe pedagogëve që kalojnë në “kudhrën” e shkencës bujqësore shqiptare, që Universiteti ynë është udhëheqësi programor i cdo iniciative e praktike shkencore…

Prof.Asoc. Dr. HASAN HOXHA

Si lufta e klasave godiste edhe brezin e ri?!.

Vitet ’80 të shekullit të shkuar ishin në gjysmën e dytë të tyre.Një ditë në javë vazhdoja të jepja ciklin e plotë të leksioneve në vitin e 3 të degës së planit në Fakultetin e Ekonomisë Agrare.Gjithashtu,në të njejtën ditë,edhe seminare në dy grupe të këtij kursi.Menjëherë pas leksionit,hyj në orën e seminarit,me grupin e radhës,në një nga sallat e katit të parë të godinës kryesore.Duke kqyrur prezencën,dallova pa vonesë mungesën e një vajze që përherë ulej në rreshtin e dytë,në bangën afër dritares.Thirra emrin e saj për më shumë informacion,ndërkohë që klasën e pushtoi një heshtje.Dikush nga salla theu qetësinë dhe tha :

- Ajo nuk vjen më në shkollë.

- I thashë pse?!

- .Është përjashtuar nga shkolla përgjithmonë-vazhdoi studenti…

Këtu e lashë me kaq ndërkohë që,gjatë orës së mësimit po vrisja mendjen,si mundet një vajzë kaq e urtë dhe e sjellshme,një studente e mirë si kjo,të përjashtohet nga shkolla?!.Cfar të jetë vallë kjo gjë?.Si mund të jetë puna?.Kështu mendimet shkonin e vinin,ndërsa shkakun e vërtetë e mësova pas përfundimit të orës së mësimit.Më tha,nga afër e në konfidencë,njëri nga djemtë e këtij grupi mësimor,se vajza e cila ishte nga një fshat i rrethit të Dibrës është përjashtuar nga shkolla sepse i është arratisur i vëllai andej nga pjesa malore e kufiririt me Maqedoninë.

Ndërsa ditët kalonin,unë sa herë hyja në atë klasë për orën e mësimit,aq herë kujtoja vajzën studente,vajzën aq të urtë e të sjellshme,që lufta e klasave e goditi rëndë atë, ja ndërpreu ëndërrën e shkollimit në mes.Por,për fatin e mirë të vajzës nga Dibra dhe, të gjithë shqiptarëve,ëndrra e shkollimit të plotë u realizua pas vitit 1990.E goditur rëndë para këtij viti nga lufta absurde e klasave,me fillimin e proceseve demokratike,Ajo e rimori të drejtën e studimit aty ku e kish lënë.Vonë por,gjithësesi, ajo hyri në rrjedhën e zakonshme të jetës.

Rasti tjetër që dua të kujtoj është një përpjekje për informacion të detajuar nga segmentë të sigurimit të shtetit për një vajzë që studionte përsëri në fakultetin e Ekonomisë Agrare.Me sa u kuptua,studentja nga rrethi i Lushnjës,ishte lidhur me dikë që punonte në fushën e artit dhe kulturës.Pa hyrë në hollësi dhe pa paragjykuar marëdhënien e tyre,seriozitetin e saj apo ndryshe,dikush tjetër në qarqet e larta artistike të kohës,interesohej për më shumë detaje rreth studentes në fjalë.Interesi i operativit të sigurimit,në këtë rast,shoqëruar edhe nga një funksionare e lartë e Insitutit Bujqësor,e cila e solli në takim me mua,konsistonte:nëse studentja ishte, sipas tij,e çthurur,ndiqte modën,ishte e rregullt në procesin mësimor,respektonte rregulloren e shkollës etj.Qysh në fillim,më krijoi ndjesinë ta përcjell me rezervë këtë lloj interesimi,duke u thënë se unë e njoh vetëm në orën e mësimit e asgjë jashtë saj.Në orën e seminarit më duket studente e rregullt,e interesuar për mësimin.Ndërsa,sa i përket modës,apo lëvizjeve të saj në ambjente të ndryshme brenda qytetit të Tiranës,nuk mund të flas kur nuk di asgjë,u shpreha unë.

Profesorja,në të njejtën kohë, edhe funksionare me peshë në strukturat e partisë në Institut,nuk e zgjati më tej këtë bisedë,ndoshta dhe nga një respect reciprok,i krijuar kur diskutonim në forume për problem të ndryshme të rinisë studentore.Mbase,qysh nga mbledhjet e përbashkëta në Komitetin e Rinisë së Institutit,apo,ndoshta për arsyen tjetër se tashmë unë punoja në një institucion studimor në vartësi të drejtëpërdrejtë të Komitetit Qëndror të Partisë.

Nga ana tjetër,krijova bindjen nga ky takim se interesi për vajzën studente,nuk do ndërpritej këtu,i sigurtë se ka vazhduar gjetkë.Mesa kuptova,nuk ishte problemi aq te studentja simpatike,se sa te personi i lidhur me të,i cili punonte në një institucion të lartë mediatik të kohës.Për çfar arsyesh nuk dihej,por së bashku më të, kuptohej se ishte përfshirë në fokusin e sigurimit të shtetit edhe vajza nga Lushnja.Goditje kjo në optikën e ashpër të luftës së klasave për vajzën studente,e rregullt në mësime dhe e sjellshme, por për “mëkatin” e saj se kishte filluar një mardhënie dashurie me një person,të cilit me sa dukej i ishte hapur dosja nga sigurimi i shtetit.

Një rast tjetër në mbledhjen e organizatës së partisë së fakultetit(ngjarje e treguar).Në muajt e fundit të studimeve universitare,shqyrtohej kërkesa e një studenti për tu pranuar kandidat partie.Ishte student i mirë ,me rezultate të larta në studimet universitare,me perspektivë për kohën për të punuar gjithëandej,mbase studiues,administrator apo ekspert,pse jo edhe pedagog në fakultetin ku po përfundonte studimet. Mirpo,aty në organizatë studentit iu bënë disa pyetje të cilat jo vetëm e vunë në vështirësi atë por,edhe lanë pezull kërkesën e personit për tu pranuar në parti.Pyetja esenciale që kërkonte që kërkonte sqarim ishte:pse babai yt ka qenë pjesëmarrës në luftën N-CL dhe e ka ndërprerë atë?,edhe pse Ai ishte zëvëndësuar nga i vëllai,ose nga xhaxhai i studentit.Arsyeja e shkruar në autobiografi ishte e thjeshtë dhe e kuptueshme.Babai duhej të kthehej në shtëpi sepse ishte i vetmi krah pune,që mund të përballej me punët e bujqësisë,ishte më i rrituri ndër fëmijët e tjerë,rreth 5 vite më i madh se vëllai tjetër që do ta zëvëndësonte.Arsyeja e bllokimit të proçesit të pranimit në parti ishte dyshimi për motivet e ndërprerjes së pjesëmarrjes në luftë.Kish dezertuar,kish treguar papërgjegjshmëri apo cfar arsye tjetër?!.Ky fakt fakt ish sinjalizuar nga operativi i zonës ku banonte familja e studentit,mbase nisur nga hamendje e diskutime,gjykime dashakeqëse të ndonjë individi atje.

Pas kësaj mbledhje,vec vështirësisë jo të pakët,studentit iu desh të sorollatej disa kohë poshtë e përpjetë,për të sqaruar cështjen,për ta dorzuar të vërtetën me shkrim si shtesë në biografi.Ajo ishte një dhe,vetëm një:arsyeja ekonomike e familjes së varfër,sepse askush,vec babait, nuk mund të punonte tokën me parmendë apo,të kryente të tjera procese pune në bujqësi.Gjithësesi,studenti që shkëlqente në mësimet universitare,në kulturën e përgjithshme,në gjuhët e huaja apo në zbatimin e normave qytetare,ish pranuar pas disa kohësh kandidat i partisë.Ndërsa,kur e takoj atë pas disa vitesh,më saktë në mesin e viteve ’90, mësova se ai kish një pozicion kyç në një nga sektorët e ekonomisë së kohës.E kishte marrë me meritë,e mbulonte sektorin me kompetencë profesionale,vlerësohej për ndryshimet që kish sjellë në drejtimin e sektorit…. Ishte një nga rastet ku sqarimi i problemit mori drejtimin e duhur,ku e vërteta doli në pah,falë njohurive dhe mirëkuptimit të kryetarit të këshillit të fshatit,i cili edhe ky babain e kish patur me forcat partizane(në komandën e vendit),e njihte të vërtetën dhe për fat ia kish përcjellë këtë të vërtetë të birit,tashmë kryetar pushteti i fshatit që lëshoi dhe firmosi shtesën në biografi të studentit të mirë,një nga potencialet intelektuale jo vetëm të fshatit në fjalë por dhe të zonës tashmë.

Përvojë që meriton vëmendje të përhershme….

Instituti i Lartë Bujqësor,sotUniversitieti i Bujqësisë,tashmë me historinë 70 vjecare në rrugëtimin e tij,ka kultivuar tradita pozitive nga më të ndryshmet.Mësimdhënie e përcjellë nga një brez pedagogësh në tjetrin,me vecoritë e nevojshme të kohës por me boshtin shkencor pothuajse të njejtënë shumë prej strukturave lëndore.Më e spikatura traditë e cila,i ka dhënë Institutit vlerë unike në llojin e vet,padyshim është e mësuara qysh në shkollë mjaft prej problemeve të praktikës.Ndërthuarja e saj me teorinë,implementimi në prodhimin e gjerë i të mësuarit në auditor,simbioza e njohurive të marra me kërkesat që shtron prodhimi.Janë historike parcelat eksperimentale në fushën e Kamzës,madje edhe më shumë se kaq,për studentët e Fakultetit të Agronomisë,mbeten të pashlyera për shumëkënd fermat e lopëve dhe të tjera lloje kafshësh të gjalla në blegtori për veterinerët e ardhshëm,ashtu sic numrohen parcela apo masive të tëra me pyje për inxhinjerët e kësaj fushe.

Pas viteve ’70 të shekullit të kaluar,në këtë traditë u përfshinë edhe studentët e Ekonomisë Agrare.Nga eksperienca ime si student në pjesën e dytë të viteve ’70,pak më vonë edhe si pedagog i këtij fakulteti,kujtoj përfshirjen e disa studentëvenë përgatitjen e diplomave.Për pjesën e atyre më të mirëve,mbrojtja e diplomës me tema studimi,ndryshe nga provimet,sipas eksperiencës së arkivuar,përmban patjetër avantazhe krahasuese në shumë plane:studenti i bashkohet një përvoje të re;nxitet të ndërtojë një strukturë çështjesh rreth problemit në studim;gjykon për të dhënat që duhen dhe se ku ti marrë ato;merr opinione për problemet jetësore në terren,në institucione,ndërmarrje,kompani a subjekte të tjera;mëson të përpunojë të dhënat me metoda të ndryshme;fillon të shkruajë vetë tekstin e materialit të temës;të evidencojë përfundimet që vlejnë,të gjitha me ndikime në të ardhmen e tyre.

Në vitet e qenies pedagog,jam dëshmitar i rolit që luanin rrethet shkencore,katedrat dhe pedagogët e vecantë në angazhimin e studentëve për të mbrojtur diplomën me tema të ndryshme studimi.Ky proces u intensifikua sidomos në mesin e viteve ’80 të atij shekulli,atëherë kur disa nga pedagogët e rinj u përfshinë në angazhime specifike sa i përket punës shkencore.Statistikat e atyre viteve flasin për dhjetra pedagogë të Insitutit, që secili me nga një temë të tyren,u rregjistruan në kërkim të gradës “Kandidat i Shkencave”.Ndërkohë,rreth kësaj trupe,edhe qindra studentë,këto për të mbrojtur diplomat e tyre,kryesisht me studime të pjesshme,brenda fushës së së studimit të pedagogëve.Kështu,nëse në vitin 1984,unë u rregjistrova me temën: “Riprodhimi i popullsisë dhe burimeve të punës në territorin e fshatit”,pikërisht në këtë kohë,disa nga studentët më të mirë të kursit të tretë e të katërt të atij fakulteti,u angazhuan me tema më të ngushta për cështje të ndryshme të studimit,këto për të mbrojtur diplomat e tyre.Të kësaj fushe përshembull,ishin pesë të tilla kurse,e përbashkëta e këtij grupi mund të përmblidhet në… “studimin e ndikimit,përmes vlerës së koefiçientëve përkatës,të punës së gjallë dhe shpenzimeve materiale në nivelin e rendimenteve të prodhimit në bujqësi”.Në këtë rrjedhë,me këtë bosht qëndror,u studiua pastajme tema të vecanta,e njejta dukuri në degë të vecanta të bujqësisë,si në bimët e arave,pemtari,në blegtori etj.

Për shkak të të dhënave të plota,informacioneve gjithashtu,për shkak të përpunimit të të dhënave pjesërisht të informatizuara,të metodave të ndryshme statistikore të përdorura,duhet pohuar se përfundimet kryesore edhe në studimet e kësaj natyre të studentëve ishin pothuajse të njëjta e të qëndrueshme: shtimi i investimeve në shërbime e në elementët materialë të nevojshëm,deomos shoqërohet me rritje të rendimentëve në prodhimin bujqësor.Sigurisht,në raporte të ndryshme,jo vetëm sipas degëve,por dhe në përshtatje me pjellorinë e tokës,si dhe me faktorët klimatikë,apo me kohën e nevojshme të kryerjes së tyre.

Studentët që mbrojtën diplomat me tema të kësaj fushe,rezultatine paten pothuajse të gjithë me vlerësime maksimale.Madje,në ato momente,me cilësime edhe të veçanta.Ndërsa,sa i takon të ardhmes së studentëve pas diplomimit,pothuajse të gjithë kanë spikatur në punën dhe karrierën e tyre.Koha tregoi,sic deklarohen edhe vetë këto ish-studentë,shpejt ata fituan përvojë për punë të pavarur,për tu marrë me studime,u aftësuan për të ndërtuar metodika studimi në fushën e tyre,për të kapur e përdorur mirë përpunimin e informatizuar të të dhënave,metodat statistikore sipas rastit,për të tërhequr përfundime racionale,sigurisht në kohë,si dhe në përshtatje me fushën e problemin.Pastaj,edhe për të shkruar në formën narrative,apo me poëer point,për t’i pasqyruar grafikisht dukuritë etj.Secili prej tyre,ose disa nga ata,për të shfrytëzuar edhe literaturën e fushës,për ta përshtatur atë,si dhe për të gjykuar më drejtëpërdrejtë për zhvillimet në fushën e ekonomisë e në atë shoqërore.

Ish-studentët e shkëlqyer të asaj periudhe,disa prej tyre që rasti më është dhënë t’i drejtoj me tema studimi,i kam ndjekur në ecurinë e punës së tyre gjatë viteve.Ata kanë spikatur,kanë kaluar apo janë me pozicione të vlerësuara,nga më të ndryshmet këtu dhe jashtë vendit.Kështu,Maksim Mece,ish studenti i shkëlqyer nga Lushnja,aktualisht Prof.Dr,prej vitesh pegagog i palodhur dhe i apasionuar,udhëheqës i shumë diplomave të studentëve dhe drejtues shkencor në disa doktoratura,me disa botime të tekteve mësimore,përherë studiues këmbëngulës e i palodhur,me karrierë edhe në drejtimin e Fakultetit të Ekonomisë Agrare,deri dhe dekan i tij;Lefter Daku,ish- studenti nga Dibra,që dallohej për nivelin dh formimin e përgjithshëm.Pedagog dhe studiues prej vitesh në Universitetin e Virxhinias(SHBA),me botime të ndryshme në fushën e ekonomisë;Kudret Hoxha,ish- studenti tjetër nga Lushnja,punëtor dhe shumë i thelluar në studime,sidomos në përfundimet prej tyre.Përherë i saktë e me ambicie në gjithë fazat e punës dhe të detyrave.Aktualisht,mban me kompetencë profesionale e ndershmëri pozicionin me peshë të përgjegjesit të sektorit,në AZHBR;Xhemal Disha,ish studenti nga një zone periferike e rrethit të Matit,të cilit edhe pse nuk i jepja mësim pra,nuk e njihja,ma sugjeruan disa shokë të tij të kursit.I jam mirënjohës rekomanduesit pasi,studenti i urtë nga Mati,me inteligjencën dhe seriozitetin e tij,arriti të paraqesë,pothuajse i pavarur,një punim maft cilësor në sezonin e vjeshtës.[1]U mrekullova kur pashë një diplomë të punuar aq mirë,e përshtatur në strukturë,e shkruar me kulturë,si dhe me përfundime që asokohe,vlenin për ish-ekonomitë bujqësore të rrethit.Patjetër që mori vlerësime maksimale nga recensa e komisioni.I prisja gjithnjë fjalët e mira që më thonin atje në rrrethin e Matit e,më vonë në disa institucione ku Ai ka punuar në Tiranë.Sot dhe prej më shumë se 10 vite mbulon me shumë profesionalizëm detyrën e audituesit në fushën e përfitimeve pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore;Zaim Dushku,ish studenti i cili me qartësi e integritet,paraqiti një punim dinjitoz e me disa përfundime që tërhoqën jo vetëm vëmendjen e komisionit por edhe të drejtuesve në Lezhë.E takova këtu pas disa vitesh.E konsiderova si gjetjen shumë të mirë të asaj nomenklature që bënte emrime,kur ish studentin në atë tavolinë të gjerë pune e prezantuan si ekspert në tatime për pjesën e kontributeve për sigurimet shoqërore.Ndërsa sot,Ai gjendet në pozicionin e ekspertit publik madje,në qendër të asaj pjese të biznesit që mban peshë të veçantë në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Kujtoj me shumë konsideratë,sigurisht edhe të tjerëstudentë të cilët morën përsipër të mbronin diplomën me tema studimi në fusha të ndryshme të bujqësisë.E përballuan me dinjitet punimin e tyre edhe Agustini e Marta nga fusha e nën Shkodrës,Et’hemi me temën e tij në ish ndërmarrjen e kullotave të Tepelenës,i cili prej vitesh njihet si administrator i zoti në një nga kompanitë e përbashkëta italo-shqiptare.

Praktika të tilla,patjetër me shumëfishin e tyre,në ato momente e në vazhdimësi,u ka shërbyer atyre individëve që kanë patur insiativën dhe vullnetin për tu përfshirë në mbrojtjen e diplomës me studime.Ato i përkasin arkivës ndërsa,sot e në të ardhmen,janë mundësitë që ato tëtë shumëfishohen në shumë drejtime në fakultete e degë të ndryshme të Universitetit të Bujqësisë,nën drejtimin e shumë pedagogëve të kualifikuar dhe e shkencëtarëve në përbërje të tij.Sidoqoftë,përvoja e akumuluar ka shërbyer e shërben,për ta kaluar këtë proçes në një stad të ri,duke përdorur me efektivitet cdo mundësi njerëzore e financiare.

Hasan Hoxha, Prof.Asoc.Dr.

Tiranë, 25.05.2021

[1].Nuk u paraqit në sezonin e radhës, pasi në ato ditë,fatkeqësisht,babai i Tij ishte ndarë nga jeta.

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page