top of page

Behar Gjoka: Muret

  • Nov 25, 2024
  • 1 min read


Muret

Janë në çdo hap

mure para

mure prapa

mure dhe vetëm

mure...


Të tjerët i

vënë pa mëshirë

e po kaq

me dëshirë

ia ngrehim

vetvedit...


mure dhe

vetëm mure

në kët botë

që lëviz çmendurisht

për askund

rretheku

me mure...


mure djathtas

mure majtas,

mure shurdhane

dhe memec...


Ku mundet me shku

kur udhët

janë zanë

me mure...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page