
(Murtaja hënën verboi, diellin e shtrydhi plot mëri...)
Nata përpin klithmat dyer e dritare hapur rrinë bijat e nënës nuk vijnë.
Hangari i aeroportit kyçur rri retë pluskojnë në qiell rrëke lotësh dyndën botën.
Në linjat e hapura telefonike ca fjalë malli ca fjalë frike fëshfërijnë.
Venitet zjarri i syve venitet kurmi në vetmi bijat e nënës nuk vijnë.
Murtaja hënën verbon diellin e shtrydh plot mëri dritën e syve kyçur mba...
E gjora nënë sillet vërdallë nga xhami i thyer qiellin shpon nurin e bijave kërkon.
Comments