top of page

BOHEMIA


Kaltrinë BERISHA

Dhjetë këmbë, njësi matëse të kafe-sheqerit e ndajnë Intron prej Papakut.

E bartur nga e njëjta esencë e pritjeve të kahmotshme të asgjësë, e të gjithësisë bashkë.

Ndërkohë, pezull, dy tablo të ndara të Mona Lizës rrinë… Rruga me i shpërngul sytë prej tablos së parë - buzët, e te tabloja e dytë - sytë, është e ngjashme si kalimi prej parajsës te ferri.

E bukura është se unë qëndroj përballë, përballë murit ku shpirti nuk zbrapset po përmbyten mendimet e mia ky është edhe ishull, edhe pellg në mesin e distancës që është pjellë e sëmundjeve tona, të atyre që pjellin veç nga mendja; bulëza shterpe të mbështjellura me lirinë, me lirinë e të qëndruarit lakuriq para udhëtarëve të mëhershëm e vizitorëve në mugëtirë.

Dhjetë këmbë, njësi matëse të kafe-sheqerit e ndajnë Muzeun prej fundit të gardhit.

E bartur nga humnera e vetmisë rrugës për kah ëndrrat solemne. Ani pse i jam ngjitë purgatorit me dhëmbë e me duar, si ushujëz.

Tabloja e parë e Mona Lizës ndërhyn: - Lëre dhimbjen në territoret e saj…

Trupi mpihet fati im kalkulohet turma del në breg ngërrçi i radhës trembet prej thellësive e, pritjeve drithënuese të banimit të përjetshëm aty…

Tabloja e dytë vazhdon: -“ Qenia banon në gjuhë.”

Kapërdihem, rri këmbëkacul para trotuareve të boshësisë, i këqyri dy gjysmat e Mona Lizës, e mbuluar nga hiri i të ndruajturve… Mbylli sytë për një ëndërr tjetër solemne Në pellgun e të jetuarit përherë këtu…

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page