BUKURIA E DHIMBJES
(Duke lexuar librin”Diskursi i Bukurisë së Dhimbjes në krijimtarinë e Uran Butkës” shkruar nga Dr Fatmir Terziu)
Si gjembat me mprehtësinë e tyre,
mbrojnë lulet e bukura të trëndafilit,
dhe njerzit e mirë me zemër të çiltër,
vrasin trishtimin i japin bukuri dhimbjes!
Dhimbja zgjat dorën kërkon të rrëfehet,
nuk don të humbasë nëpër labirinthe,
zemra e çiltër dhimjes ja din të vërtetën,
vret trishtimin e saj dhe i jep bukurinë!
E mos u habitni aspak o njerëz,
se dhe dhimbja paska bukuri,
dhimbja sado e rëndë të jetë,
kur ka dinjitet trishtimit i bën sfidë!
@Xhavit Gasa
Plazhi i Currilave Durrës
07/ 08/2019..!
Comments