
B E L I S M A
ose Zaharrulla Koka e “Bejkës së bardhë”
Për lexuesit që nuk e dinë ju sqarojmë se “belisma” është një barishte e “egër”, që rritet rreth 70-80 cm e lartë edhe në teren me gurrë. Është bimë tepër elegante, lulëzon në dimër, dhe në vendet ku ka mbirë dëndur, në momentet që fryn era, krijon një dallgëzim të bukur që ngjason me lojën e valëve.. Rritet në mënyrë masive në malin midis Himarës dhe Pilurit, nën Vumblo. Eleganca e saj ka bërë që të depërtojë nëpër vargje si një metaforë e goditur kur flitet për vajzën e dashuruar.
Dëndësia e kësaj bime në Vumlo ka bërë që në një nga shpatet nga Vumloi për në Pilur të kemi një toponim vendi me emrin ”belisma”. Kemi dhe një këngë me titullin “Belisma” që e këndon grupi “Bejkë e bardhë” e Pilurit dhe marrëse e kësaj kënge është Zaharrulla Koka.

Për këtë këngë, kënduar aq ëmbël nga Zaharrulla, për hyrjen e saj në skenë plote elegancë dhe për kënaqësinë që krijon spektaatori duke dëgjuar këtë këngë të kënduar nga Zaharrulla Koka, atë e thërasin me emrin e kësaj kënge. Apo ndoshta i cilësojnë si tipar personal elegancën e kësaj bime, kur e thërasin me këtë emër. Është e zakonëshme në Pilur që këngëtarët të thirren me emrin e këngës që kanë realizuar më bukur, psh Vasillua thirrej “Bejka”, Vitori Mërkuri thirrej “Pëllumbesha’ etj. Me këto riemërime populli i Pilurit tregonte dashurinë dhe vlerësimin për artistët, bij të tij. Dhe këto emërime kanë vlerë më shumëm se gradat e titujt.
Kështu populli e quajti Zaharrulla Kokën me emrin “Belisma” dhe mqse ky është edhe titulli i këngës së saj, me tekstin fin të poetit Kristo Çipa, “Mjeshtër i Madh”:
BELISMA
Teksti Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”
Dimri në kërthizë
Borë ngarkon dheu
Tallazi i rinisë
Erdhi më rrembeu
Tek kisha më pruri
Belisma belhollë
Dhe kambanat tundi
Lart në shënë Kollë
Bashkë kur takuam sytë
U ndezën flakë qirinjtë
C’kish një qeshje drite
Sa të gjithë shandanët
Mbeta ikonë kishe
Se mi morri fjalët
Si kumbim kambane
Zëri i saj më foli
Dhe syri me zjarre
Me vete më morri
Bashkë kur takuam sytë
U ndezën flakë qirinjtë
Në ato bregore