top of page

Carlo D'Angelo: Ka momente kur ndihesh sikur nuk mund të kthehesh prapa

Ka momente kur ndihesh sikur nuk mund të kthehesh prapa.

Por ende nuk di si të ecësh përpara.

E gjen veten në mes.

Je në një "prag".


Pragu është një hapësirë e shenjtë, e brishtë, e fuqishme.

Nuk është një vend fizik, por një gjendje e shpirtit.

Është ai moment kur diçka brenda teje është thyer, por ende nuk është riparuar.


Ke lënë diçka pas, por ende nuk e ke kapur të renë.

Pragu është një hapësirë e së vërtetës.

Këtu nuk mund të pretendosh më.

Nuk mund t'i tregosh më vetes histori.


Nuk je më ai që ishe më parë, dhe ende nuk je ai që do të jesh. Shumë duan ta shmangin atë.

Ata preferojnë të kthehen prapa, të tërhiqen, të anestezojnë veten.

Por pragu është kalimi i nevojshëm për çdo transformim.

Është nata para agimit.

Është boshllëku para frymës së re.


Është "jo më" dhe "jo ende".

Nëse keni guximin të qëndroni në prag, pa ikur, pa u nxituar ta mbushni atë, do të lindë një liri e re.

Sepse në prag vendosni se kush doni të bëheni.


(Carlo D'Angelo - nga "Zëri i Pragjeve")

Imazhi: Vepër arti nga Hannes Caspar

Pershtati ne Shqip Aida Meti

 

1 Comment


Fatmir Terziu
Jan 18

Një përshtatje e ndjerë dhe e rrjedhshme, që ruan thellësinë filozofike të tekstit origjinal dhe e sjell natyrshëm në shqip. Gjuha është e pastër, metaforat mbeten të fuqishme, ndërsa “pragu” shndërrohet në një përvojë universale shpirtërore. Një punë e kujdesshme dhe me ndjeshmëri letrare nga Aida Meti.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page